11 Dhjetor 2022, 19:49
Nga DOSJA
Flamuri i SHBA-ve
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura. Nga e shtuna pasdite, disa serbë lokalë ngritën barrikada në komunat Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok në veri të Kosovës dhe bllokuan disa rrugë.
Ata ndërmorën këtë veprim pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët për media, ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se “ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, si dhe për kërcënime dhe frikësime të autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”.
“U bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të shtensionuar situatën dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët që të punojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për t’i zgjidhur çështjet përkatëse”, thuhet në deklaratën e lëshuar të dielën pasdite.
Aty, po ashtu, shprehet mbështetje për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bëri thirrje vetë serbëve që t’i largojnë ato. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”.
Marrë nga REL
tensione në veri të kosovës
Bota
11 Dhjetor 2022, 18:55
BE
KOSOVË- Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:31
a.l
Ministri i Mbrojtjes
RUSI- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar sërish lidhur me tensionet në Veri. P&e...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:38
Gjermani
GJERMANI- Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser njoftoi se vendi i saj po planifikon të forcojë ligjet mbi armët, pa...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:35
Veri i Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë se...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:33
Odesa
UKRAINË- Në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra. Kievi njoftoi se ushtria ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melit...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar sulmet e ndodhura në Veri të Kosovës. Në një postim në Fa...
Bota
11 Dhjetor 2022, 16:59
F.M
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ...
Bota
11 Dhjetor 2022, 16:44
F.M
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur sonte mbledhjen e Këshillit t&eum...
Bota
11 Dhjetor 2022, 15:52
F.M
Gazetarja Dorontina Bylykbashi
KOSOVË- Gazetarja Dorontina Bylykbashi e RTV Dukagjinit, e cila u sulmua në momentin që po raportonte në...
Bota
11 Dhjetor 2022, 14:46
a.l
NATO
KOSOVË- Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Përmes nj&eu...