17 Gusht 2023, 19:12
Nga I.A
Policet
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shqetësim, pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Sipas shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.
“EULEX po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë për të cilën ata shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë për sigurinë e komuniteteve të tyre përmes patrullimit”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.
Shqetësime të ngjashme shprehu edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Ne ritheksojmë përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai në X.
Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore - Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Për të përmbushur vakumin e krijuar pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj. Në korrik, Radio Evropa e Lirë raportoi se 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë kishin filluar punën në Policinë e Kosovës.
Marrë nga REL
eulex giovanni pietro barbano
Bota
17 Gusht 2023, 18:52
I.A
Pishina
GJERMANI- Shtatë persona u plagosën në një aksident të hënën në parkun më të madh të Gjerman...
Bota
17 Gusht 2023, 18:28
I.A
Aleksei Navalny
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër rusëve, që akuzohen se kanë qenë të pë...
Bota
17 Gusht 2023, 18:16
m.s
Eurostat
Numri i kompanive të falimentuara në BE, ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2015 në tremujor...
Bota
17 Gusht 2023, 18:06
m.s
foto ilustruese
KOSOVE- Shtatë pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë dhën&eu...
Bota
17 Gusht 2023, 17:46
m.s
Ulf Kristersson
Autoritetet suedeze kanë parandaluar sulmet e planifikuara terroriste kundër kryeministrit Ulf Kristersson.
"Ne k...
Bota
17 Gusht 2023, 17:07
I.A
Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe Xi Jinping
SHBA- Ndërsa shtetet e Gjirit të pasura me naftë kërkojnë të diversifikojn...
Bota
17 Gusht 2023, 17:03
m.s
kontrolle në një shtëpi në periferi të Sydney
Një sasi e materialit radioaktiv është gjetur në një sht&eu...
Bota
17 Gusht 2023, 16:57
m.s
Foto nga kabina e aeroplanit gjatë fluturimit
Pasagjerët e linjës ajrore LATAM, nga SHBA në Kili më 13 gu...
Bota
17 Gusht 2023, 16:51
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore të Rusisë, tha shefi i aleancës ushtarake pe...
Bota
17 Gusht 2023, 15:46
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Tre policë serbë të cilët pak kohë më parë morën detyrën, janë dor&eu...