LIVE UPDATES
Bota

SHBA/ Disidentët kinezë akuzojnë Pekinin për fushata frikësimi ndaj tyre

Prirja e qeverive për të ndjekur disidentët në vende të tjera njihet si represion përtej kufijve dhe zyrtarët amerikanë thonë se ka pasur një rritje alarmante të rasteve të tilla. Një nga vendet kryesore që e bën një gjë të tillë, sipas zyrtarëve dhe aktivistëve, është Kina.

7 Maj 2024, 20:58 Nga M.B
SHBA/ Disidentët kinezë akuzojnë Pekinin për fushata
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë thonë se vendet e huaja si Kina frikësojnë, ushtrojnë trysni dhe ndonjëherë orkestrojnë dhunë kundër kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Një sërë çështjesh të hapura nga Departamenti i Drejtësisë, dëshmojnë për pasojat e frikshme që mund të shkaktojnë tensionet gjeopolitike tek qytetarët e zakonshëm, pasi qeveri që historikisht kanë shtypur mendimin ndryshe brenda kufijve të tyre, gjithnjë e më shumë mbajnë nën vëzhgim ata që flasin mijëra kilometra larg.

Prirja e qeverive për të ndjekur disidentët në vende të tjera njihet si represion përtej kufijve dhe zyrtarët amerikanë thonë se ka pasur një rritje alarmante të rasteve të tilla. Një nga vendet kryesore që e bën një gjë të tillë, sipas zyrtarëve dhe aktivistëve, është Kina. Bob Fu, një pastor i krishterë kinezo-amerikan, organizata e të cilit, ChinaAid, mbron lirinë fetare në Kinë, thotë se ai është vënë për vite me radhë në shënjestër të një fushate të tillë. Për muaj me radhë, turma të mëdha demonstruesish mblidheshin jashtë shtëpisë së tij në Teksasin Perëndimor, në veprime të mirëkoordinuara që ai beson se mund të jenë të lidhura me qeverinë kineze.

“Çdo ditë nga ora 9:00 deri në 4:00, duke më kërcënuar mua dhe familjen time deri në atë pikë sa FBI-së dhe organeve lokale të rendit iu desh të na evakuonin me gjithë disa miq tanë që po na vizitonin nga Tajvani, në një shtëpi të sigurt për tre muaj”, thotë ai.

Në hotele janë bërë rezervime të rreme në emër të tij, si edhe është kontaktuar policia për të raportuar për kërcënime me bombë, që në mënyrë të rreme i janë atribuar zotit Fu. Fqinjëve u janë shpërndarë fletushka me akuza të rreme për të. Zoti Fu tani merr masa paraprake mbrojtëse kur udhëton.

"Nuk ndihem i sigurt, mendoj se agjentët e Partisë Komuniste të Kinës po inkurajohen. Shihni se çfarë ndodhi gjatë takimit të fundit mes Presidentit Biden dhe Presidentit XI Jinping në kuadër të APEC-ut, në San Francisko. Shumë protestues nga Hong Kongu, tibetianë, ujgurë, u trajtuan dhunshëm nga banditë të organizuar nga konsullata ose ambasada kineze”, thotë ai për agjencinë Associated Press.

Në vitin 2020 Wu Jianmin, një ish-udhëheqës i grupeve të studentëve në lëvizjen pro-demokratike të Kinës të vitit 1989, u vu në shënjestër të një grupi protestuesish jashtë shtëpisë së tij në Irvine të Kalifornisë.

“Ata fotografonin dhe merrnin video çdo ditë para shtëpisë sime si edhe shpërndanë adresën tonë në internet. Të gjitha këto cënuan rëndë sigurinë personale të të gjithë anëtarëve të familjes sime", thotë ai për agjencinë Associated Press.

Kjo prirje është edhe më shqetësuese në një kohë tensionesh të Shteteve të Bashkuara me Kinën në shumë drejtime, që nga tregtia dhe vjedhja e pronës intelektuale deri te ndërhyrjet në zgjedhje. Ambasada kineze në Uashington mohoi që Pekini të jetë angazhuar në këto praktika dhe tha në një deklaratë se qeveria "i përmbahet rreptësisht ligjit ndërkombëtar".

“Ne e hedhim poshtë me forcë pretendimin për ndërhyrje nga jashtë”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se Kina krijoi një program të quajtur "Operation Fox Hunt" pikërisht me synimin për të gjurmuar emigrantët kinezë që kërkohen nga Pekini për ndjekje penale, për t'i detyruar ata të kthehen në vend për t'u përballur me akuzat. Vitin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë akuzoi mbi 35 oficerë të policisë kombëtare të Kinës se kishin përdorur mediat sociale për të vënë në shënjestër disidentët brenda Shteteve të Bashkuara dhe arrestoi dy persona që thotë se kishin ndihmuar në krijimin e një qendre sekrete të policisë kineze në lagjen Chinatown të Manhatanit. Para një viti, prokurorët federalë akuzuan pesë persona, përfshirë një detektiv në pension të policisë së Nju Jorkut, për komplote të zgjeruara për t’u mbyllur gojën disidentëve./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet