LIVE UPDATES
Bota

SHBA e shqetësuar për dhunën në Lindjen e Mesme, në prag të vizitës së sekretarit Blinken

Vizita e Blinken në Izrael ishte planifikuar prej javësh, por bastisja izraelite në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të enjten, që palestinezët thonë se shkaktoi 10 viktima, përfshirë një grua 61-vjeçare, ka të ngjarë të dominojë bisedimet e tij në Jeruzalem dhe Ramallah. Ushtria izraelite gjithashtu qëlloi për vdekje një palestinez 22-vjeçar, më vonë, të enjten.

26 Janar 2023, 21:04 Nga k.m.
SHBA e shqetësuar për dhunën në Lindjen e Mesme, në
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt, Izrael dhe Bregun Perëndimor këtë fundjavë, njoftoi Departamenti i Shtetit të enjten, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara shprehën alarmin për përshkallëzimin e dhunës pas operacionit më vdekjeprurës të Izraelit në Bregun Perëndimor në dy dekada.

Vizita e Blinken në Izrael ishte planifikuar prej javësh, por bastisja izraelite në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të enjten, që palestinezët thonë se shkaktoi 10 viktima, përfshirë një grua 61-vjeçare, ka të ngjarë të dominojë bisedimet e tij në Jeruzalem dhe Ramallah. Ushtria izraelite gjithashtu qëlloi për vdekje një palestinez 22-vjeçar, më vonë, të enjten.

Diplomatja më e lartë e SHBA-së për Lindjen e Mesme tha se administrata amerikane po u kërkon të dyja palëve të ulin tensionet pas sulmit dhe dënoi një njoftim të Palestinës për ndërprerjen e çdo bashkëpunimi në fushën e sigurisë me Izraelin, për shkak të sulmit

Barbara Leaf, ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, tha se zyrtarët amerikanë kishin qenë në kontakt me zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë që kur ndodhi incidenti për të theksuar rëndësinë e qetësimit të situatës. Ajo shprehu keqardhje për viktimat civile të raportuara në Jenin.

Por, ajo tha gjithashtu se njoftimi palestinez për ndërprerjen e bashkëpunimit ishte një gabim, sikurse edhe premtimi i palës palestineze për ta çuar çështjen në Kombet e Bashkuara dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

"Natyrisht, ne nuk mendojmë se ky është hapi i duhur për të ndërmarrë në këtë moment," u tha Leaf gazetarëve. “Ne duam t'i shohim ata të punojnë në një tjetër drejtim. Ne nuk mendojmë se ka kuptim" të shkohet në një forum ndërkombëtar tani, tha ajo. "Duhet të angazhohen me njëri-tjetrin."

Departamenti i Shtetit tha se zoti Blinken do të zhvillojë bisedime me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro të dielën përpara se të shkojë në Jeruzalem dhe Ramallah të hënën dhe të martën për të takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas.

Ai do të jetë zyrtari i dytë i lartë amerikan që do të vizitojë Izraelin këtë vit, pas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, i cili ishte atje javën e kaluar, ndërsa po rritej shqetësimi i Shteteve të Bashkuara mbi dhunën si dhe qeverisjen e re të krahut të djathtë të Benjamin Netanyahut.

"Me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, sekretari do të nënvizojë nevojën urgjente që palët të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet në mënyrë që t'i jepet fund ciklit të dhunës që ka marrë shumë jetë të pafajshme," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë.

Udhëtimi u njoftua vetëm disa orë pas bastisjes izraelite ndaj terroristëve të dyshuar në kampin e refugjatëve në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor. Pas aksionit, ministri izraelit i mbrojtjes udhëzoi forcat në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në kufirin e Izraelit me Rripin e Gazës të viheshin në gjendje gatishmërie pasi Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, kërcënoi me hakmarrje. Ndërkohë, Autoriteti Palestinez tha se kishte ndërprerë bashkëpunimin për sigurinë me Izraelin dhe do të paraqiste ankesa për bastisjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe organe të tjera ndërkombëtare.

Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur që kur Izraeli nisi sulmet në Bregun Perëndimor pranverën e kaluar, pas një vale sulmesh palestineze. Konflikti është intensifikuar këtë muaj, pasi qeveria e zotit Netanyahut mori detyrën dhe u zotua të mbajë një qëndrim të ashpër kundër palestinezëve.

“Në Jeruzalem dhe Ramallah, zoti Blinken do të nënvizojë gjithashtu rëndësinë që SHBA i kushton ruajtjes së status quo-së në vendin e shenjtë të Jeruzalemit të njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit dhe për myslimanët si Haram al-Sharif, ku shpesh kanë shpërthyer përleshjet”, tha zëdhënësi Price.

Administrata e zotit Biden ka shqetësime serioze për përbërjen e qeverisë së zotit Netanyahut, e cila përfshin disa politikanë izraelitë të ekstremit të djathtë, të cilët janë kundër disa prej politikave themelore të administratës në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një zgjidhje me dy shtete për konfliktin afatgjatë izraelito-palestinez.

Njësoj si zoti Sullivan, edhe zoti Blinken nuk planifikon të takohet me anëtarët më të diskutueshëm të kabinetit, thanë zyrtarët amerikanë. Departamenti i Shtetit tha se në Egjipt, zoti Blinken do të ngrejë çështje të të drejtave të njeriut sikurse edhe çështje që lidhen me paqëndrueshërinë e sigurisë në Libi dhe Sudan./VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë