LIVE UPDATES
Bota

SHBA godet platformat kibernetike të Shtetit Islamik

Uashingtoni njoftoi të martën sanksione kundër dy shtetasve egjiptianë, të cilët akuzohen se kanë ofruar trajnime për udhëheqësit e Shtetit Islamik mbi sigurinë kibernetike, në mënyrë që ata të mund të lëviznin fondet përmes kriptomonedhave dhe të zgjeronin përpjekjet e rekrutimit.

31 Janar 2024, 12:08 Nga N.F
SHBA godet platformat kibernetike të Shtetit Islamik
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ndërprerë përpjekjet e grupit terrorist Shteti Islamik për të zgjeruar kalifatin e tyre virtual, të vetëshpallur. Uashingtoni njoftoi të martën sanksione kundër dy shtetasve egjiptianë, të cilët akuzohen se kanë ofruar trajnime për udhëheqësit e Shtetit Islamik mbi sigurinë kibernetike, në mënyrë që ata të mund të lëviznin fondet përmes kriptomonedhave dhe të zgjeronin përpjekjet e rekrutimit.

Al-Mawji Mahmud Salim dhe partnerja e tij e biznesit, Sarah Jamal Muhammad Al-Sayyid, akuzohen për krijimin e një platforme në internet të lidhur me Shtetin e Islamik, të quajtur “Electronic Horizons Foundation” (EHF). Përmes një deklarate, Departamenti i Thesarit tha se Al-Mawji "ka ofruar mbështetje teknike në aplikacionet kompjuterike" për udhëheqësit e Shtetit Islamik, ndërsa përdorte gjithashtu platformën për të ndihmuar mbështetësit e grupit terrorist të shmangnin kontrollet e forcave të zbatimit të ligjit dhe të mbledhin para. Në deklaratë, Jamal akuzohet se i ndihmonte partnerët e saj duke rekrutuar anëtarë të Shtetit Islamik për t'u bashkuar me platformën “EHF” dhe duke blerë pajisje të nevojshme për ta mbajtur platformën në internet.

“Veprimet e sotme shkatërrojnë aftësinë e ISIS-it për të transferuar fonde, duke përfshirë përdorimin e kriptomonedhave, dhe për të shfrytëzuar praninë e tij në internet për të rekrutuar dhe përhapur ideologjinë e tij terroriste”, tha nënsekretari i Departamentit të Thesarit, Brian Nelson, duke përdorur një akronim tjetër për grupin terrorist.

Departamenti i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione kundër Faruk Guzel-it, një lehtësues financiar me bazë në Turqi, i cili ndihmoi në transferimin e parave për operativët e Shtetit Islamik në Siri.

Në një deklaratë tjetër, të lëshuar po të martën, Departamenti i Shtetit tha se përcaktimet e reja dhe sanksionet ndaj këtyre individëve përforcojnë angazhimin e Uashingtonit për të punuar me më shumë se 80 vende që janë pjesë e Grupit Financiar kundër Shtetit Islamik, i cili synon të shkatërrojë rrjetet globale financiare të kësaj organizate terroriste. Në fillim të këtij muaji, Shteti Islamik nisi një fushatë të re dhune të quajtur "Vritini kudo që t'i gjeni", e cila përkoi me një sulm të dyfishtë vetëvrasës, që shkaktoi vrasjen e gati 90 njerëzve pranë varrit të një komandanti të vrarë të Gardës Revolucionare Islamike në Kerman të Iranit.

Sipas vlerësimieve më të fundit të agjencive amerikane të zbulimit, udhëheqja e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri ka qasje në rreth 25 milionë dollarë, nga rreth 300 milionë dollarë që kishte pas rënies së kalifatit territorial në 2019. Një raport i veçantë nga inspektori i përgjithshëm i Pentagonit nëntorin e kaluar tha se udhëheqja e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri "nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare, veçanërisht pagesat për anëtarët e familjeve të personelit të vdekur dhe të burgosur të ISIS-it".

“ISIS paguante gjithashtu udhëheqësit e tij në mënyrë sporadike, ndoshta disa qindra dollarë në muaj, ndërkohë që nuk shpërndante pagesat për luftëtarët, me gjasë për të kursyer fondet e kufizuara”, thuhet në raport.

shba shteti islamik platforma kibernetike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj