LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe BE-ja nuk e pranojnë se Serbia shkeli Marrëveshjen

Osmani tha se u ka folur për shkeljet e marrëveshjes nga Serbia disa senatorëve amerikanë që këtë javë e vizituan Prishtinën.

25 Maj 2023, 13:18 Nga a.l
SHBA-ja dhe BE-ja nuk e pranojnë se Serbia shkeli Marrëveshjen
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË-  Përderisa Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe të tjerë, përsërisin se Serbia i ka shkelur marrëveshjet e Brukselit/Ohrit, por ndryshe mendon emisari amerikan, Gabriel Escobar. Ai nuk e konsideron shkelje votimin e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës në KiE. Ndërkaq, BE-ja hesht kur pyetet rreth pretendimeve të Kosovës për shkelje të marrëveshjeve nga Serbia.

Kosova denoncon vazhdimisht Serbinë për shkelje të Marrëveshjes bazë për normalizim, që u plotësua me Planin e Zbatimit. Por, ankesat e Kosovës duket sikur nuk gjejnë përkrahje të ndërkombëtarëve.

Një nga ato që Kosova konsideron shkelje është votimi i Serbisë kundër aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen edhe duke interferuar në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Serbia bëri dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel-Ohër në më pak se 24 orë: ndërhyrje të jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në kundërshtim me nenin 2), lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (në kundërshtim me nenin 4). Marrëveshje e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar Presidentja Osmani në prill, kur u mbajtën zgjedhjet dhe u votua në Këshillin e Evropës për aplikimin e Kosovës.

Osmani tha se u ka folur për shkeljet e marrëveshjes nga Serbia disa senatorëve amerikanë që këtë javë e vizituan Prishtinën.

Për çështjen e votimit në Këshillin e Evropës që është përmendur më shpesh si shkelje, në fillim të majit është pyetur edhe emisari special amerikan, Gabriel Escobar. Ai thotë se nuk është i sigurt që kjo të ketë qenë shkelje.

“E para, unë nuk jam i sigurt nëse ka qenë shkelje; është në dorë të Bashkimit Evropian, që është esencialisht një garantues i marrëveshjes. Tani, për shkak se procesi i zbatimit nuk ka qenë akoma i caktuar në kohën kur ndodhi votimi, nuk jam i sigurt nëse sekuencimi kërkonte që Serbia të mos bllokonte”, ka thënë Escobar.

Gazeta Express ka pyetur Zyrën për Media të Bashkimit Evropian rreth pretendimeve për shkelje të marrëveshjes, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur në një konferencë se a përbën shkelje të Marrëveshjes kundërshtimi i Serbisë që Kosova të anëtarësohet në KiE, e ai nuk ka thënë as po, as jo. Ndërkaq, nga BE-ja, e kishin detektuar si shkelje, por atë nga ana e Kosovës, lirimin nga detyra e Ekipit Menaxhues, që përbehej nga katër serbë, pasi ai e paraqiti draft-Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Bruksel.

“Ekipi menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin [statutin] e parë, që do të thotë se ka filluar procesin dhe jo se procesi ka përfunduar. Prandaj, vendimi për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues bie ndesh me tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, kishte thënë Stano pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues nga Kurti.

Kur Osmani ka akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes, asaj i është kundërpërgjigjur zyrtari serb, Petar Petkoviq, që drejton një të ashtuquajtur “Zyrë për Kosovën”, përbrenda qeverisë së Serbisë. Sipas tij, shkelje e marrëveshjes është mosthemelimi i Asociacionit.

“Kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me siguri e ka fjalën për Bashkimin e Komunave Serbe. Obligimet e Prishtinës në raport me Asociacionin gjenden në gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit dhe deri më sot, 10 vjet më vonë, rezultati është zero”, kishte shkruar Petkoviç në Twitter.

Ndryshe, Presidenti serb, menjëherë pas pranimit të Planit të Zbatimit të Marrëveshjes në Ohër, më 18 mars, ka thënë se Serbia nuk do ta respektojë pjesën e marrëveshjes ku thuhet se ajo nuk duhet ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian në prill ka njoftuar se është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.

“Detyra e Komisionit të përbashkët është që të mbikëqyrë implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e implementimit të saj. Ky është rezultat konkret dhe implementim konkret i asaj që ishte arritur para 30 ditësh, në takimin e nivelit të lartë, mes presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti“, ka thënë Stano gjatë njoftimit.

Sipas BE-së, anëtar i këtij Komisioni të përbashkët do të jetë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i cili do ta kryesojë atë trup, në emër të BE-së. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë do ta përfaqësojë, shefi i delegacionit të saj për dialog, Petar Petkoviç.

Marrw nga Express 

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet