LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe Rusia shtojnë presionin mbi Turqinë për kërcënimet ndaj Sirisë

Sulmet ajrore ndodhën pas hedhjes së një bombe në Stamboll që la gjashtë persona të vdekur dhe 81 të lënduar. Ankaraja zyrtare fajësoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që është në listën e zezë të SHBA-së dhe BE-së si grup terrorist, për sulmin.

22 Nëntor 2022, 14:24 Nga I.A
SHBA-ja dhe Rusia shtojnë presionin mbi Turqinë për
Foto Ilustruese

TURQI- Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me synimin për ta bindur të mos nisë një sulm tokësor kundër luftëtarëve kurdë në Siri. Të martën, Erdogan tha se Turqia së shpejti do të nisë një operacion ushtarak tokësor në Siri kundër ushtarëve kurdë, pas sulmeve ajrore.

“Dashtë Zoti, ne do t’i çrrënjosim të gjithë së shpejti me tanket, artilerinë dhe ushtarët tanë”, tha Erdogani gjatë një adresimi televiziv.

Ankaraja ndërmori një seri sulmesh ajrore të dielën dhe goditi dhjetëra caqe ushtarake kurde në Irak dhe Siri, duke e quajtur këtë si operacion ushtarak për t’i “mposhtur terroristët”.

Sulmet ajrore ndodhën pas hedhjes së një bombe në Stamboll që la gjashtë persona të vdekur dhe 81 të lënduar. Ankaraja zyrtare fajësoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që është në listën e zezë të SHBA-së dhe BE-së si grup terrorist, për sulmin.

Lideri turk ka kërcënuar që nga maji se do ta nisë një operacion të ri ushtarak në veri të Sirisë dhe i ka intensifikuar këto kërcënime pas sulmit të këtij muaji në Stamboll.

PKK-ja, që ka zhvilluar një kryengritje ndaj shtetit turk që nga viti 1984, mohoi të jetë përgjegjës për bombardimin e 13 nëntorit, i cili ishte më vdekjeprurësi në pesë vjetët e fundit, pas një serie sulmesh në Turqi midis viteve 2015 dhe 2017.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan të hënën në mbrëmje të qetësohet situata që të “mbrohen jetët e civilëve dhe të përkrahim qëllimin e përbashkët për mposhtjen e ISIS-it”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan, duke iu referuar luftës kundër Shtetit xhihadist Islamik (IS).

Ndërsa Rusia të martën tha se shpreson që Turqia do të jetë “e përmbajtur” dhe nuk do të ketë “përdorim të tepruar të forcës” në Siri.

“Ne i kuptojmë dhe i respektojmë shqetësimet e Turqisë lidhur me sigurinë e saj. Ne prapë bëjmë thirrje për të gjithat palët që të përmbahen nga veprime që mund të çojnë në destabilizim serioz të situatës”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkaq, Alexander Lavrentyev, i dërguar i veçantë i presidentit rus, Vladimir Putin, në Siri, tha se zyrtarët rusë shpresojnë “se do t’i bindim kolegët turq të përmbahen nga përdorimi i tepruar i forcës në territorin sirian”.

“Rusia ka muaj që ka bërë gjithçka të mundur që të parandalohet çfarëdo operacioni i madh tokësor”, shtoi Lavrentyev.

Në këmbim, Turqia u ka kërkuar aleatëve të saj të mos i përkrahin luftëtarët nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), që ndihmuan në fushatën ushtarake të drejtuar nga SHBA-ja kundër IS-it.

“Ne u tregojmë të gjithë bashkëbiseduesve, veçanërisht SHBA-së, se PKK-ja është e barabartë me YPG-në dhe se ne kërkojmë me ngulm që të ndalet plotësisht përkrahja e terroristëve”, tha ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar.

Turqia i ka kryer tri sulme në Siri që nga viti 2016, me qëllim mposhtjen e luftëtarëve kurdë sirianë, të cilët i akuzon se kanë lidhje me PKK-në. Erdogani ka kërkuar disa herë që të krijohet një “zonë sigurie” prej 30 kilometrash për ta mbrojtur pjesën jugore të Turqisë nga sulmet kufitare nga territori sirian.

Të paktën tre njerëz, përfshirë këtu një fëmijë, u vranë në një qytet kufitar në Turqi të hënën pasi një sulmi me raketë nga Siria. Anthony Skinner, ekspert i Turqisë, tha për AFP-në se ekzistojnë kushtet për një “fushatë veçanërisht të fuqishme” kundër ushtarëve kurdë para zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Turqi, në qershor.

“Erdogani i kishte përdorur me efikasitet kartat e sigurisë dhe stabilitetit gjatë rikandidimit në vitin 2015. Por, puna e tij është vështirësuar tani për shkak të presioneve ekonomike dhe socioekonomike”, tha ai.

Marrë nga REL

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë