LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja këshillon Ukrainën që të mos nisë tani një ofensivë të re

Zyrtari, që foli me një grup gazetarësh në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshiron që tani t’i ofrojë Ukrainës tanke Abrams, në mes të kundërthënieve me Gjermaninë lidhur me tanket.

21 Janar 2023, 10:39 Nga I.A
SHBA-ja këshillon Ukrainën që të mos nisë tani një
Tank

SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë po e këshillojnë Ukrainën që të mos nisin një ofensivë të madhe kundër forcave ruse derisa të arrijnë furnizimet e fundit me armatim amerikan dhe të ofrohen trajnime, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden.

Zyrtari, që foli me një grup gazetarësh në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshiron që tani t’i ofrojë Ukrainës tanke Abrams, në mes të kundërthënieve me Gjermaninë lidhur me tanket.

Presidenti Joe Biden, që ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i duhet”. Kështu deklaroi presidenti amerikan kur u pyet nëse mbështet qëllimin e Polonisë që të dërgojë në Ukrainë tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Bisedimet e SHBA-së me Ukrainën lidhur me çdo kundërofensivë kanë qenë në kontekstin që ukrainasit të stërviten fillimisht për armët që do të marrin nga SHBA-ja, tha zyrtari.

Zyrtarët amerikanë besojnë se ukrainasit do të ishin më të suksesshëm nëse fillimisht trajnohen të përdorin armatimet e reja.

Të enjten, SHBA-ja njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë qindra autoblinda.

Një delegacion i lartë amerikan, përfshirë nënsekretaren e Shtetit, Wendy Sherman, dhe zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare, Jon Finer, ishin në Kiev ditët e fundit për bisedime me zyrtarët ukrainas.

SHBA-ja beson se Ukraina ka shpenzuar shumë burime për të mbrojtur qytetin e Bahmutit, por ka gjasa të mëdha që rusët të largojnë ukrainasit nga ky qytet, tha zyrtari amerikan.

Nëse kjo ndodh, nuk do të prodhojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në fushëbetejë, tha zyrtari. Një konsideratë për ukrainasit, tha zyrtari, është se sa shumë burime do të përdorin për të mbrojtur Bahmutin, në një kohë kur ata po përgatiten për një ofensivë për të larguar rusët nga zonat që ata mbajnë nën kontroll në jug të Ukrainës.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë po këshillojnë Ukrainën se si të kryejë luftën pa e ndjekur ritmin e Rusisë që po sulmon vazhdimisht me artileri sepse në fund Moska mund të fitojë avantazh nëse ndiqet kjo rrugë, tha zyrtari. Prandaj, armët e reja amerikane, që përfshirë autoblinda, mund ta ndihmojnë Ukrainën që të ndryshojë rrjedhën se si zhvillohen luftimet, tha zyrtari.

Marrë nga REL

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen