LIVE UPDATES
Bota

SHBA, masa të reja ndaj makinerisë ruse të luftës

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të enjten progres në pesë çështje të veçanta ndaj oligarkëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të tyre financiarë, përfshirë arrestimin e dy ndërmjetësve me seli në Shtetet e Bashkuara dhe një rast pranimi të fajësisë për pastrim parash.

23 Shkurt 2024, 08:02 Nga M.B
SHBA, masa të reja ndaj makinerisë ruse të luftës
Godina e Departamentit amerikan të Drejtësisë

SHBA- Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime të reja që synojnë të godasin atë që zyrtarët amerikanë e përshkruajnë si “makineria ruse e luftës”, vetëm pak ditë pasi bota do të shënojë përvjetorin e dytë të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Departamenti i Drejtësisë njoftoi të enjten progres në pesë çështje të veçanta ndaj oligarkëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të tyre financiarë, përfshirë arrestimin e dy ndërmjetësve me seli në Shtetet e Bashkuara dhe një rast pranimi të fajësisë për pastrim parash. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara vendosën të sekuestrojnë apartamente luksoze me vlerë 2.5 milionë dollarë në Majami, të Floridas, në kuadrin e procesit gjyqësor ndaj oligarkut rus Viktor Perevalov. Megjithëse disa nga këto masa, ndër to edhe akuza të reja ndaj oligarkëve dhe personave të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, mund të mos sjellin rezultate të menjëhershme, zyrtarët thanë se mesazhi për Ukrainën është i qartë.

“Do të bëjmë çfarë të mundemi, veprime të mëdha dhe të vogla, për të treguar mbështetjen tonë ndërsa sfidojnë agresionin rus dhe mbrojnë atdheun e tyre”, tha Michael Khoo, bashkëdrejtues i grupit të punës të emërtuar “KleptoCapture”, në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Zoti Khoo tha se ky është një mesazh edhe për Kremlinin.

“Nuk do të largohemi”, u tha zoti Khoo gazetarëve. “Mundemi edhe ne ta luajmë lojën në afatgjatë”.

“Kemi synimin e plotë që të vazhdojmë me këto lloj veprimesh për sa kohë që agresioni rus në Ukrainë vazhdon dhe për sa kohë vazhdojnë me veprimtarinë keqdashëse nëpër botë”, shtoi ai.

Ndër të akuzuarit e rinj të enjten është Andrey Kostin, drejtori ekzekutiv i bankës së rëndësishme ruse VTB Bank. Autoritetet e Departamentit të Drejtësisë akuzojnë se zoti Kostin, ndaj të cilit janë vendosur sanksione më parë në vitin 2018, u përpoq t’i shmangë ato dhe të pastrojë paratë me dy superjahte, me vlerë mbi 135 milionë dollarë. 67-vjeçari Kostin akuzohet gjithashtu se u përpoq të shmangë sanksionet në lidhje me një shtëpi luksoze që ka në pronësi në Aspen, të Kolorados. Zyrtarët njoftuan se bashkëpunëtorët e tij në skemën e dytë, 65-vjeçari Vadim Wolfson dhe 49-vjeçari Gannon Bond, u arrestuan të enjten në Shtetet e Bashkuara. Zoti Wolfson ka rezidencë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe banon në Austin, Teksas. Ndërsa zoti Bond është shtetas amerikan nga Nju Xhersi. Nëse gjenden fajtorë, të tre mund të përballen me dënim me nga 20 vite burgim. Në një tjetër çështje, Shtetet e Bashkuara akuzuan oligarkun rus Sergey Kurchenko për një skemë shumëvjeçare për të shmangur sanksionet dhe për të shitur produkte metali me vlerë 330 milionë dollarë, ndër to edhe produkte të prodhuara në rajonin Donbas të Ukrainës.

Departamenti i Drejtësisë paraqiti të enjten edhe akuza të reja për mashtrim bankar për Vladislav Osipovin, një shtetas 52-vjeçar rus që jeton në Zvicër, i akuzuar se ndihmoi oligarkun rus Viktor Vekselberg, ndaj të cilit janë vendosur sanksione amerikane, për të menaxhuar jahtin e tij që u sekuestrua më vonë nga autoritetet amerikane. Departamenti i Drejtësisë tha se dosja e fundit ishte çelur ndaj 42-vjeçarit Feliks Medvedev, një shtetas rus që jeton në shtetin amerikan Xhorxhia, i cili ka pranuar fajësinë për 1300 transferta të paligjshme financiare nëpërmjet kompanive guackë, për të fshehur mbi 150 milionë dollarë. Departamenti amerikan i Drejtësisë krijoi grupin e punës “KleptoCapture” në mars 2022, pasi Rusia sulmoi Ukrainën, për të udhëhequr luftën ndaj oligarkëve të korruptuar rusë. Në fillim të vitit 2023, grupi i punës filloi të përqëndrohet tek personat që ndihmojnë përpjekjet e oligarkëve rusë për të fituar qasje në tregjet perëndimore dhe sistemet financiare./ VOA

shba rusia

Sondazh

Poll
Bota 23 Shkurt 2024, 07:32 M.B

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...

Bota 22 Shkurt 2024, 21:35 h.k

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Foto ilustruese GREQI-E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri ...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë