LIVE UPDATES
Bota

SHBA ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj, zyrtarët: Po zgjerojmë kontrollin mbi aktivitetin e tyre në rrjetet sociale

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti të martën se kjo ndalesë është e përkohshme dhe nuk vlen për aplikantët që tashmë e kanë të caktuar intervistën për vizë.

28 Maj 2025, 09:24 Nga M.B
SHBA ndalon përkohësisht intervistat për viza për
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka ndalur përkohësisht planifikimin e intervistave të reja për viza për studentët e huaj që synojnë të studiojnë në SHBA, pasi po përgatitet ta zgjerojë kontrollin mbi aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, thanë zyrtarët, raportojnë Associated Press dhe BBC.

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti të martën se kjo ndalesë është e përkohshme dhe nuk vlen për aplikantët që tashmë e kanë të caktuar intervistën për vizë. Në një kabllogram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio – dhe që është siguruar nga Associated Press – thuhet se Departamenti i Shtetit do të lëshojë udhëzime për kontrollin e zgjeruar të rrjeteve sociale.

“Me efekt të menjëherë - në kuadër të përgatitjeve për zgjerimin e kontrollit të detyrueshëm të rrjeteve sociale - seksionet konsullore nuk duhet të shtojnë kapacitete shtesë për takime për viza për studentë apo vizitorë këmbimi, derisa të lëshohen udhëzimet e reja”, thuhet në kabllogram.

E pyetur për këtë ndalesë gjatë një konference për shtyp të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se SHBA-ja përdor të gjitha mjetet e mundshme për t'i verifikuar aplikantët për viza.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi për të vlerësuar se kush vjen këtu – qofshin studentë apo të tjerë”, tha Bruce.

Ky veprim, i raportuar fillimisht nga Politico, është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të ashpërsuar kontrollet ndaj studentëve ndërkombëtarë. Javën e kaluar, administrata Trump hoqi të drejtën e Universitetit Harvard për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke e përjashtuar atë nga programi që lejon kolegjet të sponsorizojnë viza për studentë të huaj.

Ky vendim u kundërshtua menjëherë në gjykatë dhe aktualisht është pezulluar nga një gjyqtar federal. Në pranverë, administrata revokoi gjithashtu statusin ligjor të mijëra studentëve të huaj që ndodheshin në SHBA, duke i detyruar disa prej tyre të largohen për shkak të frikës nga deportimi.

Pas shumë padive të suksesshme, administrata e riktheu statusin e tyre ligjor, por gjithashtu zgjeroi bazat për t’ua revokuar statusin ligjor studentëve në të ardhmen. Një pezullim i zgjatur i planifikimit të intervistave për viza studentore mund të shkaktojë vonesa që rrezikojnë regjistrimin e studentëve në semestrat e verës dhe vjeshtës./ REL

shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen