LIVE UPDATES
Bota

SHBA ofertë Turqisë për blerjen e avionëve rusë F35

Blerja nga Turqia e avionëve të avancuar F-35 nga Shtetet e Bashkuara mund të hapet sërish si mundësi. Turqia u përjashtua nga prodhimi i brezit të ri të avionëve luftarakë F-35 pasi vendosi të blejë sistemet anti-ajrore ruse të tipit S-400, që sipas Uashingtonit rrezikonin teknologjinë e avionëve F-35.

20 Shkurt 2024, 22:34 Nga N.F
SHBA ofertë Turqisë për blerjen e avionëve rusë F35
Foto ilustruese

SHBA- Ndërsa marrëdhëniet Turqi-SHBA po përmirësohen me shpejtësi, Uashingtoni i ofroi Ankarasë që ta lejojë të blejë avionët luftarakë F-35 nëse ajo heq, duke i çuar në një vend të tretë, raketat S-400 që bleu nga Rusia. Por siç njofton nga Stambolli korrespodenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, raketat mbeten një simbol i fuqishëm i thellimit të lidhjeve mes Turqisë dhe Rusisë.

Blerja nga Turqia e avionëve të avancuar F-35 nga Shtetet e Bashkuara mund të hapet sërish si mundësi. Turqia u përjashtua nga prodhimi i brezit të ri të avionëve luftarakë F-35 pasi vendosi të blejë sistemet anti-ajrore ruse të tipit S-400, që sipas Uashingtonit rrezikonin teknologjinë e avionëve F-35.

Por gjatë një vizite në Stamboll muajin e kaluar, Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, bëri të ditur se Uashingtoni mund të lejojë sërish shitjen e avionëve për Turqinë nëse raketat ruse do të largoheshin në një vend të tretë. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan la të kuptohet se Ankaraja mund të jetë e hapur për një marrëveshje.


"Blerja e raketave ishte e pashembullt. Mendoj se disa anëtarë të qeverisë së zotit Erdogan e pranojnë se ky ishte një gabim i madh. Blerja e sistemit S-400 nga Turqia ishte një përpjekje shumë e kushtueshme", shprehet Onur Isci nga universiteti “Kadir Has”.

Sipas analistëve, blerja e raketave S-400 nga Turqia, përbën një tregues të fortë të thellimit të lidhjeve të saj me Rusinë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një periudhe mosbesimi, pasi Ankaraja akuzoi Uashingtonin për përfshirje në përpjekjen e dështuar për grusht shtetit në vitin 2016, një akuzë që Shtetet e Bashkuara e kanë mohuar.

Lidhjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara janë përmirësuar me ratifikimin nga Ankaraja të anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe vendimin e ndërsjelltë nga Uashingtoni për të lejuar shitjen e avionëve F-16 për Turqinë. Por avionët F-16 janë të një rangu më të ulët se ata F-35, që fqinji dhe rivali i saj Greqia, do t’i blejë në kuadër të modernizimit të vet ushtarak.

“Në Turqi ka shqetësim se balanca e kapaciteteve të forcave ajrore mbi Egje mund të anojë nga pala greke”, shprehet Soli Ozel nga universiteti “Kadir Has”.

Sidoqoftë, analistët thonë se pranimi nga Ankaraja i mundësisë së ofruar nga Uashingtoni për avionë F-35 në këmbim të largimit të raketave të prodhuara nga Rusia, ndoshta tek aleatë të Turqisë, si Azerbajxhani apo Katari apo edhe Libia, do të varet nga përparimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.


"Turqia mund të heqë dorë lehtësisht nga raketat S-400, është një vendim politik, nuk është domosdoshmëri ushtarake, është një vendim dhe kompromis politik. Deri më tani, raketat S-400 e kanë ndihmuar Turqinë të rrisë nivelin e negociatave me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shprehet Huseyin Bagci nga Instituti për Politikë të Jashtme.

Blerja e raketave ruse nga Ankaraja u pa gjerësisht si një triumf diplomatik për Moskën, duke e ndarë Turqinë nga aleatët e saj të NATO-s. Heqja e raketave, thonë analistët, do të paraqiste një fitore me rëndësi të ngjashme, për Uashingtonin.

Marrë nga VOA

shba turqia avione ruse

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj