6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Njëkohësisht, SHBA-ja ka shtyrë këtë këshill me 15 anëtarë që të miratojë një armëpushim të përkohshëm, të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit.
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë sërish veto të martën një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për luftën Izrael-Hamas, duke bllokuar kështu kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Njëkohësisht, SHBA-ja ka shtyrë këtë këshill me 15 anëtarë që të miratojë një armëpushim të përkohshëm, të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Të martën, 13 anëtarë të këshillit kanë votuar në të mirë të draftit algjerian, ndërsa Britania ka abstenuar. Kjo është hera e tretë që SHBA-ja përdor veton ndaj një rezolute të ngjashme, prej nisjes së luftimeve më 7 tetor të vitit të kaluar.
Lufta është nxitur prej Hamasit, pjesëtarët e të cilit kanë kryer sulme në zonën kufitare të Izraelit, duke lënë të vdekur 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
“Një votë në të mirë të këtij drafti është mbështetje për të drejtën palestineze për jetë. Në të kundërtën, është përkrahje për dhunën brutale dhe ndëshkimin kolektiv ndaj tyre”, ka thënë ambasadori i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama, para votimit.
Ambasadorja e SHBA-së në këtë trup, Linda Thomas-Greenfield, ka dhënë shenja prej të shtunës që do të përdorë veton.
“Kërkesa për një armëpushim pa kushte, pa ndonjë marrëveshje që i kërkon Hamasit t'i lirojë pengjet, nuk do të rezultojë me paqe të qëndrueshme. Në fakt, mund t’i zgjasë luftimet në mes të Hamasit dhe Izraelit”, ka thënë Thomas-Greenfield.
Në rezolutën e hartuar prej Algjerisë, nuk është lidhur armëpushimi me lirim të pengjeve.
“Mesazhi dhënë sot Izraelit, me këtë veto, është që mund t’i vazhdojë vrasjet”, ka thënë i dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour.
Ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan, ka thënë se fjala armëpushim është përmendur “sikurse të ishte plumb argjendi, me një zgjidhje magjike për të gjitha problemet e rajonit”.
“Armëpushimi mundëson një gjë, dhe vetëm një gjë – mbijetesën e Hamasit”, ka thënë Erdan në këshill.
Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se rreth 29.000 palestinezë janë vrarë prej nisjes së ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë. Ushtria izraelite, në anën tjetër, fajëson Hamasin për vdekjet, duke thënë se po operon në zonat e banuara me civilë.
Marrë nga REL
Foto ilustruese SERBI-Mjediset me shumicë serbe në Kosovë po mbeten pa dinarë. Kështu së paku thonë disa qytetar&e...
Sulltan Kosen dhe Jyoti Amge SHBA-Burri më i gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë ribashkuar g...
Yulia Navalny RUSI- Pas bllokimit të llogarisë së gruas së Alexei Navalny, Yulia Navalny Twitter ka dalë me një reagim pë...
Foto ilustruese MOSKË-Rusia e ka shpallur të martën Radion Evropa e Lirë (REL) si “organizatë të padëshirueshme&r...
foto ilustruese SHBA- Autoritetet në qytetin e Nju Jorkut kanë nisur një hetim pasi një këmbë e coptuar dhe e gjymtuar u...
Alexei Navalny RUSI- Rusia ka hapur një çështje të re penale kundër vëllait të Alexei Navalny, Ol...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në garën për...
Fermerët gjatë protestës ATHINË- Fermerët grekë kanë vijuar të protestojnë sot në Athinë, pas kat&eu...
Foto ilustruese UKRAINË-Qielli dhe toka e Ukrainës nuk gjen qetësi. Shpërthime janë raportuar në qytetin e Zaporizhias, Kreme...
Foto ilustruese SHBA- Një projekt-rezolutë e propozuar nga Algjeria me mbështetjen e vendeve arabe, e cila kërkon një armëpus...