20 Shkurt 2024, 22:12
Nga N.F
Bridget Brink
SHBA- Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink, ka thënë të martën se është plotësisht e bindur që Kongresi amerikan do të miratojë ndihmë shtesë për Ukrainën, mirëpo nuk mund ta parashikojë kur mund të ndodhë.
“Jam 100 për qind – 1.000 për qind e sigurt që do të vazhdojmë mbështetjen”, u ka thënë Brink gazetarëve në Kiev.
Paketa e ndihmës në vlerë të 61 milionë dollarëve është bllokuar që disa muaj në Kongres, për shkak të mospajtimeve politike, pavarësisht se presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se dështimi i Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr prej republikanëve, për të autorizuar ndihmën, do të jetë në të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Kjo është çështje shumë politike, të cilën nuk mund ta parashikojmë. Mirëpo mund të them që ne i kemi paraqitur të gjitha argumentet pse është e rëndësishme, pse është e rëndësishme për ju që jo vetëm të fitoni në fushëbetejë, por edhe të kenë siguri ekonomike dhe pavarësi”, ka thënë Brink.
Ajo ka thënë se ka folur me udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Mike Johnson, dhe e di që ai mbështet Ukrainën dhe “e kupton rëndësinë që Rusia të humbë këtë luftë”. Brink ka thënë se Biden dhe të gjithë diplomatët amerikanë, janë duke punuar në këtë drejtim, për ta finalizuar ndihmën sa më shpejt që është e mundur.
“Mesazhi im është që nuk duhet humbur kohën, nuk duhet humbur asnjë ditë, asnjë orë, asnjë sekondë. Njerëzit këtu vdesin çdo ditë”, ka thënë ajo duke iu referuar komenteve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të bëra ditë më parë, për mungesën e armëve dhe tërheqjen e forcave ushtarake ukrainase prej qytetit Avdivka.
Zelensky ka thënë më 19 shkurt, se vonesat në dërgim të armëve e kanë bërë luftën "shumë të vështirë”.
Të martën, presidenti rus, Vladimir Putin e ka përgëzuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu për kapjen e Avdivkas, dhe i ka bërë thirrje që Rusia të avancojë edhe më shumë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
bridget brink shba ndihma krongresi amerikan
Bota
20 Shkurt 2024, 21:40
N.F
Pablo Neruda
KILI- Gjysmë shekulli pas vdekjes së fituesit të çmimit, Nobel Pablo Neruda Kili ka vendosur të rihapët d...
Bota
20 Shkurt 2024, 21:37
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shefi i rrjetit social X, Elon Musk është kritikuar sot nga përdoruesit pasi duket se kishte përjashtuar nga plat...
Bota
20 Shkurt 2024, 21:12
N.F
Kali në rrugë
FILADELFIA- Një video është bërë virale në rrjetet sociale ku duket një kalë i cili po...
Bota
20 Shkurt 2024, 21:27
h.k
Foto ilustruese
BOSNJE- Të dhënat më të fundit mbi tregtinë e jashtme nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se...
Bota
20 Shkurt 2024, 20:53
N.F
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë së fundmi është shprehur se kundërshton dërgim...
Bota
20 Shkurt 2024, 20:09
h.k
Foto ilustruese
NIGERI-Punonjësi i një kopshti zoologjik në një universitet në Nigeri, humbi jetën në mënyrë ...
Bota
20 Shkurt 2024, 20:43
N.F
Nikki Haley
GREENVILLE– Nikki Haley po e vazhdon fushatën brenda Partisë Republikane, megjithëse nuk duket ndonjë fitore në...
Bota
20 Shkurt 2024, 20:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë sërish veto të martën një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit...
Bota
20 Shkurt 2024, 17:31
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Mjediset me shumicë serbe në Kosovë po mbeten pa dinarë. Kështu së paku thonë disa qytetar&e...
Bota
20 Shkurt 2024, 17:01
S.B
Sulltan Kosen dhe Jyoti Amge
SHBA-Burri më i gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë ribashkuar g...