LIVE UPDATES
Bota

SHBA: OKB të nxisë talibanët të heqin kufizimet për gratë

Këshilli prej 15 anëtarësh u takua të premten më 13 janar, me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Japonisë, për të diskutuar lidhur me vendimet e administratës së udhëhequr nga talibanët islamikë, e cila mori pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit 2021.

13 Janar 2023, 21:04 Nga I.A
SHBA: OKB të nxisë talibanët të heqin kufizimet për
SHBA

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talibanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët. Këshilli prej 15 anëtarësh u takua të premten më 13 janar, me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Japonisë, për të diskutuar lidhur me vendimet e administratës së udhëhequr nga talibanët islamikë, e cila mori pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit 2021.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit se duke pasur parasysh peshën e situatës, duhet të miratohet unanimisht një rezolutë që dënon kufizimet dhe bën thirrje për anulimin e menjëhershëm të tyre, thanë diplomatët. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë anëtarët do ta mbështesnin një lëvizje të tillë formale nga Këshilli. Për miratimin e rezolutës janë të nevojshme nëntë vota pro dhe pa vetot nga Rusia, Kina, Britania, Franca apo Shtetet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit me konsensus u pajtua lidhur me deklaratën jozyrtare të muajit të kaluar që bënte thirrje për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave dhe vajzave në Afganistan, duke dënuar ndalimin e grave që të ndjekin universitetet ose të punojnë për grupe humanitare. Përpara takimit të së premtes, 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit - përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën - lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje talibanëve të anulojnë të gjitha masat shtypëse ndaj grave dhe vajzave.

Administrata e udhëhequr nga talibanët, më 14 dhjetor, njoftoi ndalesën ndaj punonjëseve humanitare. Ky vendim erdhi pas ndalesës, në fillim të muajit të kaluar, për gratë që të ndjekin universitetet. Vajzave u është ndaluar ndjekja e shkollës së mesme, në muajin mars. Kombet e Bashkuara kanë raportuar se 97 për qind e afganëve jetojnë në varfëri, dy të tretat e popullsisë kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar dhe 20 milionë njerëz përballen me urinë akute.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e përshkroi ndalimin e punonjëseve humanitare si “të gabuar dhe të rrezikshëm”, sipas komenteve të saj të përgatitura për një takim të Këshillit të Sigurimit, të premten, në të cilat Reuters ka pasur qasje.

“Nuk është hiperbolë të thuash se pa to do të humbasin jetë, do të vdesin fëmijët”, tha ajo.

Russell gjithashtu tha se UNICEF-i po shqyrton ndikimin e kësaj ndalese në punën e tij dhe se “me zhvillimin e situatës, do të duhet të marrim vendime të vështira lidhur me atë se cilat aktivitete mund të vazhdojmë dhe cilat duhet të pezullohen”.

Marrë nga REL

shba okb

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën