LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për përpjekjet e Kinës për të kthyer mjedisin e informacionit në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

29 Shtator 2023, 20:53 Nga I.A
SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e
Foto Ilustruese

KINË- Kina po shpenzon miliarda dollarë në përpjekjet për të ndryshuar mjedisin global të informacionit dhe për të detyruar shumë vende të veprojnë sipas interesave të Pekinit, thuhet në një vlerësim të ri të Departamentit të Shtetit.

Qëllimi i Kinës është “të ndërtojë një ekosistem informacioni në të cilin propaganda dhe dezinformatat e Republikës Popullore të Kinës fitojnë përkrahje dhe bëhen dominuese”, thuhet në raport. “Të pakontrolluara, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës do të ndryshojnë peizazhin global të informacionit, duke krijuar paragjykime dhe boshllëqe, që madje mund t'i shtyjnë vendet të marrin vendime që ia nënshtrojnë Pekinit interesat e tyre ekonomike dhe të sigurisë”.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për përpjekjet e Kinës për të kthyer mjedisin e informacionit në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Zyrtarët amerikanë thanë gjatë muajve të parë të pandemisë COVID-19 se Kina po përdorte më shumë rrjetet sociale për të përhapur dezinformata rreth origjinës së virusit.

Një vit më vonë, në vlerësimin vjetor të rrezikut nga kërcënimet, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha se Pekini do të “vazhdojë përpjekjet duke shfrytëzuar gjithë fuqinë qeveritare për të përhapur ndikimin e Kinës... dhe për të krijuar norma të reja ndërkombëtare që favorizojnë sistemin autoritar kinez”. Por, raporti i ri i Departamentit të Shtetit pretendon se ajo që zyrtarët amerikanë po shohin tani është diçka e ndryshme, se përpjekjet e Kinës për manipulimin e informacionit kanë shkuar përtej fushatave specifike të përqëndruara tek një temë apo ngjarjeje specifike.

Në vend të kësaj, raporti vlerëson se përpjekjet e Pekinit kanë një ambicie më madhore.

Nëse do të ishte i suksesshëm, “Pekini do të krijonte një aftësi kirurgjikale për t’i dhënë formën që do informacionit që konsumojnë grupe të veçanta dhe madje individë”, thuhet në raport. “Në këtë të ardhme të mundshme, informacioni që do t’i ofrohet publikut, medias, shoqërisë civile, akademikëve dhe qeverive që kanë të bëjnë me Republikën Popullore të Kinës, do të shtrembërohet”.

Një Mjet Shtesë Kundër Kinës

Zyrtarët e qeverisë kineze nuk pranuan të komentojnë detajet e raportit të Departamentit të Shtetit. Por, në një reagim dërguar Zërit të Amerikës me postë elektronike, zëdhënësi i ambasadës kineze Liu Pengyu e quajti raportin, “një mjet shtesë për të shtypur Kinën dhe për të mbështetur hegjemoninë amerikane”.

“Një vështrim i shpejtë në përmbledhjen e raportit është i mjaftueshëm për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë: rritje e konfrontimit ideologjik, përhapja e dezinformatave dhe njollosja e politikave të brendshme dhe të jashtme të Kinës”, tha zoti Liu. “I bëjmë thirrje SHBA-së që të reflektojë për veten, të ndalë së akuzuari Kinën për të ashtuquajturin ‘manipulim informacioni’”.

Raporti i Departamentit të Shtetit tha se vlerësimet mbështeten në informacionin që është publik, si dhe në “informacionet e marra rishtazi nga qeveria”.

“Ndërsa Republika Popullore e Kinës është bërë më e sigurt në fuqinë e saj, duket se ka vendosur se mund të veprojë në mënyrë më agresive për të arritur interesat e saj”, thotë më tej raporti.

Megjithatë, raporti paralajmëron se përpjekjet e konsiderueshme të Kinës janë përballur me probleme, deri më tani, për të arritur ndikimin e dëshiruar në vendet perëndimore dhe ato me prirje perëndimore.

“Kur vendos në objektiv vendet demokratike, Pekini has në pengesa të mëdha, shpesh për shkak të kundërshtimeve nga mediat lokale dhe shoqëria civile”, thuhet në raport. “Edhe pse e mbështetur nga burime të pahasura më parë, propaganda dhe censura e Republikës Popullore të Kinës deri më sot ka patur sukses të kufizuar”.

Ky vlerësim doli pas atyre të kompanisë “Meta”, që ka në pronësi rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, e cila në gusht njoftoi për një operacion nëpërmjet të cilit mbylli llogari dezinformuese të lidhura me Kinën, operacion i njohur me emërtimin “Spamouflage”.

“Meta” tha se megjithëse “Spamouflage” ishte “operacioni më i madh i njohur i ndikimit të fshehtë në rrjete të ndryshme sociale në botë", Pekini pati sukses të pakët.

“Një Paralajmërim me Rëndësi”

Bret Schafer, bashkëpunëtor i lartë në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë me seli në Uashington, i tha Zërit të Amerikës nëpërmjet postës elektronike se “Spamouflage” është një paralajmërim i rëndësishëm.

“Kjo i kujtoi botës se Kina po investon kohë dhe burime të saj për të manipuluar mjedisin e informacionit”, tha ai.

Dhe ka tregues se Kina është bërë më e sofistikuar. Një raport në fillim të këtij muaji nga firma “Microsoft” sugjeron se gjatë përpjekjeve kineze për dezinformim është përdorur me sukses inteligjenca artificiale. Një përdorim i tillë i inteligjencës artificiale ka shqetësuar veçanërisht zyrtarët e shërbimeve amerikane të zbulimit.

“Rusia, Kina, dhe të tjerë do të përpiqen ta përdorin këtë teknologji”, i tha gjenerali Paul Nakasone një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington të enjten, kur u pyet për inteligjencën artificiale dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Zoti Nakasone drejton Komandën Kibernetike të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA).

Të tjerë në NSA mendojnë se Kina po fiton terren dhe po krijon ndikim, dhe se po përgatitet për ta shfrytëzuar këtë ndikim kur të jetë e nevojshme.

“Ata kanë ndikim në rritje në rrjetet sociale në të gjithë botën”, thotë David Frederick, zëvendësdrejtori i NSA-së për Kinën, gjatë një seminari që u mbajt përmes internetit në fillim të këtij muaji. “Kjo mund t'u mundësojë atyre të kryejnë operacione shumë të gjera informacioni në një shkallë shumë të madhe, në rast konflikti”.

Marrë nga VOA

kine nsa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj