LIVE UPDATES
Bota

Shumica e armenëve ikin nga Karabaku mes shqetësimeve për spastrim etnik

Nazeli Baghdasarian, zëdhënëse e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, ka thënë se një total prej 84.770 personave kanë hyrë në Armeni prej Nagorno-Karabakut deri në mëngjesin e 29 shtatorit.

29 Shtator 2023, 19:41 Nga DOSJA
Shumica e armenëve ikin nga Karabaku mes shqetësimeve për
Armen

ARMENI- Eksodi i armenëve etnikë nga Nagorno-Karabaku është duke vazhduar për të dhjetën ditë, pas një ofensive të shkurtër ushtarake të Azerbajxhanit që ka rezultuar me kontroll të plotë mbi këtë rajon të shkëputur. Për pasojë, mijëra persona janë nisur drejt kufirit të Armenisë.

Nazeli Baghdasarian, zëdhënëse e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, ka thënë se një total prej 84.770 personave kanë hyrë në Armeni prej Nagorno-Karabakut deri në mëngjesin e 29 shtatorit.

Sipas saj, kjo shifër përbën dy të tretat e popullsisë së rajonit me 112.000 banorë.

Pashinian e ka akuzuar Azerbajxhanin për “spastrim etnik” dhe ka paralajmëruar se asnjë armen nuk do të mbetet në këtë rajon të shkëputur në ditët në vijim.

“Ky është akt i drejtpërdrejtë i spastrimit për të cilin e kemi paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Pashinian në një takim qeveritar më 28 qershor, duke bërë thirrje për hapa konkretë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Deklaratat që dënojnë spastrimin etnik nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë, janë të rëndësishme, mirëpo nëse nuk përcillen me hapa konkretë, këto deklarata do të shihen si statistika morale për historinë, ashtu që në të ardhmen shtetet të mund të thonë se distancohen nga ky krim, sepse e kanë dënuar atë”, ka thënë Pashinian.

Bakuja i ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik dhe ka thënë se dëshiron ta “riintegrojë” popullsinë etnike armene në Azerbajxhan.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka thënë më 28 shtator se u ka kërkuar armenëve që të qëndrojnë në Nagorno-Karabak.

“Ne u bëjmë thirrje banorëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të bëhen pjesë e shoqërisë multi-etnike të Azerbajxhanit”, ka thënë ministria nëpërmjet një deklarate.

*Video: I porsalinduri refugjat: Bebja dyjavëshe mes eksodit të armenëve nga Karabaku

Rusia, e cila dikur ka qenë mbështetësja kryesore e Armenisë, por e cila është kritikuar nga Jerevani se paqeruajtësit e saj kanë dështuar ta parandalojnë rënien e Karabakut, ka thënë se armenët që po ikin, nuk duhet të frikësohen nga asgjë.

“Është e vështirë të themi se kush është fajtor (për eksodin) nuk ka arsye direkte për veprime të tilla”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili duket se i ka hedhur poshtë pretendimet e Armenisë për spastrim etnik.

“Njerëzit janë duke e shprehur dëshirën për të ikur… Atyre që e kanë marrë këtë vendim, duhet t’iu ofrohen kushte normale të jetesës”, ka thënë mes tjerash Peskov.

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, ka thënë se armenëve etnikë në Nagorno-Karabak duhet t’iu mundësohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’iu garantohet siguri, nëse duan të qëndrojnë aty.

Për ata që duan të largohen, Carpenter ka thënë se atyre duhet t’iu garantohet një korridor i sigurt, i vëzhguar nga një palë e tretë neutrale.

Ai ka thënë se Azerbajxhani ka përgjegjësi për t’i mbrojtur civilët dhe për të garantuar trajtim njerëzor për të gjithë, përfshirë ata që dyshon se janë luftëtarë.

Carpenter e ka përsëritur thirrjen e misionit ndërkombëtar për të ofruar siguri në rajon dhe ka bërë thirrje që aty të kenë qasje organizata humanitare ndërkombëtare.

Carpenter ka përmendur se shefja e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, e ka prezantuar një pako ndihme në vlerë të 11.5 milionë dollarësh, sa ka qenë në një vizitë në Armeni këtë javë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të angazhohen për Armeninë dhe Azerbajxhanin në nivelet më të larta, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka thënë Carpenter.

Më 28 shtator, liderët e Republikës së Nagorno-Karabakut kanë thënë se entiteti i tyre, i stilit separatist, do të pushojë së ekzistuari prej 1 janarit.

Samvel Shahramanian ka thënë se ky vendim është marrë pas situatës së krijuar me Azerbajxhanin që e ka fituar kontrollin e plotë në rajon. Në dekretin e tij është përmendur arritja e një armëpushimi javën e kaluar për t’iu dhënë fund luftimeve.

Në të, Bakuja është zotuar për të mundësuar “korridor të sigurt” për armenët etnikë të Nagorno-Karabakut, përfshirë “luftëtarët që i dorëzojnë armët”. Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy herë brenda tri dekadave për këtë rajon.

Ai ka qenë i banuar me shumicë armene, por është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik. Luftërat për këtë rajonin janë zhvilluar më 1994 dhe më 2020. Luftimet e javës së kaluar kanë përfunduar me armëpushimin e ndërmjetësuar nga paqeruajtësit rusë. Megjithatë, ata besohet se kanë bërë pak për të parandaluar përparimin e forcave të Azerbajxhanit në këtë rajon.

Marrë nga REL

nazeli baghdasarian nikol pashinian

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen