LIVE UPDATES
Bota

Putin urdhëron ish-komandantin e grupit Wagner të marrë drejtimin e “njësive vullnetare” në Ukrainë

29 Shtator 2023, 19:17 Nga I.A
Putin urdhëron ish-komandantin e grupit Wagner të marrë drejtimin
Andrei Troshev

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga komandantët kryesorë të grupit mercenar Wagner të marrë komandën e “njësive vullnetare” që po luftojnë në Ukrainë, shenjë se Kremlini dëshiron të vazhdojë angazhimin e mercenarëve pas vdekjes së shefit të tyre, Yevgeny Prigozhin. Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini të premten, Presidenti Putin i tha drejtuesit të ri Andrei Troshev se detyra e tij “është të formojë njësi vullnetare që mund të angazhohen në detyra të ndryshme luftarake, sidomos në zonën e operacionit të veçantë ushtarak” – terminologji kjo që Moska zyrtare e përdor për luftën e saj në Ukrainë.

Luftëtarët e Wagner-it nuk kanë luajtur ndonjë rol të veçantë në fushëbetejë që kur grupi mercenar mori nën kontroll qytetin lindor ukrainas të Bakhmutit në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës dhe pastaj u tërhoqën në drejtim të Moskës gjatë një rebelimi të shkurtër. Pas dështimit të rebelimit në fund të qershorit, pati shumë spekulime rreth të ardhmes së grupit mercenar, që u ngrit në njërin nga elementet më të specializuar të forcave ruse të angazhuara në luftën në Ukrainë. Shumë vëzhgues presin që ky grup të përfshihet brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe komentet e Presidentit Putin si duket konfirmojnë se një proces i tillë po ndodh.

Zoti Troshev është oficer ushtarak në pension, që luajti rol udhëheqës në Wagner që nga krijimi i grupit në vitin 2014. Ai është në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian për rolin e tij në Siri si drejtues ekzekutiv i grupit.
Zëvendësministri i mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov ishte i pranishëm në takimin e zotit Putin me zotin Troshev, shenjë që mercenarët e Wagner-it ende shërbejnë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes. Në një konferencë shtypi me gazetarë të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se zoti Troshev tani punon për Ministrinë e Drejtësisë dhe i referoi pyetjet e gazetarëve për kthimin e mundshëm të Wagnerit në Ukrainë tek ushtria.

Si duket takimi reflektoi planin e Kremlinit të zbarkojë sërish mercenarët e Wagnerit në vijën e frontit në Ukrainë pas rebelimit të shkurtë dhe vdekjes në rrethana të dyshimta të drejtuesit të grupit, Prigozhin dhe bashkëpunëtorëve të tij në përplasjen e avionit më 23 gusht. Armata private që dikur në radhët e veta numëronte dhjetëra mijëra pjesëtarë është mjet i vlefshëm në duart e Kremlinit.

Kryengritja e 23-24 qershorit kishte për qëllim përjashtimin e udhëheqjes së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të cilën zoti Prigozhin e fajësonte për shpërdorim të luftës në Ukrainë dhe për përpjekjet për ta futur Wagner-in nën kontroll. Mercenarët e tij morën nën kontroll selinë ushtarake jugore të Rusisë në Rostov-mbi-Don dhe pastaj vazhduan drejt Moskës para se të ndërpriste papritmas kryengritjen. Presidenti rus Putin i quajti ata “tradhtarë”, por Kremlini shpejt negocioi një marrëveshje që i dha fund kryengritjes në këmbim të amnistisë nga përndjekja penale. Mercenarëve u dhanë mundësi të zgjedhin të pensionohen nga shërbimi, të largohen në Bjellorusi apo të nënshkruajnë kontrata të reja me Ministrinë e Drejtësisë.

Në muajin korrik, zoti Putin tha se kishte takuar 35 komandantët e Wagner-it, përfshirë zotin Prigozhin, dhe u kishte sugjeruar që të vazhdojnë të shërbejnë nën komandën e zotit Troshev, i cili mban nofkën “Flokë thinjuri”, por zoti Prigozhin atë kohë refuzoi ofertën. Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se qindra ish pjesëtarë të Wagner-it kanë filluar të zbarkojnë në Ukrainë për të luftuar me ushtrinë ruse ose me grupet ushtarake private. Veteranët e Wagner-it, sipas tyre, janë të përqendruar përreth Bakhmutit, ku përvoja e tyre do të konsiderohej e rëndësishme për shkak të njohurive me vijën e frontit dhe taktikat e ushtrisë ukrainase të fituar nga lufta dimrin e kaluar.

Marrë nga VOA

andrei troshev vladimir putin wagner

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet