LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Rritje alarmante e interceptimeve agresive të avionëve amerikanë nga Kina

Një vendim i gjykatës ndërkombëtare në Hagë tha se Kina nuk kishte të drejta historike për kontrollin e Detit të Kinës Jugore, por Pekini e ka injoruar vendimin.

1 Qershor 2023, 10:28 Nga a.l
SHBA: Rritje alarmante e interceptimeve agresive të avionëve
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes po paralajmërojnë për një “rritje alarmante” të interceptimeve agresive nga avionët dhe anijet ushtarake kineze, pas një përballjen të rrezikshme mes një avioni luftarak kinez dhe një avioni ushtarak amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Kinës Jugore javën e kaluar. Këto interceptime “të rrezikshme” kanë “potencialin të shkaktojnë incidente të rënda”, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes amerikane, të cilët folën për incidentin në kushte anonimiteti.

Të martën, Shtetet e Bashkuara publikuan pamjet e një incidenti, që Uashintoni e quajti një “manovër agresive të panevojshme” nga një pilot luftarak kinez gjatë përpjekjeve për interceptimin e një avioni RC-135 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara më 26 maj. Piloti kinez “fluturoi direkt përballë hundës së avionit amerikan RC-135, në një distancë prej 122 metrash”, tha një zëdhënës i Komandës Indo-Paqësore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr aktivitetin ushtarak amerikan në rajon.

Zëdhënësi tha se avioni amerikan ishte “duke kryer operacione të sigurta dhe rutinë mbi Detin e Kinës Jugore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, në përputhje me ligjin ndërkombëtar” në momentin kur ndodhi incidenti. Në një deklaratë, Komanda amerikane e Indo-Paqësorit, u bëri thirrje të gjitha vendeve që të përdorin hapësirën ajrore ndërkombëtare në mënyrë të sigurt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë – në mënyrë të sigurt dhe me përgjegjësi – kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning fajësoi të mërkurën Shtetet e Bashkuara për incidentin, duke thënë se avioni po kryente misione “zbulimi afër Kinës” dhe po “kërcënonte seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”. “SHBA duhet të ndalë menjëherë aktet e tilla të rrezikshme provokimi”, tha zëdhënësja Mao Ning.

Një vendim i gjykatës ndërkombëtare në Hagë tha se Kina nuk kishte të drejta historike për kontrollin e Detit të Kinës Jugore, por Pekini e ka injoruar vendimin. Shtetet e Bashkura kryejnë shpesh operacione në dhe mbi Detin e Kinës Jugore për të sfiduar pretendimet territoriale të Kinës dhe të tjerëve dhe për të nxitur dhe lehtësuar lëvizjen e lirë nëpër ujërat ndërkombëtare të flotave tregtare nga gjithë bota, një aktivitet tregtar që arrin vlerën e triliona dollarëve në vit.

Pekini pretendon se çdo gjë në Detin e Kinës Jugore është pjesë e Kinës, ndërsa Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami gjithashtu kanë pretendime ndaj disa ishujve pranë kufijve të tyre.

Rritja e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pason njoftimin e Pentagonit se Pekini ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara për një takim midis shefave të tyre të mbrojtjes në një forum vjetor të sigurisë në Singapor këtë fundjavë. Të dy shefat e mbrojtjes pritet të marrin pjesë në Dialogun e Pëvitshëm mbi Sigurinë në Singapor, ku do të mblidhen zyrtarë dhe analistë të fushës së mbrojtjes. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të mbajë një fjalim në këtë forum të shtunën, ndërsa ministri kinez i mbrojtjes Li Shangfu, do të flasë atje të dielën.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder tha se linjat e hapura të komunikimit janë të rëndësishme “për tu siguruar që konkurrenca të mos kalojë në konflikt”. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës të martën se që nga viti 2021, Kina ka refuzuar ose nuk i është përgjigjur dhjetëra kërkesave të Departamentit të Mbrojtjes për angazhime të rëndësishme të udhëheqësve, së bashku me kërkesat e shumta për dialog të vazhdueshëm dhe gati 10 kërkesa për takime pune mes zyrtarëve të rangut më të ulët.

“Sinqerisht, ky është thjeshtë një tjetër justifikim i radhës”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës konfirmoi gjithashtu se dy drejtuesit e mbrojtjes nuk do të takohen këtë javë, duke thënë të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të “respektojnë sovranitetin, interesat dhe shqetësimet e sigurisë së Kinës … dhe të krijojnë atmosferën dhe kushtet e nevojshme për dialog dhe komunikim midis dy ushtrive”. Ministri kinez i mbrojtjes Li, i cili mori postin e tij aktual në mars, ka qenë në shënjestër të sanksioneve amerikane që nga viti 2018 për blerjen e avionëve luftarakë dhe pajisjeve nga eksportuesi kryesor rus i armëve, “Rosoboronexport”./VOA 

shba

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit