LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Përcaktimi zyrtar, i cili erdhi në fund të një analize ligjore të udhëhequr nga Departamenti amerikan i Shtetit, nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm në luftë. Por administrata amerikane shpreson se kjo do të ndihmojë në izolimin e mëtejshëm të presidentit rus Vladimir Putin dhe të nxisë përpjekjet ligjore për të vënë anëtarët e qeverisë ruse para përgjegjësisë, përmes gjykatave dhe sanksioneve ndërkombëtare.

18 Shkurt 2023, 19:34 Nga k.m.
SHBA: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Kamala Harris

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris njoftoi se Uashingtoni ka përcaktuar zyrtarisht, se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih ajo paralajmëroi ndërsa se “përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Takimi që bëri bashkë zyrtarë të lartë perëndimorë u përqendrua tek lufta në Ukrainë, konflikti më i rëndë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka arritur zyrtarisht në përfundimin se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të saj gati njëvjeçar në Ukrainë, tha të shtunën Nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar dëshmitë, ne i njohim standardet ligjore dhe nuk ka dyshim: këto janë krime kundër njerëzimit. Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në to, se do të viheni para përgjegjësisë”, tha Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përcaktimi zyrtar, i cili erdhi në fund të një analize ligjore të udhëhequr nga Departamenti amerikan i Shtetit, nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm në luftë. Por administrata amerikane shpreson se kjo do të ndihmojë në izolimin e mëtejshëm të presidentit rus Vladimir Putin dhe të nxisë përpjekjet ligjore për të vënë anëtarët e qeverisë ruse para përgjegjësisë, përmes gjykatave dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Uashingtoni kishte arritur tashmë në përfundimin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krime lufte, ashtu siç konstatoi një hetim i OKB-së, por vlerësimi i administratës së presidentit Biden se veprimet e Rusisë përbëjnë krime kundër njerëzimit nënkupton konstatimin pas një analize ligjore se vrasjet dhe përdhunimet janë sistematike dhe se kanë nën shënjestër civilët, një vepër penale më e rëndë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Komisioni hetimor i OKB-së për Ukrainën nuk ka arritur ende në përfundimit se krimet e luftës të kryera atje, janë krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha gjatë konferencës se tani është koha për të zgjeruar aleancën. Ai paralajmëroi se ajo që po ndodh në Evropë mund të zgjerohet, ndërsa vuri theksin tek kërcënimi që vjen nga Kina.

“Kremlini dëshiron një Evropë ndryshe, një Evropë ku Rusia kontrollon fqinjët. Ne gjithashtu e dimë se Pekini po vëzhgon nga afër për të parë çmimin që po paguan Rusia apo shpërblimin që po merr për agresionin e saj. Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, tha ai.

Stoltenberg tha se po angazhohet që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës deri në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius në korrik. Helsinki dhe Stokholmi kërkuan t’i bashkohen aleancës ushtarake pas sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Kërkesat e tyre për anëtarësim janë ratifikuar nga të gjithë aleatët përveç Hungarisë dhe Turqisë. Rusia ka intensifikuar sulmet në lindje të Ukrainës, ndërsa Kievi po planifikon një kundërofensivë në pranverë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi aleatëve perëndimorë furnizimin me armë më të rënda dhe rreze më të gjatë veprimi.

Lufta ka shkaktuar dhjetëra mijëra vrasje, ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ka goditur ekonominë globale dhe ka rritur hendekun mes lindjes dhe perëndimit./VOA

kamala harris

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë