LIVE UPDATES
Bota

SHBA shqetësim për pasojat e konfliktit Armeni-Azerbajxhan tek civilët

Të afërmit e ushtarakëve armenë, të plagosur në përleshjet me ushtrinë e Azerbajxhanit, u mblodhën jashtë një spitali ushtarak në Jerevan për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre.

15 Shtator 2022, 16:43 Nga k.m.
SHBA shqetësim për pasojat e konfliktit Armeni-Azerbajxhan tek
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bëjnë thirrje për përmbajtje pasi luftimet në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë shkaktuar një numër të madh viktimash. Ministria azerbajxhanase e mbrojtjes tha sot se 71 ushtarë të saj janë vrarë në konflikt, ndërsa Armenia ka njoftuar se 105 ushtarë të saj kanë humbur jetën në luftimet mes dy vendeve.

Të afërmit e ushtarakëve armenë, të plagosur në përleshjet me ushtrinë e Azerbajxhanit, u mblodhën jashtë një spitali ushtarak në Jerevan për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të shqetësuara nga njoftimet për plagosje të civilëve brenda Armenisë dhe se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka biseduar me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

"Ai i kërkoi Presidentit Ilham Aliyev që të ndërpresë menjëherë armiqësitë, të ndalë angazhimin e forcave ushtarake, të tërheqë trupat nga kufiri, të ndërpresë operacionet që mund të rrezikojnë civilët dhe të punojë për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Armenisë dhe Azerbajxhanit përmes negociatave paqësore", tha ai.

Banorët armenë të fshatit Sotk, pranë kufirit me Azerbajxhanin, u thanë gazetarëve se shtëpitë e tyre u bombarduan nga ushtria azerbajxhanase. Të martën, zoti Blinken tha se kishte folur me udhëheqësit e të dyja vendeve.

“Fola me të dy udhëheqësit, u bëra thirrje atyre të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'u tërhequr nga çdo konflikt dhe për t'u rikthyer në bisedimet për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme midis vendeve të tyre”, tha Sekretari Blinken.

Ministria armene e Mbrojtjes publikoi një video të martën që thotë se tregon forcat e Azerbajxhanit duke avancuar në territorin e saj. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se është i befasuar me këtë rritje të armiqësive, duke marrë parasysh negociatat që po vazhdonin.

“Dhe tani, papritur, ne jemi në mes të asaj që unë e konsideroj si një hap të madh prapa në atë proces. Mua më duket sikur jemi në nëntor të vitit 2020, kur shpërtheu lufta 44-ditore”, thotë Richard Kauzlarich, ish ambassador i Shteteve të Bashkuara në Azerbajxhan.

Në fund të muajit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi gjithashtu imazhe të njësive të ushtrisë të dislokuara në qytetin strategjik të Lahinit në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut. Gjatë luftës së vitit 2020, Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe në të kaluarën është parë si një aleat i Jerevanit dhe një ndërmjetës kryesor në konfliktet në rajon. Por ekspertët thonë se tani që Rusia është e përfshirë në sulmin ndaj Ukrainës, nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë Moska në këtë konflikt./VOA

shba konflikti armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj