LIVE UPDATES
Bota

Takimi Putin-Xi: Rusia e cilëson të ekuilibruar pozicionin e Kinës ndaj Ukrainës

Takimi dypalësh u zhvillua në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan ku ata po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë.

15 Shtator 2022, 16:42 Nga k.m.
Takimi Putin-Xi: Rusia e cilëson të ekuilibruar pozicionin e
Foto ilustruese

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të enjten me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Uzbekistan dhe shprehu mbështetjen për politikën e Pekinit për "një Kinë" të vetme, si edhe kundërshtoi ato që ai i quajti provokime nga Shtetet e Bashkuara në ngushticën e Tajvanit. Udhëheqësi rus e cilësoi si të ekuilibruar pozitën e Kinës në raport me Ukrainën.

Takimi dypalësh u zhvillua në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan ku ata po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë.

Në fjalët e hapjes të transmetuar në televizion Presidenti Putin i tha homologut të tij Xi se: “Ne (Rusia) e vlerëson shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë kur bëhet fjala për krizën në Ukrainë. Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja për këtë. Gjatë takimit të sotëm, sigurisht që do të shpjegojmë pozicionin tonë”.

Rusia është afruar më shumë me Kinën që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt, një vendim që shkaktoi një breshëri të paprecedentë sanksionesh perëndimore kundër këtij vendi.

Tashmë dy vendet duket se janë rreshtuar në atë që analistët e shohin si një aleancë e re anti-Shteteve të Bashkuara dhe anti-perëndimore.

Zoti Putin iu referua këmbënguljes së Pekinit që vendet e tjera të mos e njohin Tajvanin, një ishull i vetëqeverisur që Pekini e sheh si pjesë të territorit të saj.

"Ne synojmë t'i përmbahemi me vendosmëri parimit për "Një Kinë" të vetme”, tha zoti Putin.

Po sot Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kinës që të mos e mbështesë Moskën në luftën e saj kundër Kievit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN se: “E gjithë bota duhet të rreshtohet kundër asaj që po bën zoti Putin. Kjo nuk është koha për t'i trajtuar gjërat si normalisht me zotin Putin", shtoi ai.

Zoti Kirby tha se mbetet për t'u parë se sa do ta mbështesë Kina luftën e Rusisë, duke vënë në dukje se Pekini nuk ka bërë hapa për ta mbështetur materialisht Putinin ose nuk kishte shkelur sanksionet Perëndimore kundër Moskës.

Në një tjetër intervistë për rrjetin televiziv MSNBC zotit Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po përgatiten t'i dërgojnë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi vlerën dhe kohën kur kjo ndihmë do t'i dërgohet Kievit.

Më herët për CNN ai tha se kjo gjë do të ndodhë "shumë, shumë shpejt"./VOA

vladimir putin rusi ukraine

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën