15 Shtator 2022, 15:00
Nga d.a.
takimi Putin-Jinping
UZBEKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin u takua të enjten me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Uzbekistan dhe shprehu mbështetjen për politikën e Pekinit për "një Kinë" të vetme, si edhe kundërshtoi ato që ai i quajti provokime nga Shtetet e Bashkuara në ngushticën e Tajvanit. Udhëheqësi rus e cilësoi si të ekuilibruar pozitën e Kinës në raport me Ukrainën.
Takimi dypalësh u zhvillua në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan ku ata po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë.
Në fjalët e hapjes të transmetuar në televizion Presidenti Putin i tha homologut të tij Xi se: “Ne (Rusia) e vlerëson shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë kur bëhet fjala për krizën në Ukrainë. Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja për këtë. Gjatë takimit të sotëm, sigurisht që do të shpjegojmë pozicionin tonë”.
Rusia është afruar më shumë me Kinën që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt, një vendim që shkaktoi një breshëri të paprecedentë sanksionesh perëndimore kundër këtij vendi.
Tashmë dy vendet duket se janë rreshtuar në atë që analistët e shohin si një aleancë e re anti-Shteteve të Bashkuara dhe anti-perëndimore.
Zoti Putin iu referua këmbënguljes së Pekinit që vendet e tjera të mos e njohin Tajvanin, një ishull i vetëqeverisur që Pekini e sheh si pjesë të territorit të saj.
"Ne synojmë t'i përmbahemi me vendosmëri parimit për "Një Kinë" të vetme”, tha zoti Putin./VOA/
takimi putin-jinping marredheniet rusi-kine
Bota
15 Shtator 2022, 14:39
d.a.
Mlladic
RUSI- Rusia ka kërkuar nga Gjykata e Hagës që të lirojë kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç, i cili ndodhet n&e...
Bota
15 Shtator 2022, 14:30
d.a.
Putin
RUSI- Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor - z...
Bota
15 Shtator 2022, 14:18
d.a.
Lajcak dhe Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lënë sallën e Kuvendit ku po zhvillohet seanca e rradhë pasi k...
Bota
15 Shtator 2022, 14:11
d.a.
IRAN- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i ka thënë të enjten homologut të tij rus, Vladimir Putin se bashkëpunimi mes shteteve t&eum...
Bota
15 Shtator 2022, 13:59
d.a.
Foto ilustruese
GJERMANI- Kush jeton pa letra në Gjermani duhet ndoshta të lutet që të mos sëmuret. Sepse personat pa të drej...
Bota
15 Shtator 2022, 12:56
d.a.
Krasniqi dhe Murati
KOSOVË- Ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplas...
Bota
15 Shtator 2022, 12:44
A.B
Zelenskyy
UKRAINË- Këto janë pamjet nga aksidenti automobilistik në të cilin u përfshi mbrëmjen e djeshme, presidenti i ...
Bota
15 Shtator 2022, 12:24
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Ligji për Pagat për sektorin publik në Kosovë duke filluar nga dita e sotme ka dalë për konsul...
Bota
15 Shtator 2022, 12:13
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë kapur duke diskutuar nga vendet e...
Bota
15 Shtator 2022, 12:08
d.a.
Ursula von der Leyen
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Ki...