27 Tetor 2023, 15:25
Nga I.A
Hamasi
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmit të grupit kundër Izraelit këtë muaj. Në listën e sanksioneve janë përfshirë një zyrtar i Hamasit në Iran dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Sanksionet i godasin edhe asetet e Hamasit dhe kompanive të lidhura me Hamasin që kanë tentuar t’i shmangin sanksionet paraprake, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit. Irani e përkrah Hamasin dhe disa grupe tjera militante në Lindje të Mesme.
“Ne nuk do të hezitojmë në marrjen e masave për degradim të kapaciteteve të Hamasit për të kryer sulme të tmerrshme terroriste, duke iu shënjestruar aktivitetet financiare dhe rrjedhën e fondeve”, ka thënë zëvendës-Sekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.
Sipas tij, sanksionet ia pamundësojnë Hamasit shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar.
Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në tokën izraelite, duke i lënë të vdekur 1.400 persona.
Grupi militant i ka marrë edhe 200 pengje, disa prej tyre foshnje. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, por shifra nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Personave të futur tani në listë të zezë iu ngrihen të gjitha asetet në Shtetet e Bashkuara, dhe u ndalohet biznesi me individë apo kompani amerikane.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Hamasi gëzon investime në vlerë të qindra miliona dollarëve prej kompanive në Turqi, Sudan, Alergji, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe vende tjera.
Marrë nga REL
lufta izrael-palestine wally adeyemo
Bota
27 Tetor 2023, 15:11
f.i
foto ilustruese
SPANJË- Mbi 200,000 të mitur vlerësohet se janë abuzuar seksualisht në Spanjë nga priftërinjt&...
Bota
27 Tetor 2023, 14:37
f.i
foto ilustruese
ITALI- Supervullkani Campi Flegrei, i vendosur pranë Napolit, Itali, ka shfaqur rritje të aktivitetit sizmik, duke ngritur s...
Bota
27 Tetor 2023, 14:13
f.i
Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen
KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë këtë të diel...
Bota
27 Tetor 2023, 14:07
a.l
Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të premtejemes emigrantëve pranë kufi...
Bota
27 Tetor 2023, 14:02
a.l
Vrasje në Bregun Perëndimor
IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë katër palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Per&e...
Bota
27 Tetor 2023, 13:51
a.l
SHBA
SHBA- Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të ndërprerë fondet për Hamasin kanë njoftuar një r...
Bota
27 Tetor 2023, 13:45
a.l
Gaza
GAZA- Hamasi ka vënë një kusht sipas të cilës thotë se nuk mund të lirojë pengjet e kapur gjatë sulm...
Bota
27 Tetor 2023, 13:43
a.l
Gaza
IZRAEL- Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, zbulohet se rre...
Bota
27 Tetor 2023, 13:32
a.l
Gaza
GAZA- Zhvillime të reja nga lufta Izrael-Plaestinë. 'Al Jazeera' raporton e se 8 kamionë të tjerë që transportojnë ...
Bota
27 Tetor 2023, 13:29
a.l
Izrael
IZRAEL- Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, ka thënë se 229 persona...