LIVE UPDATES
Bota

SHBA sinjalizon se Turqia mund të luajë rol në luftën Izrael-Hamas

Vëzhguesit e shohin vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta nisur turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme me një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, si të rëndësishëm.

9 Janar 2024, 17:17 Nga h.k
SHBA sinjalizon se Turqia mund të luajë rol në luftën
Foto ilustruese

SHBA-Deri dje, analistët thonin se Uashingtoni kryesisht e kishte anashkaluar Turqinë në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, nga Stambolli, Dorian Jones - vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Turqi gjatë ditëve të fundit sinjalizon se kjo politikë ka ndryshuar.

Vëzhguesit e shohin vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta nisur turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme me një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, si të rëndësishëm.

Sipas tyre mbështetja e Presidentit Erdogan për Hamasin fillimisht bëri që Uashingtoni kryesisht ta mënjanonte Ankaranë nga përpjekjet për të zgjidhur luftën Izrael – Hamas.

Vizita e zotit Blinken megjithatë tregon se Turqia mund të ketë një rol për të luajtur.

Diplomacia turke mund të jetë e nevojshme për të bindur Hamasin që të punojë me Autoritetin Palestinez për krijimin e një force policore, apo përpjekjet kundër terrorizmit, ose edhe një lloj strukture bazë qeverisëse për Gazën. Mendoj se për këtë Turqia do të ketë një rol. Administrata amerikane e ka kuptuar se injorimi i Turqisë nuk është duke moderuar tonin e Erdoganit”, thotë zonja Asli Aydinbastas nga Instituti Brookings, me qendër në Uashington.

Uashingtoni dhe Ankaraja ndajnë gjithashtu shqetësimin për përhapjen e mundshme të luftës në Lindjen e Mesme.

Bisedimet e Sekretarit Blinken në Stamboll u përqendruan gjithashtu në anëtarësimin e Suedisë në NATO, që Turqia ende nuk e ka ratifikuar.

Presidenti Erdogan këmbëngul që fillimisht Kongresi i Shteteve të Bashkuara të miratojë shitjen Turqisë të avionëve luftarakë amerikanë F-16.

Uashingtoni megjithatë thotë se Ankaraja duhet së pari të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë.

Analistët thonë se Ankaraja është skeptike nëse presidenti Joe Biden mund të arrijë ta bindë Kongresin për shitjen e avionëve F-16 Turqisë duke pasur parasysh vështirësitë për të siguruar miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Presidenti Biden nuk mund të ushtrojë presion mbi Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për hir të Turqisë. Ai nuk arriti ta bënte këtë në rastin e Ukrainës. Pra, si mund ta bëjë këtë në emër të Turqisë, e cila nuk jep asgjë dhe mbështet Hamasin”, thotë zonja Sezin Oney nga faqja e lajmeve politike në internet, ‘PolitikYol’.

Vëzhguesit thonë se Sekretari Blinken ka të ngjarë të paralajmërojë Presidentin Erdogan se sa më gjatë të vazhdojë ngërçi, aq më shumë do të rriten kundërshtitë ndaj Turqisë në Kongres.

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO i jep Ankarasë një levë të rëndësishme diplomatike jo vetëm me Uashingtonin, por edhe me Bashkimin Evropian. Analistët megjithatë paralajmërojnë se duke vonuar ratifikimin, do të vihen në dyshim motivet e tij nga aleatët e NATO-s për shkak të lidhjeve të zotit Erdogan me presidentin rus Vladimir Putin.

“Të kritikosh Turqinë se ka bërë marrëveshje me Rusinë për të bllokuar apo shtyrë zgjerimin e NATO-s, ku është përfshirë edhe Hungaria, nuk është mënyra e duhur për ta parë këtë çështje. Turqia po e bën këtë për shqetësimet e veta dhe për të përfituar maksimumin për interesin e saj kombëtar”, thotë Sinan Ulgen, analist te organizata Qendra për Studime Ekonomike dhe Poltike të Jashtme me seli në Stamboll.

Ndërsa Parlamenti turk pritet të mblidhet në fund të këtij muaji, Uashingtoni po bën presion për një votim të shpejtë mbi kërkesën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO./VOA

turqi dhe shba

Sondazh

Poll
Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë