All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

SHBA thirrje Shkupit, Byrnes: Ju inkurajojmë të ecni përpara me propozimin aktual të BE-së

Ambasadorja në letër thotë se vendi ka arritur një moment historik në rrugëtimin e gjatë dhe sfidues drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

8 Korrik 2022, 18:10 Nga d.a.
SHBA thirrje Shkupit, Byrnes: Ju inkurajojmë të ecni përpara me
Kate Marie Bynes
All - Paragraf - 1

MAQEDONIA E VERIUT- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kate Marie Byrnes ka dërguar sot një mesazh për publikun përmes një letre të hapur në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Ambasadorja në letër thotë se vendi ka arritur një moment historik në rrugëtimin e gjatë dhe sfidues drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

Në vijim letra e plotë:

Vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugëtimin e tij të gjatë dhe sfidues drejt të ardhmes Euro-Atlantike. Gjatë këtij rrugëtimi, rruga juaj ka pasur pjesën e vet të pengesave dhe vonesave, dhe ju jeni përballur me sfida për gjuhën dhe identitetin maqedonas, të cilat janë pjesë thelbësore e asaj se kush jeni ju si komb. Keni marrë vendime të vështira me pritshmëri për përparim dhe tani duhet të merrni një tjetër. Megjithatë, është për shkak të sfidave me të cilat jeni përballur dhe ato me të cilat mund të përballeni në të ardhmen që Shtetet e Bashkuara po ju inkurajojnë të ecni përpara me propozimin aktual të BE për anëtarësim.

Ju nuk keni nevojë të përkujtoheni se disa qeveri dhe publiku në përgjithësi kanë punuar drejt anëtarësimit në BE për dy dekada. Si një aleat, partner dhe mik, ne kemi një interes të veçantë për të siguruar të ardhmen tuaj Euro-Atlantike. Ne kemi ecur së bashku rrugën që nga viti 2004, duke zbatuar programe dhe duke ofruar ndihmë që synojnë t’ju ndihmojnë të realizoni aspiratat tuaja për NATO dhe BE. Ju keni arritur të parën. Tani duam t’ju shohim të siguroni përfitimet që vijnë nga një proces aktiv i anëtarësimit dhe të drejtat për të qenë një shtet anëtar i BE-së.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

kate marie bynes propozimi francez

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen