LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Evropa po rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që ai e quajti “kriza më e madhe e sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

16 Shkurt 2023, 07:56 Nga DOSJA
SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër
Ukrainë

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të merkurën në Bruksel se ministrat evropianë të mbrojtjes po diskutojnë mënyrat për të rritur shpenzimet e mbrojtjes si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë. Mbrëmjen e së martës po në Bruksel u zhvillua edhe takimi i Grupit të Kontaktit për Ukrainën që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, pas takimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi se Ukraina mund të nisë një ofensivë kundër Rusisë në pranverë dhe se aleatët do sigurohen që Kievi të ketë përkrahjen e nevojshme për këtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Evropa po rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që ai e quajti “kriza më e madhe e sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Ne po forcojmë mbrojtjen tonë, duke vendosur 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të aleancës me mjete të konsiderueshme ajrore dhe detare. Ne do dyfishojmë numrin e grupeve luftarake nga katër në tetë. Do të miratojmë udhëzimin e ri politik për planifikimin e mbrojtjes. Ky do të jetë ndryshimi kyç për vitet e ardhshme, për tu siguruar që ne kemi aftësitë e nevojshme për mbrojtjen tonë”, tha zoti Stoltenberg.

Grupi i Kontaktit i Ukrainës i udhëhequr nga SHBA-të u takua një ditë më parë në Bruksel. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pasi ofroi garanci se përkrahja për Ukrainën do të vazhdojë, paralajmëroi se Kievi po përgatitet për një ofensivë të re në pranverë.

“Ajo që Ukraina dëshiron të bëjë në momentin e parë të mundshëm është të krijojë kushte në fushën e betejës që të vazhdojnë të jenë në favor të saj. Ne presim që ata të kryejnë një ofensivë në pranverë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Zoti Austin tha se 54 vendet anëtare të grupit do të bëjnë gjithçka që munden për të dërguar armët që i nevojiten Kievit, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi disa imazhe të hënën, duke thënë se ato tregojnë artileri dhe njësi të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Sekretari Austin tha Rusia po dërgon njësi të shumta në Ukrainë, por shumë prej tyre nuk janë të pajisur, apo trajnuar mirë.

Shefi i Shtatmadhorisë të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley vuri në dukje se Rusia po vazhdon sulmin në rajonin e Donbasit të Ukrainës.

“Ata po sulmojnë Donbasin. Përparimi i tyre është i ngadalshëm. Po bëjnë luftë rrënuese. Ata po shënojnë humbje të mëdha. Morali i tyre nuk është i lartë dhe po përballen me shumë probleme. Megjithatë, kanë shumë trupa në betejë”, tha shefi i Shtatmadhorisë, Mark Milley.

Ushtria ruse tha të hënën se “njësi vullnetare sulmi”, me mbështetjen e forcave ruse, kanë kapur një fshat në veri të Bakhmutit. Ukraina ka pranuar se situata është “e vështirë” rreth qytetit lindor ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Ukraina ka kërkuar avionë luftarakë nga perëndimi, por Sekretari Austin tha se nuk ka një lajm të ri për këtë. Ai shtoi se SHBA-ja nuk e ka penguar Poloninë apo ndonjë vend tjetër t’i ofrojë avionët e vet, duke vënë në dukje se vendimi do të varet nga çdo vend individualisht.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj