Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kontrollet filluan disa javë pas fillimit të transmetimit të një dokumentari mbi trazirat që përfshinë shtetin perëndimor të Guajaratit në 2002, ku u vranë të paktën një mijë persona, kryesisht myslimanë. Trazirat ndodhën në kohën kur kryeministri aktual Narendra Mondi ishte guvernator i këtij shteti të Indisë.
Zyrtarët indianë të tatimeve të mërkurën kontrolluan për të dytën ditë radhazi zyrat e Korporatës Britanike të Transmetimit, BBC në Nju Deli dhe Mumbai. Veprimi, të cilin qeveria e ka quajtur kontroll tatimor, është kritikuar ashpër nga partitë opozitare, organizatat globale dhe ato indiane mediatike, duke e konsideruar atë një përpjekje për të shuar zërat e pakënaqur dhe për të frikësuar median.
Kontrollet filluan disa javë pas fillimit të transmetimit të një dokumentari mbi trazirat që përfshinë shtetin perëndimor të Guajaratit në 2002, ku u vranë të paktën një mijë persona, kryesisht myslimanë. Trazirat ndodhën në kohën kur kryeministri aktual Narendra Mondi ishte guvernator i këtij shteti të Indisë.
Dokumentari me dy pjesë “India: Pyetjet rreth Modit”, i cili ngriti shumë çështje rreth veprimeve të Modi dhe pretendon se ai ishte “përgjegjës” për “kulturën e pandëshkueshmërisë” që i hapi rrugën dhunës, u denoncua nga ministria e jashtme e Indisë, e cila e quajti atë “propagandë”. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Indisë thuhet se “dokumentari ishte i anshëm, atij i mungonte objektiviteti dhe ai paraqiste një vazhdimësi të qartë të mentalitetit kolonialist” të mbulimit të ngjarjeve.
BBC ka thënë se për realizimin e dokumentarit janë bërë “hulumtime rigoroze”. Ai nuk është transmetuar në Indi dhe qeveria ka bllokuar të gjitha videot dhe publikimet e tij në Twitter përmes aktivizimit të kompetencave emergjente bazuar në ligjin e informacionit elektronik. Në javët e fundit, anëtarë të partisë Bharatiya Janata në pushtet, që drejtohet nga Modi, kanë akuzuar BBC-në për vendosje në shënjestër të Indisë në një kohë kur statusi i saj global është në rritje.
Kontrolli, që nisi të martën, vazhdoi gjatë natës deri të mërkurën. Departamenti i Tatimit mbi të Ardhurat nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por ‘Press Trust of India’, agjencia më e madhe e lajmeve në vend, njoftoi se zyrtarët po merrnin kopje të të dhënave elektronike e financiare. BBC ka bërë të ditur se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.
Këshilltari i lartë i ministrisë së Informacionit dhe Transmetimeve Kanchan Gupta tha për kanalin televiziv ‘Times Now’ se kontrolli nuk kishte si qëllim hakmarrjen ndaj trasmetuesit britanik. Disa nga mediat vendase kanë cituar burime të paidentifikuara që thonë se BBC ishte në "mospërputhje të qëllimshme" me rregulloret. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se Uashingtoni ishte në dijeni të këtyre zhvillimeve, por tha se nuk ishte në gjendje të ofronte një gjykim mbi çështjen. Megjithatë Price shtoi se "ne (SHBA) mbështesim rëndësinë e një shtypi të lirë në mbarë botën".
"Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe lirisë së fesë ose besimit, si të drejta të njeriut që kontribuojnë në forcimin e demokracive në mbarë botën", u tha Price gazetarëve të martën.
Që nga fillimi i kontrollit, ka pasur një seri kritikash në lidhje me veprimet kundër transmetuesit publik britanik. Disa kritika kanë vënë në dukje se autoritetet indiane kanë përdorur kontrollet tatimore, si pretekst për të shënjestruar organet kritike mediatike.
Në një editorial të së mërkurës, gazeta ‘Indian Express’ shkruante se duke pasur parasysh trajtimin që qeveria Modi u bën mediave kritike dhe shoqërisë civile, veprimi i fundit ndaj ‘BBC-së’ ngjan me një ngacmim dhe një përpjekje për frikësim. Në një deklaratë të martën të Klubit të Shtypit të Indisë thuhej se kontrolli duket të jetë një "rast i qartë i hakmarrjes, që vjen brenda disa javësh nga shfaqja e dokumentarit në BBC". Në deklaratë thuhej gjithashtu se "kjo gjë do të dëmtojë reputacionin dhe imazhin e Indisë si demokracia më e madhe në botë". Sipas organizatës Reporterë pa Kufij, India shënoi rënie në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022, nga vendi 142 që ishte një vit më parë, tashmë renditet në vendin e 150./VOA
BRUKSEL- Një protestë e vogël nga aktivistët pro-kurdë detyroi pezullimin për një kohë të shkurtër t&eu...
David Malpass UASHINGTON- Presidenti i Bankës Botërore David Malpass tha të mërkurën se do të largohej nga posti para fund t...
Pamje nga rrënojat në Turqi ANKARA- Opozita e Turqisë po kritikon partinë në pushtet të presidentit Recep Tajip Erdogan lidh...
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për marrëdhënien e tij me presidentin e Serbisë, Aleksand&...
Siyuan Zhuji KINË- Siyuan Zhuji, një artist multidisiplinar që dokumentoi jetën gjatë pandemisë në Kinë, ë...
Elon Musk SHBA- Elon Musk bleu Twitter dhe aktualisht është CEO i kompanisë, por ai tashmë po përgatitet të lirojë ...
Itinerari i balonës SHBA- Amerika e kishte gjurmuar balonën kineze të spiunazhit që kur u lëshua nga toka nga ishulli Hainan n&eum...
Ohio SHBA- Një tren që transportonte kimikate ka dalë nga shinat në Ohio të SHBA-së dhe ka shpërthyer në flakë...
Studimi SHBA- Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojnë se organizatat mediatike kombëtare, synojnë t&...
Ushtar rus RUSI- Një rekrut 20-vjeçar i identifikuar me emrin Sergei Grindin vrau veten në një njësi ushtarake pran&e...