LIVE UPDATES
Bota

SHBA vazhdon trysninë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ushtrojnë trysni për arritjen e një armëpushimi në luftën 10-mujore Izrael-Hamas. Marrëveshja, veç ndalimit të luftimeve do të përfshijë edhe lirimin e pengjeve të marrë gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman negociatorët pritet të kthehen në bisedime, që po zhvillohen në Kajro, deri në fund të javës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi rajonin. Luftimet kanë vazhduar në Rripin e Gazës mëngjesin e të premtes, ndërsa Uashingtoni, Katari dhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e luftës. Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka vrarë ‘dhjetëra’ militantë gjatë luftimeve të një dite më parë. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet izraelite vranë të paktën 22 persona, ndërsa vazhdojnë luftimet Izrael - Hamas. Banori i Gazës, Majid al Dabak thotë se ai humbi të afërmit në këto sulme. “Shtëpia u godit dhe të gjithë brenda, fëmijë, burra, gra u hodhën në erë, sikur shtëpia të mos ishte ndërtuar kurrë…”, thotë zoti Dabak. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se përgjatë sulmeve 10 mujore izraelite janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë. Izraeli thotë se sulmet e tij kanë në shënjestër grupin të përcaktuar si terrorist nga Uashingtoni, Hamas, i cili vrau 1200 njerëz dhe mori qindra pengje gjatë sulmit të 7 tetorit. Të enjten u njoftua se një tjetër luftanije amerikane hyri në ujërat e Lindjes së Mesme, ndërsa vazhdojnë tensionet në pritje të sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit. Teherani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut, dy prej aleatëve të tij në rajon. “Ne kemi shtuar praninë ushtarake në rajon. Besoj se është e drejtë të thuhet se kemi hyrë në zona që do të ndikojnë në llogaritjet e Iranit për mënyrën dhe, nëse vendos, të veprojë// Ky veprim gjithashtu dërgon një mesazh që ne jemi përkrah Izraelit”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u kthye nga Lindja e Mesme këtë javë. Ai tha se negociatorët paraqitën një propozim që trajtonte çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Hamasit. “Me partnerët tanë në Egjipt dhe Katar, mesazhi ynë është i thjeshtë, i qartë dhe urgjent. Ne kemi nevojë të arrijmë marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve”, thotë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Ekspertët e lidhjeve arabo-izraelite thonë se puna e negociatorëve arabë është me rendësi kyçe për të ulur tensionet në rajon. “Nëse ndërmjetësit arabë janë të bindur se Izraeli e ka pranuar propozimin e Blinkenit, mesazhi që do t'i përcillet Iranit dhe të tjerëve është se: “ne e kemi pajtimin e Izraelit, ende jo të Hamasit, por do të vazhdojmë të përpiqemi’”, thotë David Makovsky nga Instituti i Uashingtonit. Izraeli thotë se i duhet dhënë fund kërcënimit të sigurisë nga Hamasi. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës. Kombet e Bashkuara thonë se 90% e 2.1 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

23 Gusht 2024, 15:07 Nga N.F
SHBA vazhdon trysninë për armëpushimin në Lindjen e Mesme
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ushtrojnë trysni për arritjen e një armëpushimi në luftën 10-mujore Izrael-Hamas. Marrëveshja, veç ndalimit të luftimeve do të përfshijë edhe lirimin e pengjeve të marrë gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman negociatorët pritet të kthehen në bisedime, që po zhvillohen në Kajro, deri në fund të javës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi rajonin.

Luftimet kanë vazhduar në Rripin e Gazës mëngjesin e të premtes, ndërsa Uashingtoni, Katari dhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e luftës. Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka vrarë ‘dhjetëra’ militantë gjatë luftimeve të një dite më parë.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet izraelite vranë të paktën 22 persona, ndërsa vazhdojnë luftimet Izrael - Hamas. Banori i Gazës, Majid al Dabak thotë se ai humbi të afërmit në këto sulme.

“Shtëpia u godit dhe të gjithë brenda, fëmijë, burra, gra u hodhën në erë, sikur shtëpia të mos ishte ndërtuar kurrë…”, thotë zoti Dabak.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se përgjatë sulmeve 10 mujore izraelite janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë. Izraeli thotë se sulmet e tij kanë në shënjestër grupin të përcaktuar si terrorist nga Uashingtoni, Hamas, i cili vrau 1200 njerëz dhe mori qindra pengje gjatë sulmit të 7 tetorit.

Të enjten u njoftua se një tjetër luftanije amerikane hyri në ujërat e Lindjes së Mesme, ndërsa vazhdojnë tensionet në pritje të sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit. Teherani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut, dy prej aleatëve të tij në rajon.

“Ne kemi shtuar praninë ushtarake në rajon. Besoj se është e drejtë të thuhet se kemi hyrë në zona që do të ndikojnë në llogaritjet e Iranit për mënyrën dhe, nëse vendos, të veprojë// Ky veprim gjithashtu dërgon një mesazh që ne jemi përkrah Izraelit”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u kthye nga Lindja e Mesme këtë javë. Ai tha se negociatorët paraqitën një propozim që trajtonte çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Hamasit.

“Me partnerët tanë në Egjipt dhe Katar, mesazhi ynë është i thjeshtë, i qartë dhe urgjent. Ne kemi nevojë të arrijmë marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve”, thotë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Ekspertët e lidhjeve arabo-izraelite thonë se puna e negociatorëve arabë është me rendësi kyçe për të ulur tensionet në rajon.

“Nëse ndërmjetësit arabë janë të bindur se Izraeli e ka pranuar propozimin e Blinkenit, mesazhi që do t'i përcillet Iranit dhe të tjerëve është se: “ne e kemi pajtimin e Izraelit, ende jo të Hamasit, por do të vazhdojmë të përpiqemi’”, thotë David Makovsky nga Instituti i Uashingtonit.

Izraeli thotë se i duhet dhënë fund kërcënimit të sigurisë nga Hamasi. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës. Kombet e Bashkuara thonë se 90% e 2.1 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës vitin e kaluar./ VOA

shba aarmepushim lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj