LIVE UPDATES
Bota

“Shëmtime, shëmtime”: Rreziku prej injektimit të botoksit nga joprofesionistët

5 Nëntor 2023, 07:53 Nga A.B

 

Dëshira për të bërë ndryshime estetike në fytyrë, një 30-vjeçareje në Prishtinë i kushtoi me përkeqësime të mëdha shëndetësore.

Laura - identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë - thotë se para një viti bëri fillimisht injektime me substancën botoks në fytyrë, e pastaj edhe me filler.

Injeksionet e botoksit janë krijuar për t’i relaksuar muskujt e fytyrës, me qëllim të zbutjes së rrudhave. Fillerët mbushin linja në fytyrë ose shtojnë volumin në pjesë të caktuara, si buzët apo faqet.

“Disa ditë pasi kam bërë intervenimin, pjesa e injektuar ka nisur të ënjtet dhe të mbushet me qelb. Më është dashur të shkoj urgjentisht për mjekim në spital, ku kam qëndruar një javë”, thotë Laura.

Ajo tregon se ndërhyrjet në fytyrë i ka bërë në një ordinancë private.

“Personi që ka intervenuar në fytyrën time, nuk ka pasur të bëjë me profesionin e mjekut. Ka qenë floktare. Është marrë me rregullimin e vetullave dhe, pastaj, ka filluar t’i aplikojë edhe këto gjërat e tjera”, sipas Laurës.

Ajo thotë se nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për rreziqet e mundshme dhe se, po të kthehej prapa në kohë, nuk do të bënte ndërhyrje të tilla.

“Kanë kaluar shumë muaj dhe unë ende po merrem me pasojat”, thotë Laura, duke mos dhënë shumë detaje se cili ka qenë saktësisht shkaku i përkeqësimeve të saj shëndetësore.

Shumica e mbushësve të lëkurës përmbajnë një substancë natyrale, të quajtur acid hialuronik, dhe zgjasin nga gjashtë deri në 18 muaj.

Trendi i përdorimit të tyre është në rritje jo vetëm në Kosovë, por gjetiu në botë.
Arsyet, sipas raportimeve të mediave të ndryshme, variojnë nga përpjekjet “për të luftuar plakjen” deri te dëshira për të qenë në hap me personalitetet e rrjeteve sociale.

“Unë nuk jam doktoreshë... por merrem me botoks dhe filler, pse jo”, thotë për Radion Evropa e Lirë udhëheqësja e një qendre estetike në Prishtinë.

“Unë vij nga një familje doktorësh dhe jam duke e kryer shkollën... Kam praktikë dhe trajnime të bëra në Shqipëri dhe në Kosovë. Kurrë nuk më ka ndodhur ndonjë problem”, thotë ajo duke dashur të mbetet anonime.

Materialin thotë se e blen në Kosovë, ndërsa për çmimet në qendrën e saj tregon se janë të ndryshme - 80 apo 100 euro - varësisht ndërhyrjeve që bëhen.

Moshat që shkojnë në këtë qendër, nuk kontrollohen.

Profesionistët shëndetësorë shprehen të shqetësuar, sepse ndërhyrjet e tilla, sipas tyre, duhet t’i bëjnë vetëm kompetentët si: mjekët e kirurgjisë maksillofaciale, mjekët e kirurgjisë plastike, dermatologët apo oftalmologët.

Drejtoresha e Klinikës Maksillofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mërgime Loxha, thotë se, viteve të fundit, është rritur numri i rasteve të komplikimeve shëndetësore si “rezultat i aplikimeve të produkteve të ndryshme për çështje estetike në fytyrë”.

Alergji, deformim i lokacionit ku është aplikuar botoksi, paralizë, moshapje e syrit dhe hematome janë vetëm disa nga reaksionet që shfaqen.

Loxha thotë se këto ndodhin pasi ndërhyrje estetike në fytyrë bëjnë edhe personat që merren me “trajtimin e flokëve” apo edhe të tjerë që nuk kanë njohuri për komplikimet e mundshme që mund t'i shkaktojë botoksi ose filleri, apo mënyra e injektimit të tyre.

Për më tepër, shton ajo, në treg “ka produkte të ndryshme”, të cilat nuk dihet nëse janë të miratuara nga rregullatorët e barnave.

“Një numër i madh i këtyre trajtimeve aplikohen edhe prej stomatologëve, mjekëve stomatologë të sapodiplomuar. A kanë të drejtë, nuk e di”, thotë Loxha për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi, thotë se stomatologët e kanë këtë të drejtë.

“Po flas vetëm për regjionin orofacial - konkretisht për buzët. Domethënë, ajo është pjesë e specializimit tonë. Duhet vetëm një kurs që është profesional, që e organizon një kompani e certifikuar me ekspertë të certifikuar... Ndërsa botoksi në ballë apo kudo tjetër nuk i takon stomatologut”, thotë ai.

Në rrjetet sociale të qendrave të estetikës dhe të institucioneve private arsimore reklamohen vazhdimisht trajnime për ndërhyrje në fytyrë dhe për certifikime nga mjekë vendorë dhe të huaj, por për prapavijën e këtyre të fundit nuk jepen shumë informacione.

Vetë REL-i ka biseduar me një mjeke të përgjithshme që konfirmon se mban trajnime të tilla në një kolegj privat në Prishtinë.

Duke dashur të mbetet anonime dhe të mos ofrojë shumë detaje, ajo thotë se trajnimi për ndërhyrje me botoks dhe filler zgjat vetëm një ditë dhe se personi që e ndjek atë - qoftë mjek apo jo i fushës së mjekësisë - pajiset me diplomë dhe paguan një mijë euro.

Për dermatologen Merita Kotori, e cila punon në QKUK, ky është një fakt shqetësues.

“Një floktar apo një punëtor shumë i thjeshtë ka mundësi ta paguajë një trajnim, të certifikohet dhe të thotë se ka marrë certifikatën për aplikimin e botoksit edhe fillerit... Kjo çështje duhet të ngrihet, sepse komplikimet janë të shumta, të mos them fatale”, thotë Kotori, e cila vetë udhëheq edhe një ordinancë private në Prishtinë, ku, prej shumë vitesh, aplikohen injektimet me botoks dhe filler.

Në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale konfirmojnë për REL-in se botoksi dhe filleri janë pajisje medicinale, importi i të cilave bazohet në Ligjin për produkte dhe pajisje medicinale.

“Të drejtë importi të produkteve dhe pajisjeve medicinale kanë të gjithë qarkulluesit farmaceutikë të licencuar”, thonë nga kjo agjenci.

Por, në Doganën e Kosovës konfirmojnë po ashtu për REL-in se, në disa raste, kanë kapur sasi botoksësh dhe fillerësh që persona të caktuar kanë tentuar t’i fusin ilegalisht.

Kryetari i Shoqatës së Kirurgëve Plastikë Rekonstruktivë dhe Estetikë të Kosovës, Ylber Zejnullahu, thotë se e gjithë kjo situatë ndodh në mungesë të një rregulloreje që do ta rregullonte çështjen e ndërhyrjeve estetike me botoks e filler.

“Ne ende nuk kemi parë nga Ministria [e Shëndetësisë] gatishmëri që të bëjë një task-forcë - e që ne jemi të gatshëm të ndihmojmë - për të vendosur pikat e një rregulloreje për këtë çështje”, thotë Zejnullahu.

“Nga informatat që na vijnë, këto ndërhyrje bëhen edhe nga njerëz joprofesionistë, domethënë nga njerëz që nuk janë mjekë... E meta e kësaj është se, edhe nëse doni që ata të ndiqen [ligjërisht], nuk ka bazë ligjore”, shton ai.

Rreth dy vjet më parë, udhëheqës të klinikave dhe të shoqatave të kirurgëve plastikë, të dermatologëve dhe të mjekëve maksillofacialë dhe oftalmologë, në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës, kanë kërkuar që në Ligjin për shëndetësi të futet një nen, që do të specifikonte se kush saktësisht duhet të merret me ndërhyrjet me botoks dhe filler.

Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, kjo kërkesë nuk është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Puna në draft-ligj është duke u bërë brenda Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk kemi informata aspak... Sipas informatave që i kemi, gjatë këtyre ditëve apo javëve, draft-ligji do të dërgohet në Kuvend dhe pastaj do të shohim...”, thotë Sejdiu.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk iu përgjigj në mënyrë konkrete pyetjeve të REL-it rreth rregullimit ligjor të kësaj çështjeje.

“Shërbimet për aplikim të botoksit dhe fillerit janë shërbime që më herët nuk kanë qenë të parapara me ligj”, tha Ministria në përgjigjen e saj me shkrim.

“Inspektorati Shëndetësor ka bërë inspektime në institucionet shëndetësore, të cilat i kanë ofruar këto shërbime. Gjatë këtyre inspektimeve, kur është hasur në parregullsi - pra nëse nuk kanë qenë të lajmëruara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim - janë marrë masa bazuar në dispozitat ligjore në fuqi”, tha po ashtu Ministria e Shëndetësisë.

Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon kundër kryerjes së këtyre procedurave në sallone flokësh ose thonjsh, për të siguruar rezultatet më të mira dhe gjithashtu për të mbrojtur shëndetin.

“Po ndodhin shëmtime, shëmtime dhe shëmtime dhe askush nuk mban përgjegjësi. Është mirë për ata që vendosin për këto intervenime, ta dinë se ku duhet të adresohen e ku të lajmërohen”, përfundon Sejdiu nga Oda e Mjekëve e Kosovës./REL

botox

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!