LIVE UPDATES
Bota

Shënohet tetori më i nxehtë në Evropë

Monitoruesi i klimës, C3S, tha se kjo valë e nxehtësisë “solli temperatura rekorde në baza ditore në Evropën perëndimore dhe një tetor që theu rekord për nxehtësi në Austri, Zvicër dhe Francë”. Rekorde u thyen edhe në shumë pjesë të Italisë dhe Spanjës për muajin e kaluar.

8 Nëntor 2022, 16:10 Nga k.m.
Shënohet tetori më i nxehtë në Evropë
Foto ilustruese

Këtë vit, muaji tetor në Evropë theu rekord për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur pothuajse dy gradë Celsius mbi periudhën krahasuese 1991-2020. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Kopernik për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian.

Monitoruesi i klimës, C3S, tha se kjo valë e nxehtësisë “solli temperatura rekorde në baza ditore në Evropën perëndimore dhe një tetor që theu rekord për nxehtësi në Austri, Zvicër dhe Francë”. Rekorde u thyen edhe në shumë pjesë të Italisë dhe Spanjës për muajin e kaluar.

“Kanadaja përjetoi nxehtësi rekorde dhe kushte shumë më të ngrohta se zakonisht u regjistruan edhe në Grenlandë dhe Siberi”, thanë nga C3S.

Ata theksuan se temperatura më të ftohta se zakonisht u regjistruan në Australi, në pjesët më lindore në Rusi dhe në disa zona në perëndim në Antarktikut. Ky lajm vjen përderisa liderë botërorë janë grumbulluar në Egjipt për të diskutuar për klimën, të përballur me thirrje për t’i ulur urgjentisht emetimet e karbonit në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë e mëtejshme klimatike.

“Pasojat e rënda të ndryshimit klimatik janë shumë të dukshme sot dhe neve na duhen veprime ambicioze klimatike në COP27 për t’u siguruar që reduktimi i emetimeve do t’i stabilizojë temperaturat afër cakut të vendosur nga Marrëveshja e Parisit prej 1.5 gradëve”, tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess, duke iu referuar bisedimeve aktuale për klimën që po zhvillohen në Egjipt, në kuadër të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se vendet duhet të bashkëpunojnë ose do të përballen me “vetëvrasje kolektive” në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Njerëzimi ka një zgjedhje: bashkëpunim ose zhdukje”, tha Guterres në Samitin COP27 të OKB-së.

Nga C3S gjithashtu thanë të martën se tetori i këtij viti solli kushte më të thata se zakonisht në Evropën jugore dhe në Kaukaz.

“Ishte gjithashtu më thatë se zakonisht në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore qendrore, në Bririn e Afrikës, në pjesë të mëdha të Rusisë, në Azinë qendrore dhe Kinë, dhe në disa rajone të Amerikës jugore”, thuhet në raportin e publikuar.

Ndërkohë, në disa pjesë të Gadishullit Iberik, Francës dhe Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Skandinavisë Veriperëndimore, një pjese të madhe të Evropës lindore dhe Turqisë qendrore, moti ishte “më i lagësht se mesatarja”. Jashtë Evropës, kushte të tilla klimatike u regjistruan edhe në disa pjesë të Amerikës Veriore, Azisë qendrore dhe jugore. Ndërsa, në Australi, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan edhe vërshime në disa zona. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e OKB-së tha të dielën se, nëse parashikimet për këtë vit rezultojnë të jenë të sakta, tetë vjetë e ardhshëm do të jenë secili më i nxehtë se ai paraprak dhe më të nxehtë se para 2015-tës, përderisa theksoi një ngritje dramatike në ritmin e ngrohjes globale.

WMO shtoi se ngritja e nivelit të detit, shkrirja e akullnajave, reshjet tokësore dhe valët e nxehtësisë janë përshpejtuar shkaku i ngrohjes globale. Toka është ngrohur më shumë se 1.1 gradë Celsius që nga fundi i shekullit të 19-të. Por, rreth gjysma e kësaj ngritjeje ka ndodhur gjatë 30 vjetëve të fundit. Sipas parashikimeve, ky vit do të jetë i pesti ose i gjashti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, përkundër ndikimit që ka pasur fenomeni La Nina që nga viti 2020 – fenomen periodik dhe natyror në Paqësor që ftoh atmosferën./REL/

c3s kushtet klimaterike

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë