“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Shitet për mijëra paund kontrata e parë e punës e Princeshë Dianës (FOTO)
Diana Spencer plotësoi formularin e aplikimit për agjencinë elitare të dadove "Solve Your Problem Ltd" në maj 1979.
1 Maj 2024, 18:21Nga S.B
Diana Spencer
SHBA- Ajo që besohet të jetë kontrata e parë e punës e Dianës, Princeshës së Uellsit, në të cilën ajo mund të ketë gënjyer për moshën e saj, është shitur për 8,470 paund në ankand. Diana Spencer plotësoi formularin e aplikimit për agjencinë elitare të dadove "Solve Your Problem Ltd" në maj 1979.
E plotësuar kryesisht nga 17-vjeçarja, mendohet se ajo vuri datën e saj të lindjes si 1960 në vend të 1961 për të gjetur një punë më shpejt ose për të marrë më shumë pagë.
Diana Spencer
Dokumenti i ka shkuar një koleksionisti anonim në SHBA. Ankandi Andrew Stowe, nga Auctioneum Ltd në Bristol tha: Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm. Kishte interes nga e gjithë bota, nga Amerika, Hong Kongu, Kanadaja dhe Australia që të gjithë përpiqeshin të kapnin kontratën e parë të punës së Dianës.