LIVE UPDATES
Bota

Shkelën të drejtat e njeriut gjatë shtypjes së protestave, Kanadaja sanksionon anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se 500 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë në trazirat që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator 2022.

27 Shkurt 2023, 17:00 Nga a.l
Shkelën të drejtat e njeriut gjatë shtypjes së protestave,
Kanadaja

KANADA- Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe të Forcave të Zbatimit të Ligjit, për “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” gjatë shtypjes vdekjeprurëse të protestave. Irani po përballet me protesta që nga vdekja e një gruaje të re, e cila gjendej në paraburgim për shkak të dyshimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës. 

Ministria për Punë të Jashtme e Kanadasë tha më 27 shkurt se në mesin e të sanksionuarve janë guvernatori i provincës Kurdistan, Esmaeil Zarei Kousha, gjenerali dhe komandanti i Gardës për këtë provincë, Seyeh Sadegh Hosseini dhe komandanti i forcave paramilitare Basij në Sanandaj të provincës Kurdistan, Morteza Mir Aghaei.

“Sot në listën e sanksioneve janë 12 zyrtarë të lartë nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit dhe nga Forcat e Zbatimit të Ligjit të cilët kanë marrë pjesë në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, përfshirë edhe përmes shtypjes vdekjeprurëse të protestave në gjithë zonat kurde të Iranit Perëndimor”, u tha në deklaratë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se 500 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë në trazirat që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator 2022. Mijëra të tjerë janë arrestuar dhe gjyqësori iranian, i nxitur nga kërkesat e ligjvënësve për ndëshkime të ashpra të protestuesve, ka dhënë dënime të rënda, përfshirë edhe dënime me vdekje.

Sipas sanksioneve të Kanadasë, ndalohet ndërveprimi me personat e sanksionuar dhe atyre u ngrihen asetet që mund të kenë në Kanada. Kanadaja tha se do të vazhdojë të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për t’u përgjigjur trajtimit “skandaloz” që regjimi iranian i bën popullit të tij, por po ashtu edhe ndaj “propagandës” dhe veprimeve të regjimit që “vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

Regjimi iranian vazhdon që në mënyrë brutale të shtypë popullin e tij dhe t’ua pamundësojë të drejtat themelore dhe liritë. Ne dëgjojmë lutjet e popullit iranian dhe i vlerësojmë për trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kanadaja nuk do të ndalojë së avokuari për iranianët dhe të drejtat e tyre”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë./REL

seyeh sadegh hosseini morteza mir aghaei

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet