15 Janar 2023, 14:38
Nga I.A
Ukraine
UKRAINË- Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas Dnjipro, ka shkuar në 23, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit. Sipas tij, 72 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete tjera.
Sipas të dhënave, 39 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë shpëtuar. Më herët gjatë ditës, këshilli ka shpallur tri ditë zie, për atë që e ka përshkruar “sulmin më të rëndë terrorist në Dnjipro”, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Ekipet e shpëtimit kanë përdorur një kran për të evakuuar personat e bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës nëntëkatëshe.
Ushtria ukrainase beson se ndërtesa është goditur me raketë me rreze të gjatë, Kh-22. Si rezultat, hyrja e ndërtesës është shkatërruar plotësisht. Sipas ushtrisë, vetëm më 14 janar, Rusia ka kryer tri valë të sulmeve në qytetet ukrainase. Për sulmet është raportuar në ditën kur kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë, për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të “zmbrapsin forcat ruse”.
Sunak e ka bërë këtë zotim duke përmendur tanket Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë. Sipas tij, kjo është shenjë e “ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën”. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
15 Janar 2023, 14:23
a.l
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të G7...
Bota
15 Janar 2023, 14:25
I.A
Cigare
MEKSIKË- Meksika ka nisur të zbatojë një prej ligjeve më të ashpra kundër duhanit, pasi ai parasheh ndalesë ...
Bota
15 Janar 2023, 14:15
a.l
Galuschenko
UKRAINË- Ministri i Energjisë në Ukrainë ka zhvilluar sot një takim online me Sekretaren e Energjisë së SHB...
Bota
15 Janar 2023, 14:17
I.A
Policia
TIRANË- 13 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht ditën e sotme në Tiranë për shkak të shkeljeve n&...
Bota
15 Janar 2023, 14:09
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpalli emergjencë në Kaliforni pasi pritet një përkeqësim i motit dhe stuhit&e...
Bota
15 Janar 2023, 13:53
I.A
Tedros Adhanom Ghebreyesus
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës që të bëj&eum...
Bota
15 Janar 2023, 13:31
a.l
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ishte mes të pranishmëve t&eum...
Bota
15 Janar 2023, 13:22
a.l
Jeff Hovenier
KOSOVË- Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të ...
Bota
15 Janar 2023, 13:13
a.l
William Walker
KOSOVË- Në Reçak është mbajtur akademia përkujtimore për rastin e 24 vjetorit të masakrë...
Bota
15 Janar 2023, 13:05
I.A
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev akuzoi dje kryeministrin japonez Fumio Kishida për "skllavëri ...