LIVE UPDATES
Bota

Shkup, analistët tregojnë pritshmëritë e koalicionit të ardhshëm qeveritar

Një pjesë e analistëve në Shkup vlerësojnë se qëndrimet nacionaliste të VMRO-DPMNE-së do të nisin të ndryshojë me fillimin e formimit të kabinetit të ri qeveritar.

11 Maj 2024, 22:21 Nga B.Z
Shkup, analistët tregojnë pritshmëritë e koalicionit të
Maqedoni e Veriut

Maqedoni e Veriut - Fitorja e thellë e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 8 majit po hap debate në publik lidhur me qëndrimet e kësaj partie kundrejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese. Analistët vlerësojnë se partia konservatore do të vijë duke ulur retorikën nacionaliste dhe se partitë shqiptare nuk do të heqin dorë lehtë nga kushtet e tyre për t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar.

Një pjesë e analistëve në Shkup vlerësojnë se qëndrimet nacionaliste të VMRO-DPMNE-së do të nisin të ndryshojë me fillimin e formimit të kabinetit të ri qeveritar.

Isen Saliu thotë se retorika e ashpër e partisë VMRO-DPMNE kundrejt ndryshimeve kushtetuese duke qenë në opozitë dhe në veçanti gjatë fushatës do të vijë duke u zbutur tani që ajo arriti një fitore të thellë në zgjedhjet e dyfishta. Analisti thotë se do të ndryshojnë edhe raportet e kësaj partie lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE. Ai nuk pret që në Maqedoninë e Veriut të krijohet një realitet politik që në masë më të madhe do të mund të kundërshtonte proceson e anëtarësimit në BE:

“Mendoj se kjo në masë të madhe do të varet edhe nga faktorë të jashtëm që nuk janë në Maqedoni, nga zhvilliment në Sofje. Po ashtu, na presin zgjedhje edhe për në Parlamentin Evropian dhe varet në Bruksel se çfarë realiteti politik do të kemi dhe çfarë prioriteti do t’i jepet zgjerimit të BE-së”, komenton zoti Saliu.

Në kuadër të debateve se cilat parti shqiptare do të duhej të hynin në qeveri, analisti Besim Nebiu thotë se koalcioni VLEN ka legjitimitetin për përfaqësimin e votës shqiptare në koalicionin e pritshëm qeveritar.

Ndërsa, në aspektin politik ai pret të këtë më tepër sfida për shkak se ka dallime midis VMRO-së dhe VLEN-it sa i takon çështjeve të integrimit evropian dhe ndryshimit të Kushtetutës. Por, ai vë në dukje se këto dallime do të fillojnë të zbuten sidomos ajo për çështjen e bisedimeve me BE-në.

“Siç e dimë, kjo çështje është një nga parakushtet, të cilat edhe VLEN po edhe Fronti Evropian para elektoratit të vete e kanë vendosur për krijim të qeverisë”, tekson zoti Nebiu.

Ndërkohë, zoti Saliu shprehet se asnjëri nga koalicioniet e partive shqiptare nuk guxon të tërhiqet nga kërkesat dhe kushtet e tyre për të hyrë në qeveri sepse një gjë e tillë, sipas tij do t’i dëmtonte vetë ato.

Zoti Nebiu nënvizon mungesën e përparimit drejt procesit të integrimit të vendit drejt BE-së gjatë pushtetit 11 vjeçar të VMRO-DPMNE-së dhe nga paraqitja e saj në fushatën e fundit, thotë se janë reale shqetësimet lidhur me qasjen e partisë në këtë drejtim:

“Duhet të presim, të shohim javën tjetër se cila do të jetë platforma e përbashkët qeveritare dhe sa do të ketë në të theks dhe me çfarë narrativi do të dilet, në kuptim të fillimit të negociatave”, thotë Nebiu.

Analisti thotë se duhet pritur dhe parë edhe mundësitë e partnerit shqiptar të koalicionit të ri qeveritar në paraqitjen e programit të tij lidhur me integrimin evropian të vendit.

VMRO-ja ka bërë të ditur publikisht ftesën për koalicionin VLEN në qeverinë e ardhshme dhe mbylljen e derës për BDI-në, ndonëse kjo e fundit me Frontin Evropian ka 6 deputetë më tepër se VLEN-i. BDI-ja duket se e ka të vështirë të pranojë të kalojë në opozitë. Ndërkohë, pritjet e opinionit publik janë që kalimi i pushtetit të bëhet në mënyrë të qetë dhe demokratike./VOA

vmro-dpmne

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë