All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shpërthim i frikshëm i infektimeve, VOA: A po ndan Kina informacion të mjaftueshëm mbi përhapjen e COVID-19?

Pekini ka thënë se masat nuk kanë asnjë bazë shkencore dhe ka kërcënuar se do kundërpërgjigjet duke vendosur masa.

6 Janar 2023, 22:07 Nga k.m.
Shpërthim i frikshëm i infektimeve, VOA: A po ndan Kina informacion
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, një sërë vendesh dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bëjnë thirrje Pekinit të ndajë më shumë informacion. Disa prej shifrave të raportuara janë cilësuar si pa vlerë. Në mungesë të të dhënave mbi numrin e vdekjeve, infeksioneve dhe rasteve të rënda, qeveritë kanë vendosur kërkesat për testim ndaj Covid19 për udhëtarët nga Kina. Pekini ka thënë se masat nuk kanë asnjë bazë shkencore dhe ka kërcënuar se do kundërpërgjigjet duke vendosur masa.

Shqetësimi më i madh është nëse do të ketë variante të reja për shkak të infeksionit masiv që po shpaloset në Kinë të cilat mund të përhapeshin në vende të tjera. Variantet e Delta dhe Omicron u zhvilluan në vende që gjithashtu patën infeksione të mëdha e që mund të jenë një terren shumimi për variante të reja.

PSE NUK PO I JEP KINA TË DHËNAT MBI COVID-19?

Autoritetet shëndetësore kineze publikojnë numrin e rasteve të reja për një ditë, rastet e rënda dhe vdekjet, por këto shifra përfshijnë vetëm raste të konfirmuara zyrtarisht dhe përdorin një përkufizim shumë të ngushtë të vdekjeve të lidhura me COVID.

“Kina me siguri po bën studimet e veta, por nuk po ndan të dhënat”, tha Rei Jip, i cili themeloi zyrën për Kinën të Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Të enjten në gjithë vendin pati 9,548 raste të reja dhe pesë vdekje, por disa autoritete lokale po raportojnë të dhëna shumë më të larta në zonat e tyre. Zhejiang, një provincë në bregun lindor, tha të martën se po po përballej me 1 milion raste të reja në ditë. Ekzistenca e një varianti të ri zbulohet përmes sekuencës gjenetike të virusit. Që prej shpërthimit të pandemisë Kina ka ndarë 4,144 sekuenca gjenetike në platformën botërore për të dhënat e koronavirusit, GISAID. Kjo shifër përbën vetëm 0.04% të rasteve të reja ditore, një shifër 100 herë me e ulët se Shtetet e Bashkuara dhe 4 herë më e ulët se vendi fqinj, Mongolia.

ÇFARË DIHET DHE ÇFARË MUND TË KUPTOHET?

Deri tani, asnjë variant i ri nuk është shfaqur në sekuencat gjenetike që ka ndarë Kina.

“Variantet që po shtojnë infeksionet në Kinë ‘ngjajnë shumë’ me ato që janë parë në pjesë të tjera të botës që nga korriku,”- tha GISAID.

Doktor Gagandeep Kangi cili studion viruset në Kolegjin e Krishterë Mjekësor të Vellores në Indi, pajtohet duke thënë se nuk ka asgjë veçanërisht shqetësuese në të dhënat e deritanishme. Por kjo nuk ka penguar të paktën 10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Australinë, SHBA- në, Francën, Spanjën dhe Italinë që t’u kërkojnë testimin për Covid 19 udhëtarëve nga Kina. Bashkimi Evropian inkurajoi fuqishëm të gjitha vendet anëtare të saj që të bëjnë të njëjtën gjë gjatë kësaj jave.

Zyrtarët e shëndetësisë e kanë mbrojtur testimin si një masë që ndihmon përballë boshllëkut të informimit nga autoritetet kineze. Kjo do të thotë se vendet mund të lexojnë çdo ndryshim të virusit nëpërmjet testimeve, edhe nëse nuk kanë të dhëna të plota nga Kina.

Kanadaja dhe Belgjika thanë se do të kërkojnë grimca virale në ujërat e zeza në avionët që mbërrijnë nga Kina.

“Është si një sistem paralajmërues i hershëm për autoritetet që të parashikojnë nëse do ketë rritje të infeksioneve,”-tha doktor Khoo Yoong Khean, një zyrtar shkencor në Qendrën Duke-NUS për Përgatitjen e Epidemive në Singapor.

A PO NDAN KINA INFORMACIONE TË MJAFTUESHME?

Zyrtarët kinezë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se po ndajnë informacion, duke treguar sekuencat gjenetike që i janë dhënë GISAID-it dhe takimet me OBSH-në. Por zyrtarët e OBSH – së kanë kërkuar vazhdimisht më shumë të dhëna jo vetëm për sekuancat gjenetike, por edhe për nurmin e të shtruarve dhe vdekjeve. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu shqetësim këtë javë rreth rrezikut për jetën në Kinë.

Qeveria kineze shpesh nuk informon popullin e saj, veçanërisht mbi çështje që kanë përmbajtje negative ndaj Partisë Komuniste në pushtet.

Mediat shtetërore kanë qëndruar larg raportimeve për rritjen e numrit të qytetarëve që po digjen (pas vdekjes) si edhe raportimet për njerëz që vrapojnë sa në një spital në tjetrin në përpjekje për t’u kuruar ndërsa sistemi shëndetësor është jashtë kapaciteteve. Zyrtarët qeveritarë kanë akuzuar mediat e huaja për ekzagjerim të situatës./VOA

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet