LIVE UPDATES
Bota

Shpërthim i ri i një virusi të vjetër: Sa i lartë është rreziku pandemik?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden – vendi i të cilit bart barrën më të rëndë të sëmundjes COVID-19, me mbi një milion viktima – ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, nëse lia e majmunëve vazhdon të përhapet.

29 Maj 2022, 11:54 Nga DOSJA
Shpërthim i ri i një virusi të vjetër: Sa i lartë
Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se situata duhet të përcillet me seriozitet, por ka bërë thirrje kundër panikut, duke vlerësuar se sëmundja është ende “e kontrollueshme”.

“Është e rëndësishme të kuptojmë tani se ky shpërthim mund të frenohet me anë të gjurmimit të kontakteve dhe izolimit”, ka thënë Rosamund Lewis nga kjo organizatë.

Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tash, lia e majmunëve ka qenë e përqendruar vetëm në një numër të vogël të vendeve afrikane. Rastet e eksportuara tjetërkund kanë qenë të rralla ose joekzistente. Por, javëve të fundit, ato janë shfaqur shpejt në disa shtete të Evropës, SHBA-së, Australisë e të tjera. Numri i tyre ka arritur tashmë në disa qindra.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden – vendi i të cilit bart barrën më të rëndë të sëmundjes COVID-19, me mbi një milion viktima – ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, nëse lia e majmunëve vazhdon të përhapet.

“Është diçka që duhet ta shqetësojë secilin. Po punojmë shumë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë vaksine mund të jetë e disponueshme”, ka thënë Biden.

Pas më shumë se dy vjetësh jetë në pandemi, ndjenja e frikës është e kuptueshme. Por, zyrtarë të OBSH-së thonë se lia e majmunëve nuk ka gjasa të krijojë skenar të ngjashëm me atë të sëmundjes COVID-19, edhe nëse zbulohen më shumë raste.

“Me zgjerimin e mbikëqyrjes, presim edhe më shumë raste. Por, duhet ta kuptojmë që [lia e majmunëve] nuk është COVID”, ka thënë Maria Van Kerkhove nga OBSH-ja.

Sipas OBSH-së, simptoma klasike e lisë së majmunëve është skuqja e lëkurës, që shpesh fillon në fytyrë dhe pastaj përhapet në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme, derisa shndërrohet në puçrra, të cilat pastaj egërsohen dhe bien.

Simptomat tjera përfshijnë edhe ethe, kokëdhimbje, ënjtje dhe dhimbje muskujsh. Sëmundja, sipas OBSH-së, përhapet nga kontakti i afërt me një person ose kafshë të infektuar. Ajo i ka dy variante: i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve. Rastet aktuale – jashtë kontinentit afrikan – janë raportuar si variant i Afrikës Perëndimore.

Ndryshe nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton një koronavirus i ri, i panjohur më parë, lia e majmunëve është zbuluar në njerëz që më shumë se 50 vjet. Ajo bën pjesë në familjen e sëmundjes së lisë, e cila besohet se ka ekzistuar për së paku 3,000 vjet. Andaj, shkencëtarët e dinë se si përhapet dhe shprehen të bindur se është ndryshe nga COVID-i.Chad Roy, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Tulane në SHBA, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se lia e majmunëve do kontakt shumë të afërt për t’u përhapur – në të shumtën e rasteve lëkurë me lëkurë. Për dallim, COVID-i mund të përhapet thjesht duke folur me një person të infektuar ose duke ndarë të njëjtën dhomë.“Duket se nuk ka fare gjasa që [lia e majmunëve] të transformohet në një situatë të ngjashme me COVID-in, edhe pse e kuptoj që kjo është në kokën e njerëzve, për shkak të përjetimit të pandemisë. [Lia e majmunëve] është një virus krejt tjetër, me manifestime të tjera klinike dhe me modele të tjera transmetimi”, thotë Roy.Neil Mabbott, profesor i imunopatologjisë në Universitetin e Edinburgut, thotë për Exposenë se lia e majmunëve është më pak ngjitëse se COVID-i dhe se rrallë shkakton probleme të rënda te të prekurit.“Te disa njerëz, shumë rrallë, sëmundja mund të jetë e rëndë dhe të çojë në sepsë. Gjithashtu, mund të keni sasi të madhe puçrrash në lëkurën tuaj dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Por, te shumica, sëmundja është zakonisht e lehtë – aq e lehtë, saqë njerëzit mund të mos e dinë se janë të infektuar me virus”, thotë Mabbott.

Nëse infektoheni me linë e majmunit, zakonisht duhen pesë deri në 21 ditë që të shfaqen simptomat e para. Andaj, periudha e izolimit për rastet e kontaktit rekomandohet të jetë tri javë. Te COVID-i, simptomat mund të shfaqen nga dita e dytë deri në ditën e 14-të, pas ekspozimit.

Ekspertët shëndetësorë nuk mund të thonë me siguri se çfarë e ka shkaktuar valën e tanishme të të infektuarve me linë e majmunëve. Një skenar i mundshëm është rritja e udhëtimeve, pas heqjes së shumicës së kufizimeve, që ka imponuar pandemia COVID-19. Ndërsa, për gjasat që lia e majmunëve të ketë pësuar ndonjë mutacion, profesori Mabbott shpjegon më shumë:

“Po, është e mundur që virusi të ketë ndryshuar në ndonjë mënyrë, për të qenë më efikas në përhapjen midis njerëzve. Janë bërë disa teste fillestare në gjenomin, në materialin gjenetik të lisë së majmunëve, që po qarkullon aktualisht”.

“Dhe, këto studime fillestare sugjerojnë se nuk ka prova të fuqishme se virusi ka ndryshuar. Kjo nuk do të thotë se nuk ka ndodhur, por të dhënat nuk e sugjerojnë këtë”, thotë Mabbott.

Agjencitë shëndetësore të disa vendeve që kanë raportuar raste me linë e majmunëve, kanë thënë se numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në mesin e homoseksualëve apo burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra. Këtë e pohon edhe Roy, por, sipas tij, nuk ka ende shpjegim se përse ndodh kjo. Lajm i mirë, thotë Roy, është se trajtimi për linë e majmunëve ekziston, pasi vlen ai që përdoret për rastet e lisë.

“Kemi antiviralë që mund ta trajtojnë në mënyrë efektive këtë sëmundje, që janë dëshmuar klinikisht si të suksesshëm. Kemi po ashtu vaksinën”, thotë ai.

Lia dhe lia e majmunëve janë pjesë e familjes së virusve “Orthopox”. Lia, në një kohë, ka vrarë miliona njerëz në vit. Ajo është çrrënjosur në vitin 1980, me anë të një fushate mbarëbotërore të vaksinimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksina e lisë është rreth 85% efektive kundër lisë së majmunëve, megjithëse ky efektivitet zbehet me kalimin e kohës. Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë ruajtur vaksinat e lisë në kuadër të rezervave strategjike dhe tani mund t’i përdorin për të frenuar shpërthimin e lisë së majmunëve.

Në Evropë, disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën kanë porositur ose blerë vaksina të lisë. Mbretëria e Bashkuar ka filluar tashmë t’i vaksinojë punonjësit e kujdesit shëndetësor, që mund të jenë në rrezik më të lartë nga lia e majmunëve.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se vendi i tij po vëzhgon nga afër edhe mundësinë e vendosjes në karantinë të vizitorëve, por jo tash për tash.

“Është një sëmundje shumë e rrallë dhe, deri më tash, pasojat nuk duken shumë serioze. Por, është e rëndësishme që ta përcjellim dhe kjo është ajo që po bën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Johnson.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje njerëzve të mos i stigmatizojnë ata që diagnostikohen me linë e majmunëve. Në një deklaratë të lëshuar për mediat, më 23 maj, OBSH-ja ka thënë se ka parë mesazhe që stigmatizojnë grupe të caktuara njerëzish.

“Duam ta bëjmë të qartë se kjo nuk është e drejtë, sepse kushdo që ka kontakt të ngushtë fizik – të çfarëdo lloji – me dikë që ka linë e majmunëve, është i rrezikuar, pavarësisht se kush është ai, çfarë bën apo me kë zgjedh të ketë marrëdhënie seksuale”, ka thënë OBSH-ja.

Gazeta amerikane New York Times, në një artikull për linë e majmunëve, ka cituar disa hulumtime, që tregojnë se mundësitë që njerëzit të kontraktojnë viruse nga kafshët, janë rritur dekadave të fundit, për shkak të rritjes së urbanizimit dhe shpyllëzimit.

“Disa kafshë që bartin viruse, si lakuriqët e natës dhe brejtësit, janë shtuar, ndërsa të tjerat i kanë zgjeruar ose përshtatur vendbanimet e tyre, për shkak të zhvillimit urban dhe ndryshimeve klimatike”, ka shkruar New York Times./REL

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet