All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

SHPJEGIMI/ Manipulimi i publikut me dijeni! Fox News dëmshpërblen 787.5 mln$ Dominion, Murdoch shpëton nga dëshmia para jurisë

Padia u lexua si një nga përpjekjet më agresive që Fox të mbante përgjegjësi për përhapjen e gënjeshtrës se vjedhjet e vitit 2020 u vodhën. Kjo gënjeshtër çoi në kërcënime dhe nxiti sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar, ku vdiqën 9 persona. Dominion kishte zbuluar mesazhe dhe komunikime të brendshme nga Fox, ku shihej sesi gazetarë dhe mikpritësit e debatit e dinin se këto akuza për Dominion, ishin të rremë.

19 Prill 2023, 10:56 Nga f.g
SHPJEGIMI/ Manipulimi i publikut me dijeni! Fox News dëmshpërblen
Foto ilustrim
All - Paragraf - 1

SHBA- Një marrëveshje është finalizuar tashmë mes rrjetit mediatik Fox News dhe kompanisë përgjegjëse për pajisjet e votimit në zgjedhjet amerikane Dominion. Marrëveshja e kripur me një vlerë prej 787.5 milionë dollarë për një padi për shpifje përmbyll një cikël që kishte nisur prej disa muajsh në mediat amerikane ku akuzohej Fox bashkë me rrjetin mëmë si përgjegjës dhe transmetues me vetëdije i pretendimeve të rreme se 'Dominion' ishte përfshirë në një komplot për vjedhjen e zgjedhjeve të 2020, ku fitoi Joe Biden përballë Donald Trump. Marrëveshja erdhi direkt pasi juria u betua për këtë çështje. Pas marrëveshjes, asnjëra palë nuk zbuloi kushtet përveç dëmshpërblimit. Edhe avokatët e kompanisë së makinerive të votimit Dominion, refuzuan tu përgjigjen pyetjeve nëse duan një falje formale nga Fox. 

"Palët e kanë zgjidhur çështjen e tyre," tha gjyqtari Eric Davis, ndërsa avokati i Dominion, Justin Nelson tha se më shumë se 787 milionë dollarë përfaqësonin "shfajësim dhe llogaridhënie". Kompania kërkonte 1.6 miliard dollarë në padinë e çuar në gjykatë.

"E vërteta ka rëndësi. Gënjeshtrat kanë pasoja. E vërteta nuk njeh të kuqe apo blu. Njerëzit në të gjithë spektrin politik mund dhe duhet të mos pajtohen për çështje. Por që demokracia jonë të durojë edhe 250 vite të tjera dhe me shpresë shumë më gjatë, ne duhet të ndajmë një angazhim ndaj fakteve.”

Nga ana tjetër gjiganti mediatik tha se marrëveshja pasqyron "angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta gazetareske".

"Ne shpresojmë që vendimi ynë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje me Dominion në mënyrë miqësore, në vend të ashpërsisë së një gjyqi përçarës, do ti lejojë vendit të ecë përpara," thuhet në deklaratë.

Gjyqi mes Fox News dhe Dominion do të zhvillohej në Wilmington, Delaware dhe ishte parashikuar si një proces mediatik i suksesshëm. Rupert Murdoch, shefi ekzekutiv 92-vjeçar i Fox, u thirr për të dëshmuar në këtë rast, së bashku me talentin kryesor të Fox, duke përfshirë Tucker Carlson, Sean Hannity, Jeanine Pirro dhe Maria Bartiromo. Mbyllja e çështjes kursen dëshmitë publike për drejtuesit e Fox dhe Murdoch. 

Padia u lexua si një nga përpjekjet më agresive që Fox të mbante përgjegjësi për përhapjen e gënjeshtrës se vjedhjet e vitit 2020 u vodhën. Kjo gënjeshtër çoi në kërcënime dhe nxiti sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar, ku vdiqën 9 persona. Dominion kishte zbuluar mesazhe dhe komunikime të brendshme nga Fox, ku shihej sesi gazetarë dhe mikpritësit e debatit e dinin se këto akuza për Dominion, ishin të rremë. Mesazhet treguan sesi disa nga prezantuesit më të fuqishëm në Amerikë e dinin që pretendimet që po transmetonin për audencën e tyre çdo nate, ishin të rreme. 

Dominion, një kompani e panjohur deri para zgjedhjeve, kërkoi 1.6 miliardë dollarë dëmshpërblim në këtë rast. Kompania kundërshtoi pretendimet e përsëritura të bëra në transmetimin e Fox pas zgjedhjeve të përgjithshme se Dominion bëri ndërrim votash, mori ryshfet dhe manipuloi zgjedhjet në Venezuel për Hugo Chavez. 

Në padi thuhej se pretendimet e rreme ishin pjesërisht një përpjekje për të tërhequr shikuesit që u zemëruan nga vendimi i Fox në natën e zgjedhjeve për të deklaruar saktë se kundërshtari i atëhershëm i Trump, Joe Biden, kishte fituar shtetin vendimtar të Arizonës.

Dy nga drejtuesit e Fox përgjegjës për vendimin e Arizonës humbën punën e tyre dy muaj më vonë.

Por si veproi Fox për akuzat ndaj kompanisë? Në materialin që u çua pranë Jurisë, shiheshin komunikimet ku vetë Murdoch thoshte se pretendimet se Dominion ka vjedhur votat në favor të Joe Bidenm janë "vërtet të çmendura", por sërish nuk mori asnjë veprim. Prezantuesi më i vlerësuar i rrjetit, Tucker Carlson në një sërë mesazhesh thoshte se pretendimet ishin të të "çmendura", ndërsa Sean Hannity, tha privatisht se nuk i besoi atyre "për asnjë sekondë". Por megjithatë, Fox krijoi panele dhe diskutime për këto akuza. 

Pavarësisht pagesës së madhe, disa ekspertë ligjorë besojnë se zgjidhja ishte në përgjithësi një rezultat pozitiv për rrjetin.

Nëse do të kishte nisur gjyqi për shpifjen, juristët do të kishin për detyrë të përcaktonin nëse Fox News ka vepruar me "ligësi të vërtetë" duke transmetuar pretendime që e dinte se ishin të rreme.

Avokatja e çështjeve civile, Michelle Simpson Tuegel, i tha BBC-së se marrëveshja "flet për kërcënimin masiv që Fox pa nga kjo çështje gjyqësore".

"Dëmtimi i reputacionit të qëndrimit të drejtuesve, përfshirë kryetarin Rupert Murdoch, dhe mikpritësve, duket se i ka shtyrë palët drejt një zgjidhjeje," shtoi zonja Tuegel. Fox ende përballet me një padi të dytë, të ngjashme për shpifje nga një tjetër firmë e teknologjisë zgjedhore, Smartmatic, e cila po kërkon 2.7 miliardë dollarë. Dominion ka ende një proces gjyqësor në pritje kundër dy rrjeteve konservatore të lajmeve, OAN dhe Newsmax.

A mund të paguajë Fox News? Në një shkrim tjetër, BBC shkruan se shifra është rekord dhe një shënohet si një nga marrëveshjet më të mëdha financiare për raste të shpifjes. 

"Është padyshim një shifër e madhe dhe ne nuk duhet ta hedhim poshtë këtë. Dua të them, është një shifër vërtet vërtet e madhe," i tha BBC-së Angelo Carusone, president i mbikëqyrësit të medias me prirje të majtë Media Matters për Amerikën.

Për ta vendosur pagesën në kontekst, kompania mëmë Fox Corporation raportoi të ardhura neto prej 1.23 miliardë dollarë për vitin e fundit financiar. Rezervat e kompanisë sipas dosjeve të fundit janë rreth 4 miliardë dollarë. 

Rupert Murdoch dhe familja e tij - të cilët kontrollojnë perandorinë mediatike të News Corp, e cila përfshin Fox News, The Times of London dhe The ëall Street Journal - kanë një pasuri prej 17.6 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes./Dosja.al

fox news dominion gjyqi fox news dominion rupert murdoch

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen