LIVE UPDATES
Bota

Shqetësime për politizimin e gjyqësorit dhe zgjedhjet në Turqi, problem partia pro-kurde HDP

Gjykata Kushtetuese ka ngrirë fondet e saj shtetërore pasi ajo po shqyrton një çështje për mbylljen e Partisë Popullore Demokratike, HDP, për lidhje të dyshuara me rebelët kurdë, që luftojnë kundër shtetit turk. HDP i ka mohuar akuzat.

27 Janar 2023, 18:35 Nga k.m.
Shqetësime për politizimin e gjyqësorit dhe zgjedhjet në
Foto ilustruese

Gjykata Kushtetuese e Turqisë hodhi poshtë të enjten një kërkesë nga partia e dytë më e madhe opozitare, HDP, për të shtyrë një vendim për mbylljen e saj deri pas zgjedhjeve të përgjithshme turke, që do të mbahen në maj. Kritikët thonë se vendimi shton shqetësimet se presidenti Rexhep Tajip Erdogan po përdor gjyqësorin për të minuar opozitën përpara zgjedhjeve.

Me muzikë dhe valëvitje të flamujve, partia pro-kurde HDP nisi fushatën e saj me një koalicion partish të majta. Por këto nuk janë kohë të lehta për partinë e dytë më të madhe opozitare të Turqisë. Gjykata Kushtetuese ka ngrirë fondet e saj shtetërore pasi ajo po shqyrton një çështje për mbylljen e Partisë Popullore Demokratike, HDP, për lidhje të dyshuara me rebelët kurdë, që luftojnë kundër shtetit turk. HDP i ka mohuar akuzat.

Gjykata refuzoi të enjten një thirrje për të shtyrë çështjen deri pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 14 majit.

“Problemi më i madh ligjor është vetë ekzistenca a partisë. Pra, a do të mund të garojë ajo në zgjedhje apo jo? Kjo krijon shumë probleme, sepse udhëheqja aktuale e partisë dhe ish-drejtuesit e saj tani janë nën kërcënimin e një ndalimi nga politika”, thotë Ertugrul Kurkcu, kryetar nderi i partisë HDP.

Ish-kreu i HDP-së, Selahattin Demirtas, ndodhet tashmë në burg për një rast të cilin Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka konsideruar të motivuar politikisht. Qeveria i ka mohuar këto akuza, duke thënë se gjykatat e vendit janë të pavarura.

HDP është rivali kryesor i partisë AKP të presidentit Erdogan në garën për të marrë numrin e madh të votave kurde në një fushatë që pritet të jetë e ngushtë.

“Erdogani sigurisht që do të dëshironte mbylljen e HDP-së. Kjo do të ishte mirë për të në zgjedhjet parlamentare, sepse atëherë ka të ngjarë që partia e tij AKP të fitojë më shumë vende në parlament”, thotë Mesut Yegen nga Instituti i Reformës.

Partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane, CHP, po përballet gjithashtu me probleme ligjore. Kryebashkiaku i saj karizmatik i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet si një kandidat i fortë presidencial, muajin e kaluar u dënua për fyerje të një zyrtari dhe tani përballet me një ndalim nga politika.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se gjyqësori po bëhet gjithnjë e më shumë një mjet politik.

“Dy fushat ku qeveria ruan kontrollin dhe i jep vetes një avantazh të madh janë gjyqësori dhe vendimet gjyqësore, të cilat përdoren kundër opozitës në mënyrë arbitrare dhe kufizuese me synimin për ta mënjanuar atë dhe gjithashtu për të kontrolluar median”, thotë Emma Sinclair-Webb nga organizata Human Rights Watch.

Me Turqinë, që po përballet me inflacionin në rritje, sondazhet tregojnë se presidenti Erdogan, për herë të parë në dy dekada, përballet me një sfidë serioze në zgjedhje. Por frika është se në vend të votuesve, gjykatat mund të vendosin rezultatin e tyre.

“Nëse nuk ka sundim të ligjit, kjo do të varet nga dëshirat e Erdoganit. Kjo do të thotë se ata mund të jenë edhe më të ashpër”, thotë Mesut Yegen nga Instituti i Reformës.

Që nga viti 1950, Turqia ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Por partitë këtë vit po bëjnë thirrje që masat mbrojtëse elektorale të jenë përparësi pasi sondazhet sugjerojnë se këto mund të jenë zgjedhjet më të ngushta në dekada./VOA

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet