LIVE UPDATES
Bota

Shqiptari nga Medvegja arritje HISTORIKE! Kush është Gzim Rama, kryetar i Parlamentit të Komunës Moudon

Gzim Rama edhe zyrtarisht nis më 1 korrik 2023 punën e kryetarit të Parlamentit të kësaj komune në Kantonin Vaud.

4 Korrik 2023, 15:38 Nga k.m.
Shqiptari nga Medvegja arritje HISTORIKE! Kush është Gzim Rama,
Gzim Rama

Zgjedhja e Gzim Ramës në këtë pozitë përbën rastin e parë që një politikan me prejardhje të huaj të marrë një post kaq të lartë në këtë komunë dhe më gjerë. Gzim Rama është zgjedhur me shumicë të votave kryetar i Parlamentit të Komunës së Moudon-nit. Zgjedhja e tij në këtë post përbën rastin e parë, që një politikan me prejardhje të huaj të zgjidhet në këtë nivel kaq të lartë.  Ky hap vjen  pasi që një vit më parë ai qe zgjedhur nënkryetar i këtij parlamenti. Platforma mediale albinfo.ch (online&print) sjell intervistën me politikanin shqiptar me prejardhjen nga Medvegja. Rama edhe zyrtarisht nis më 1 korrik 2023 punën e kryetarit të Parlamentit të kësaj komune në Kantonin Vaud.

Albinfo.ch: Çfarë do të thotë për ju të merrni një funksion të lartë në komunën tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për një politikan me prejardhje të huaj?

Gzim Rama: Kuptohet që ky është një privilegj shumë i madh dhe po ashtu jam shumë i lumtur e krenar fillimisht për familjen time, miqtë dhe tërë komunitetin. Kurse sigurisht, më bën të ndihem edhe më shumë krenar fakti që si një politikan me prejardhje të huaj (e kam edhe shtetësinë zvicerane) do të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit Komunal në një komunë si Moudon. Në Komunën e Moudon-nit jam një nga shqiptarët e parë dhe mos gaboj ndoshta në kantonin Vaud, po ashtu, në Zvicrën frëngjishtfolëse.

Albinfo.ch: Si ka ardhur te zgjedhja juaj?

Gzim Rama: Kjo ishte një prej ambicieve dhe dëshirave që kisha vite më parë, por sidomos një vullnet i madh nga bashkëpartiakët e Partisë Socialiste, meqë kam qenë edhe si kryetar i këtij subjekti politik në Moudon që nga viti 2020, dhe tani kuptohet që jam dorëhequr nga ky post, dhe falënderoj të gjithë deputetët e partive që ma besuan këtë post më 27 qershor, dhe shpresoj që nuk do t’i zhgënjej.

Albinfo.ch: Sa kohë ka që merreni me politikë ?

Gzim Rama: Me politikë në fakt unë jam rritur, si shumica nga ne kur ishim të vegjël dhe kishim shumë debate politike në mesin e familjes dhe shoqërisë tonë. Por, praktikisht jam aktiv që nga viti 2017 dhe si deputet nga viti 2019, kurse në zgjedhjet komunale të vitit 2021 isha shumë krenar që arrita rezultatin e deputetit më të votuar me prejardhje të huaj.

Albinfo.ch: Sa banorë i ka komuna juaj dhe sa nga ta janë me origjinë të huaj ?

Gzim Rama: Moudon ka 6230 banorë, 55% zviceranë, 45% të huaj, kurse kemi 86 shtetësi të ndryshme. 10% janë shqiptarë, që llogaritet çdo i dhjeti banor është shqiptar.

Albinfo.ch: Ju jeni në këtë legjislaturë prej vitit 2021, çfarë keni bërë ju për shqiptarët e kësaj komune, po edhe për të tjerët ?

Gzim Rama: Në fakt, të bësh diçka vetëm për shqiptarët ose për ndonjë kombësi tjetër është shumë e vështirë, se kjo fatkeqësisht nuk varet vetëm nga unë ose disa individë, por nga të gjithë brenda institucionit, dhe kuptohet që unë i përfaqësoj të gjithë banorët e komunës sime që më dhanë besimin e tyre. Dëshira ime është që të krijojmë sërish një shkollë për të mësuar gjuhën shqipe, edhe pse para 20 vjetësh ishte funksionale, por nga mosinteresimi e prindërve, është mbyllur.

Unë mendoj që një nga gjërat që kam bërë për shqiptarët, dhe jo vetëm për komunën time, por ndoshta në kantonin Vaud, dhe ndoshta edhe në Kosovë është që t’i përfaqësoj dhe të ndihen krenar me ne shqiptarët, dhe t’i inkurajojmë të tjerët që me vullnet dhe me punë, edhe ne si shqiptarë mund të arrijmë në disa pozita, që para disa vjetësh do të ishte e paimagjinueshme./albinfo.ch

gzim rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet