LIVE UPDATES
Bota

Shkrimtarë dhe politikanë dënojnë sulmin ndaj Salman Rushdie

Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua më 12 gusht derisa ishte në skenë, gjatë një seminari në Nju Jork.

14 Gusht 2022, 11:34 Nga d.a.
Shkrimtarë dhe politikanë dënojnë sulmin ndaj Salman Rushdie
Salman Rushdie

SHBA- Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, u dënua nga shkrimtarë dhe politikanë në mbarë botën si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua më 12 gusht derisa ishte në skenë, gjatë një seminari në Nju Jork.

Suzanne Nossel, shefe ekzekutive e organizatës për lirinë e shprehjes “PEN America”:

"Nuk kujtojmë asnjë incident të ngjashëm ndaj një shkrimtari në tokën amerikane. Vetëm disa orë para sulmit, të premten në mëngjes, Salman më kishte dërguar email për të ndihmuar me sistemimin e shkrimtarëve ukrainas që kanë nevojë për strehë të sigurt nga rreziqet e rënda me të cilat përballen. Salman Rushdie ka qenë në shënjestër për fjalët e tij për dekada, por kurrë nuk është zmbrapsur e as nuk është lëkundur. Ai i ka kushtuar energji të palodhshme ndihmës për të tjerët që janë të pambrojtur dhe të kërcënuar".

Botuesi norvegjez, William Nygaard, i cili u plagos rëndë në vitin 1993 – pas publikimit të veprës së Rushdies:

"Rushdie ka paguar një çmim të lartë. Ai është një shkrimtar i madh që ka një rol me peshë për letërsinë".

"Ky sulm i tmerrshëm ndaj mikut tim të dashur Salman përfaqëson një sulm ndaj lirisë së mendimit dhe fjalës. Këto janë liritë që mbështesin të gjitha të drejtat dhe liritë tona. Salmani ka qenë një mbrojtës frymëzues për shkrimtarët dhe gazetarët e persekutuar në mbarë botën. Ai është një shpirt i zjarrtë dhe bujar, një njeri me talent dhe guxim të jashtëzakonshëm dhe ai nuk do të zmbrapset".

Burhan Sonmez, shkrimtar dhe drejtues i organizatës letrare “PEN International”:

"PEN International e dënon fuqimisht sulmin brutal ndaj (shkrimtarit) Salman Rushdie. Salmani është një autor i nderuar dhe i famshëm dhe anëtar i vlefshëm i komunitetit të PEN, i cili është përballur me kërcënime për veprën e tij për vite me radhë. Askush nuk duhet të vihet në shënjestër, aq më pak të sulmohet, për shkak të shprehjes paqësore të pikëpamjeve të tyre. I urojmë mikut tonë të dashur shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me të dhe familjen e tij".

Taslima Nasreen, shkrimtare nga Bagngladeshi:

"Sapo mësova se Salman Rushdie u sulmua në Nju Jork. Jam vërtet e tronditur. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte një gjë e tillë. Ai jeton në Perëndim dhe është i mbrojtur që nga viti 1989. Nëse sulmohet ai, kushdo që është kritik ndaj Islamit mund të sulmohet. Jam e shqetësuar".

"Jam tmerrësisht i tronditur nga sulmi prej frikacakësh ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Lutem për shërimin e tij. Ai është një zë i domosdoshëm dhe nuk mund të heshtet".

Boris Johnson, kryeministër në largim i Mbretërisë së Bashkuar:

"I indinjuar që Salman Rushdie u godit me thikë gjatë ushtrimit të një të drejte që nuk duhet të ndalojmë kurrë së mbrojturi. Mendimet e mia janë me të dashurit e tij. Të gjithë shpresojmë që ai të bëhet mirë".

Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë:

“Sulmi ndaj autorit Salman Rushdie është një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Askush nuk duhet të kërcënohet apo lëndohet për shkak të asaj që shkruan. I uroj shërim të shpejtë”.

Emmanuel Macron, president i Francës:

"Për 33 vjet, Salman Rushdie ka mishëruar lirinë dhe luftën kundër obskurantizmit. Beteja e tij është e jona, një betejë universale. Më shumë se kurrë sot, ne qëndrojmë pranë tij".

Jake Sullivan, këshilltar i Sigurisë Kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden:

“Sot vendi dhe bota ishin dëshmitarë të një sulmi të neveritshëm kundër shkrimtarit Salman Rushdie. Ky akt dhune është i tmerrshëm. Të gjithë ne në administratën Biden-Harris lutemi për shërimin e tij të shpejtë. U jemi mirënjohës qytetarëve të mirë dhe ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë që e ndihmuan z. Rushdie aq shpejt pas sulmit, si edhe agjencive të zbatimit të ligjit për punën e shpejtë dhe efektive”.

Chuck Schumer, senator i Nju Jorkut:

"Ky sulm është tronditës dhe i tmerrshëm. Është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit, të cilat janë dy vlerat bazë të vendit tonë dhe të institucionit Chautauqua. Shpresoj që zoti Rushdie të shërohet plotësisht dhe autori të përballet me përgjegjësi dhe drejtësi të plotë".

Josep Borrell, shef i Politikës së Jashtme të BE-së:

“E dënoj me forcë sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Denoncimi ndërkombëtar i veprimeve të tilla kriminale, të cilat shkelin të drejtat dhe liritë themelore, është e vetmja rrugë drejt një bote më të mirë dhe më paqësore"./REL/

sulmohet salman rushdie suzanne nossel taslima nasreen

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2022, 09:31 d.a.

Evropa goditet rëndë nga thatësira

thatesire ne europe EVROPË- Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet