LIVE UPDATES
Bota

Shkrimtarja dëshmon e përlotur në gjyq: Donald Trump më përdhunoi! Më shkatërroi, më bëri të paaftë për të pasur një jetë romantike

Ndërsa ajo u ul në bankinë ku shpesh u përlot, nga larg zoti Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.

27 Prill 2023, 09:18 Nga DOSJA
Shkrimtarja dëshmon e përlotur në gjyq: Donald Trump më
E.Jean Carroll

NJU JORK– Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”. Sipas E.Jean Carroll, madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”.

Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi zonja Carroll të mërkurën në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha zonja Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.

Ndërsa ajo u ul në bankinë ku shpesh u përlot, nga larg zoti Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.

“Kjo është një histori mashtruese & false – Gjueti Shtrigash!”, shkruajti zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Komentet e tij e shtynë gjykatësin që të paralajmërojë avokatët e zotit Trump se ai mund t’i sjellë kështu vetes probleme të mëtejshme ligjore.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

Gjyqi vjen ndërsa ish-presidenti po kërkon të marrë sërish nominimin republikan për të kandiduar për president, dhe disa javë pasi u vetëdeklarua i pafajshëm për akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me të.

Zonja Carroll, ish-autore 79 vjeçare e artikujve ku jepte këshilla, ishte pothuajse në rolin e dëshmitares. Pasi qau duke u thënë anëtarëve të jurisë se “të kem mundësinë të shfaqem në gjykatë do të thotë gjithçka për mua”, ajo e mblodhi veten me shpejtësi dhe nuk pranoi të bënte pushim.

“Nuk do të rri këtu duke qarë dhe të humbas kohën e të gjithëve”, tha ajo.

Zonja Carroll dëshmoi se u shkëmbye me zotin Trump tek dyert rrotulluese të dyqanit luksoz Bergdorf Goodman në mbrëmjen e një të enjteje në pranverën e vitit 1996. Në atë kohë, ajo po shkruante për revistën Elle, pasi kishte shkruar më parë edhe për emisionin e humorit “SNL”. Në atë kohë, zoti Trump ishte manjat i pasurive të patundshme dhe i njohur në rrethet sociale të Nju Jorkut.

Ajo tha se ai i kërkoi këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një grua, dhe se ajo ndihmoi me kënaqësi. Si një shkrimtare që ofronte këshilla, të merrte kërkesë nga zoti Trump për ta ndihmuar me dhuratat “ishte një mundësi e mrekullueshme”, dhe zonja Carroll mendoi se kështu do të dilte edhe me një histori argëtuese, tha ajo.

Ajo dëshmoi se pati sugjeruar një kapele, por se ai kishte anuar tek të brendshmet, dhe se shumë shpejt filluan të bënin humor për të brendshmet. E argëtuar dhe flirtuese, ajo vazhdoi lojën, duke qeshur edhe kur ai mbylli derën e dhomës së veshjes, ndoshta madje edhe kur e shtyu drejt murit.

Por në vazhdim, ai e përdhunoi, megjithë refuzimin e saj. Ajo arriti më në fund ta shtyjë me gjunj dhe u largua. Zonja Carroll tha se për dekada të tëra, ajo u tregoi vetëm dy shoqeve pasi kishte frikë se zoti Trump do të hakmerrej, pasi ajo mendonte se ishte faji i saj dhe sepse mendonte se shumë njerëz fajësojnë viktimat e përdhunimit për atë që u ndodhi. Ish-Presidenti Trump, 76 vjeç, ka thënë se nuk ka qenë në dyqan me zonjën Carroll dhe se nuk kishte dijeni se kush ajo ishte në momentin kur e bëri këtë histori publike për herë të parë. Zonja Carroll pritet ta vazhdojë dëshminë edhe gjatë të enjtes, kur avokatët e zotit Trump do të kenë ndoshta mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje.

Marrë nga VOA

donald trump e jean carroll

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet