14 Dhjetor 2022, 14:11
Nga d.a.
Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që shtetet e mbetura të Ballkanit të bëhen anëtarë të BE-së dhe përshëndeti vendimin për t'i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit.
“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian ”, u tha Scholz deputetëve në një fjalim në Bundestag në Berlin.
Sipas Guardian, mbështetësit e zgjerimit të BE-së drejt lindjes argumentojnë se angazhimi i bllokut me Ballkanin Perëndimor është jetik për mbrojtjen e sigurisë evropiane përballë agresionit rus.
Në fjalimin e tij në Bundestag, Scholz përsëriti gjithashtu qëndrimin skeptik të Gjermanisë ndaj një kufiri në mbarë BE-në mbi çmimet e gazit. Ekonomia më e madhe e Evropës ka shprehur vazhdimisht shqetësime se vendosja e një kufiri shumë të ulët mund të nxisë ofruesit të shesin gazin e tyre diku tjetër, duke krijuar mungesë furnizimi.
"Nuk ka zgjidhje të menjëhershme. Për shembull, ne nuk duhet të ndërhyjmë me çmimet në mënyrë që më pak gaz të përfundojë duke u shpërndarë në Evropë."- tha Scholz.
Të martën, diplomatët në Bruksel ranë dakord të pranojnë Bosnjën si një kandidate për anëtarësim. Krerët e qeverive të BE-së pritet ta miratojnë këtë vendim në një samit në Bruksel të enjten.
Bosnja i bashkohet katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi, Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës në radhë për anëtarësim. Kandidaturat e Moldavisë dhe Ukrainës u konfirmuan në qershor. Procesi i bashkimit mund të zgjasë dekada.
Kroacia është aktualisht i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që është anëtar i BE-së, megjithëse nuk është anëtare e Shengenit, dhe Austria së fundmi e bllokoi atë nga bashkimi me zonën e udhëtimit pa pasaporta.
olaf scholz ballkani perendimor
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:57
k.m.
Pamje nga gomonia
BRITANI E MADHE- Një peshkatar, ekuipazhi i të cilës shpëtoi 31 persona të mbytur në Kanalin Anglez, tha s...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:59
A.B
Emigrantet
BRITANI E MADHE- Pamje dramatike nga shpëtimi i emigrantëve në kanalin anglez. Skyneës ka publikuar pamjet nga momenti kur e...
Bota
14 Dhjetor 2022, 14:00
d.a.
Ukraine
RUSI- Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se Ukraina kishte siguruar lirimin e 64 anëtarë...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:55
k.m.
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Duke dhënë një përditësim mbi situatën në Kanalin Anglez, sekretarja e Brendshme...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:50
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, forcat ruse që gjuajtën me raketa të shumta goditën ...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:40
k.m.
Joe Biden
Disa mijëra njerëz ishin mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, kryeqyteti amerikan, dhe po fe...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:39
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim n...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:22
a.l
kosove
KOSOVË- Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka nisur një peticion që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosov&e...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:26
d.a.
Trumd, Desantis
SHBA- Në një sondazh të ri në lidhje me kandidatët e mundshëm republikanë për president në vit...
Bota
14 Dhjetor 2022, 13:16
k.m.
Rishi Sunak nga Parlamenti
BRITANI E MADHE- Kryeministri Rishi Sunak e pranoi tragjedia e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotë...