LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë këmbëngul në bisedimet, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen

Banorët e Gazës u dhanë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre të vrarë nga sulmet izraelite, që kanë vazhduar që nga sulmi terrorist i 7 tetorit, i kryer nga Hamasi, mes përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve rajonale për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

15 Gusht 2024, 15:09 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë këmbëngul në bisedimet, Hamasi
fotot ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë Egjipti dhe Katari po shtojnë përpjekjet për të nxitur Izraelin dhe Hamasin të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Raundi i ri i bisedimeve është parashikuar të mbahet sot në Doha.

Banorët e Gazës u dhanë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre të vrarë nga sulmet izraelite, që kanë vazhduar që nga sulmi terrorist i 7 tetorit, i kryer nga Hamasi, mes përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve rajonale për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Bisedimet pritet të mbahen të enjten në kryeqytetin e Katarit, Doha. Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, ka dhënë sinjale se nuk do të marrë pjesë në bisedime.

“Presim nga ndërmjetësuesit të na njoftojnë se Izraeli e ka pranuar ofertën. Çdo takim i radhës duhet të ketë në qendër mekanizmat zbatues dhe përcaktimin e afateve dhe jo zhvillimin e negociata për aspekte të reja,” thotë zyrtari politik i Hamasit, Osama Hamdan.

Të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre këmbënguli se Shtetet e Bashkuara kanë besim se do të ketë bisedime.

“Gjithmonë para bisedimeve ka pozicionim të palëve. E kemi parë këtë gjë më parë, nuk është gjë e re,” tha ajo.

Por për Presidentin Joe Biden paqja mbetet e pakapshme.

“Po bëhet gjithnjë e më vështirë. Duhet të shohim se çfarë do të bëjë Irani dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nëse sulmojnë. Por unë nuk dorëzohem,” deklaroi ai.

Ekzistojnë shqetësime që Irani do të sulmojë Izraelin pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Ismail Hanije në tokën iraniane. Izraeli nuk ka marr përgjegjësi për vrasjen, por besohet gjerësisht se ai e kreu sulmin. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre ushtarake në rajon si masë parandaluese ndaj Iranit dhe grupeve të tjera të lidhura me të, siç është organizata Hezbollah. Hezbollahu ka intensifikuar sulmet nga Libani përgjatë kufirit në Izrael. I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein qëndroi në Bejrut të mërkurën.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe asnjëra palë nuk ka më justifikime për vonesa,” deklaroi ai.

Palët fajësojnë njëra tjetrën për ngërçin.

“Hamasi po vazhdon të vendosë kushte të reja dhe po refuzon arritjen e një marrëveshjeje,” tha zëdhënësi i Qeverisë izraelite, David Mencer.

Ndërkohë, analistët thonë se Presidenti Biden duhet t’i bëjë më shumë trysni Izraelit.

“Nëse ai i thotë Netanyahut që mbaron me kaq, se kushdo që vjen pas tij, qoftë Presidentja Harris, apo Presidenti Trump, nuk do t’i bëjnë më lëshime si deri tani. Andaj ka ardhur koha t’i japë fund dhe të fillojë një epokë e re,” thotë analistja nga Universiteti 'Johns Hopkins', Laura Blumenfeld.

Kjo epokë e re parasheh integrimin rajonal të Izraelit në këmbim të krijimit të shtetit palestinez. Por arritja e këtij qëllim duket ende e largët. Armëpushimi në Gazë mbetet hapi i parë, tani për tani i paarritshëm.

shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj