LIVE UPDATES
Bota

“Shtet i dështuar”/ Debat i madh për Kosovën në Parlamentin e Gjermanisë

9 Korrik 2022, 08:53 Nga A.B
“Shtet i dështuar”/ Debat i madh për Kosovën në
Parlamenti i Gjermanise

Bundestagu gjerman ka miratuar dje me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it. Gjatë kësaj seance u bë debat për Kosovën. Shumë deputetë u shprehën për liberalizimin e regjimit të vizave, por kishte edhe të tjerë që dolën kundër dhe e quajtën Kosovën “shtet të dështuar” dhe “tërësisht jofunksional”, raporton Express.

Siç raporton DW, shumica e folësve në debatin 40-minutësh theksuan domosdoshmërinë e prezencës gjermane në kuadër të KFOR-it, si faktor stabilizues në rajon.

Volker Ulrich, nga CDU/CSU tha se “njerëzit në rajon duhet të kenë besim te Evropa. Dhe për Kosovën kjo do të thotë se nuk duhet të drejtojmë apele vetëm për përmirësimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si shkallë e parë e perspektivës së anëtarësimit në BE.”

Ulrich Lechte, nga partia bashke-qeverisëse, FDP, u shpreh gjithashtu në favor të anëtarësimit të Kosovës në KE: “Nuk duhet ta humbasim shansin historik për ta futur Kosovën në Këshillin e Evropës”, tha deputeti liberal. Ai vuri në dukje se “Kosova tashmë i ka plotësuar 80 përqind të kërkesave të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në dhe deri në fund të vitit do të bëjë kërkesë për anëtarësim në BE.”

Ngjashëm argumentoi edhe, Adis Ahmetoviç, raportues i partisë socialdemokrate për Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi domosdoshmërinë e zgjatjes së mandatit, nisur nga gjendja ende e paqëndrueshme në rajon. Por ai vuri në dukje, se stabilizimi afatgjatë i rajonit kërkon edhe përparime në aspektin politik: Ahmetovic tha se tashmë ka filluar një ndryshim epokal në politikën e Gjermanisë në Ballkan. Por ai tha se tani duhet të pasojnë veprat: “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe Kosova duhet të njihet edhe nga pesë vendet evropiane. Ky është plani i qeverisë federale. Dhe ne do të qëndrojmë me këtë plan”, u zotua ligjvënësi i gjerman, i cili i përket së njëjtës parti, si kancelari Olaf Scholz.

Kundër zgjatjes së mandatit u shprehën – si gjithmonë – dy partitë ekstreme: majtistët (Die LInke) dhe djathtistët (AfD).

Hannes Gnauck, nga AfD, e quajti Kosovën një “shtet të dështuar”. “Nuk do të ketë kurrë një shtet multi-etnik në Kosovë, dhe kjo dihej që para dhjetë vjetësh”, tha deputeti gjerman. Ai kujtoi 27 ushtarët që lanë jetën gjatë misionit të KFOR-it në Kosovë dhe kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e një “strategjie exit”, pra, për të dalë nga Kosova.

Deputetja e partisë “E Majta”, Zaklin Nastic, e quajti Kosovën shtet “tërësisht jofunksional” me “korrupsion në nivel të lartë”.

Nastic tha se në Kosovë “kolaboratorë nazistë si Xhafer Deva nderohen nga pjesë të mëdha të popullsisë e deri te qeveria. Pikërisht ai Xhafer Deva, që në luftën e dytë botërore krijoi divizionin SS Skënderbeu dhe është i njohur për krime kundër hebrenjve. Është vërtet e tmerrshme që vetëm pas një presioni të jashtëzakonshëm, Bashkimi Evropian dhe Qendra Zhvillimore e OKB-së hoqën dorë nga financimi i kthimit të shtëpisë së këtij fashisti në qendër kulturore. Dhe është një skandal tjetër që qeveria në Prishtinë vazhdon t’i qëndrojë këtij plani”, tha politikania majtiste. “Për Të majtën është e qartë: Kush adhuron fashistët nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.”

Gjermania merr pjesë prej vitit 1999 në trupën paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Mandati parashikon dërgimin e deri në 400 ushtarëve gjermanë. Kontingjenti gjerman i KFOR-it mbetet kështu i njëjti si më parë, por Gjermania po e shton praninë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje në misionin EUFOR /Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Bundestagu gjerman gjithashtu e miratoi këtë të premten në pasdite.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në një mision jashtë vendit. Aktualisht numri i ushtarëve gjermanë të stacionuar është rreth 70. Vazhdimi i misionit pritet t’i kushtojë shtetasve gjermanë shtatë milionë euro./GazetaExpress

parlamenti i gjermanise gjermani kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj