LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara nga 'aktiviteti provokues ushtarak' i Kinës pranë Tajvanit

Kina, e cila pretendon se Tajvani është territor kinez, tha se kishte kryer të dielën “ushtrime sulmi” në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit si reagim ndaj asaj që tha se ishte provokim nga ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.

26 Dhjetor 2022, 19:06 Nga k.m.
Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara nga 'aktiviteti provokues
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga aktiviteti ushtarak i Kinës pranë Tajvanit, të cilin e quajti “provokues” dhe “destabilizues”, tha Shtëpia e Bardhë të hënën.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Tajvanin për t’u vetëmbrojtur në përputhje me angazhimet tona të mëparshme dhe në përputhje me politikën tonë të një Kine” tha përmes një deklarate Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

17 e një avionë të forcave ajrore kineze, përfshirë avionë luftarakë dhe dronë, hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit gjatë 24 orëve të fundit, tha qeveria tajvaneze sot. Kjo konsiderohet shkelja më e rëndë e raportuar deri më tani. Kina, e cila pretendon se Tajvani është territor kinez, tha se kishte kryer të dielën “ushtrime sulmi” në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit si reagim ndaj asaj që tha se ishte provokim nga ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.

Tajvani, i cili kundërshton me forcë pretendimet territoriale të Kinës, tha se ushtrimet treguan se Pekini po shkatërronte paqen rajonale dhe po përpiqej të frikësonte popullin e Tajvanit. Një zyrtar i lartë i Tajvanit i njohur me çështjet e sigurisë në rajon i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se Tajvani vlerësoi se Kina kreu këtë “provokim” ushtarak për të shprehur zemërimin ndaj një ligji të ri amerikan që rrit ndihmën ushtarake për Tajvanin. Personi, i cili nuk pranoi të identifikohej pasi informacioni nuk ishte bërë publik, tha se gjatë ushtrimeve, forcat ajrore të Kinës dërguan avionë luftarakë nga disa zona në të gjithë vendin për të kryer sulme të simuluara ndaj luftanijeve tajvaneze dhe amerikane.

Zyra kineze për “Çështjet e Tajvanit” nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Zyra e presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se presidentja do të mbajë një takim të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare, mëngjesin e së martës, për të diskutuar forcimin e sistemit të mbrojtjes civile të ishullit, e pasuar nga një konferencë shtypi ku do të bisedohet mbi masat e reja të mbrojtjes civile.

Deklarata nuk dha detaje, por ministria e mbrojtjes ka thënë se po shqyrtonte zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak përtej katër muajve, pasi lufta në Ukrainë dhe rritja e tensioneve me Pekinin rigjallëruan diskutimin se si t'i përgjigjen presionit ushtarak kinez.

“Sa më shumë të bëjmë përgatitje, gjasat do të jenë më të vogla për përpjekje të nxituara agresioni. Sa më të bashkuar të jemi, aq më i fortë dhe më i sigurt do të bëhet Tajvani”, tha zonja Tsai në një ceremoni ushtarake të hënën.

Gjatë shkeljeve të fundit, disa avionë kinezë, kryesisht avionë luftarakë, kaluan për pak kohë vijën mesatare në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit përpara se të ktheheshin në Kinë, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit. Shtatë anije të marinës kineze u zbuluan gjithashtu pranë Tajvanit, tha ministria.

Taipei ka shprehur shqetësimin për misione të vazhdueshme të tilla nga forcat ajrore kineze gjatë dy viteve të fundit. Tajvani dërgoi avionë luftarakë për të detyruar avionët kinezë të largohen, ndërsa sistemet raketore vëzhguan fluturimin e tyre, tha ministria. Kina ka rritur presionin e saj diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në vitet e fundit në ishullin e vetëqeverisur për të pranuar sundimin e Pekinit. Qeveria e Tajvanit thotë se dëshiron paqe, por do të mbrohet nëse sulmohet./VOA

shba

Sondazh

Poll
Bota 26 Dhjetor 2022, 17:42 I.A

FILOZOFI / Pyetja e parë e njeriut

Filozofia, dëshira për të ditur, lindi me pyetjet që njeriu filloi t’i bënte vetes dhe përgjigjet që përpiqej t&...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet