LIVE UPDATES
Bota

Shtimi i kërkesës për energji kërcënon ndërprerjen e energjisë elektrike në Irlandë, ekspertët dhe aktivistët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje ekologjike

Irlanda po shqyrton me kujdes përfitimet përballë kostos së lartë të qendrave të të dhënave për gjigandët amerikanë të teknologjisë si Meta dhe Google. Aktualisht, këto qendra të mëdha konsumojnë 21% të energjisë elektrike të vendit, më shumë se sa konsumojnë të gjitha shtëpitë në zonat urbane.

22 Dhjetor 2024, 22:44 Nga N.F
Shtimi i kërkesës për energji kërcënon ndërprerjen
Foto

IRLANDË- Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë sasi të mëdha energjie elektrike. Por shtimi i kërkesës për energji nga rrjeti kombëtar, kërcënon ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërsa ekspertët dhe aktivistët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje ekologjike.

Irlanda po shqyrton me kujdes përfitimet përballë kostos së lartë të qendrave të të dhënave për gjigandët amerikanë të teknologjisë si Meta dhe Google. Aktualisht, këto qendra të mëdha konsumojnë 21% të energjisë elektrike të vendit, më shumë se sa konsumojnë të gjitha shtëpitë në zonat urbane.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që deri në vitin 2026 qendrat e të dhënave do të konsumojnë rreth një të tretën e energjisë elektrike të Irlandës, barrë shumë më e madhe se kudo tjetër në Evropë.

Frika për mundësinë e ndërprerjes së energjisë e detyroi operatorin e rrjetit të Irlandës të vendoste një moratorium jozyrtar për qendrat e reja të të dhënave pranë Dublinit deri në vitin 2028. Darragh Adelaide, anëtar i këshillit të Qarkut të Dublinit jugor, thotë se qendrat e të dhënave po sforcojnë burimet në vend.

“Qendrat e të dhënave në Irlandë konsumojnë rreth 21% të energjisë elektrike në vend, një sasi tejet e madhe. Çdo qendër konsumon ndërmjet 500,000 dhe 5 milionë litra ujë. Situata është më e rënduar kur kemi një ditë shumë të ngrohtë, ose disa ditë të tilla. Kur krahason burimet që shfrytëzohen, sasinë e karbonit që çlirojnë dhe numrin e vendeve të punës që ofrojnë për komunitetet lokale, mendoj se nuk ia vlen që në këtë zonë të kemi 40 nga 80 qendrat e të dhënave që ka Irlanda”.

Disa qendra të dhënash ende nuk janë vënë në punë. Një prej tyre i përket kompanisë “Digital Reality” dhe ndodhet në Dublin. Kufizimet energjetike kanë bërë që sallat të jenë bosh.

“Arsyeja pse salla e të dhënave është e zbrazët është se për shkak të kufizimeve aktuale në tregun e energjisë elektrike, nuk jemi në gjendje të sigurojmë një kontratë me shpërndarësit çka do të mundësonte të kishim klientë të rinj në këtë qendër”, thotë Dermot Lahey me firms Digital Reality.

Disa kompani teknologjike kanë paralajmëruar se Irlanda mund të humbasë nga zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, pasi kjo lloj teknologjie kërkon më shumë energji elektrike sesa qendrat e zakonshme të të dhënave. Sidoqoftë, kompanitë ende po përpiqen të ndërtojnë qendra në pjesë të tjera të vendit.

Qeveria irlandeze kërkon që qendrat e reja të furnizohen me energji të rinovueshme. Turbinat me erë kanë zënë një vend të rëndësishëm në zonën ku dikur vendasit nxirrnin qymyr për ngrohjen e shtëpive dhe centralet elektrike. Kompania Statkraft është prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë së rinovueshme. Kevin O’Donovan është përfaqësues i firmës Statkraft për Irlandën.

“Objektivi në Irlandë është që 80% e kërkesës për energji elektrike të plotësohet nga burimet e rinovueshme. Këtu përfshihet rritja e parashikuar e qendrave të të dhënave”.

Aktivistët lokalë thonë se qendrat po shterojnë burimet kombëtare, përfshirë ujin e nevojshëm për ftohje dhe janë përpjekur të ndalojnë ndërtimin e disa qendrave të prodhimit të energjisë nga era.

“Jemi kundër qendrave të të dhënave pasi ato konsumojnë një sasi të madhe energjie elektrike që mund të përdorej në sektorë të tjerë të ekonomisë. Këto qendra janë komerciale dhe nuk sjellin përfitime për sa i përket vendeve të punës, apo mjedisit”, thotë Seamus Corcoran, aktivist lokal.

Ekspertët thonë se Irlanda është një shembull i asaj që shumë vende mund të përballen gjatë dekadës së ardhshme nëse nuk planifikojnë me kujdes ndikimet e zgjerimit të qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale./VOA

irlanda energji elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj