LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e kontrolluara nga demokratët masa për mbrojtjen e emigrantëve në SHBA

Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut Eric Adams njoftoi se qendra e strehimit të emigrantëve në Floyd Bennett Field do të mbyllet deri më 15 janar.

22 Dhjetor 2024, 18:40 Nga N.F

Shtetet e kontrolluara nga demokratët masa për mbrojtjen e

SHBA- Duke marrë parasysh premtimin e Presidentit të zgjedhur republikan Donald Trump për dëbim masiv të emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara, disa kryebashkiakë në shtetet e kontrolluara nga demokratët, po ndërmarrin hapa për t'u përgatitur për politikat e reja. Siç njofton koorespondenti i Zërit të Amerikës Aron Ranen nga Nju Jorku, kjo pritet të shkaktojë një përplasje me administratën e re të zotit Trump, e cila vjen në pushtet më 20 janar.

Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut Eric Adams njoftoi se qendra e strehimit të emigrantëve në Floyd Bennett Field do të mbyllet deri më 15 janar. Ajo ndodhet në një park kombëtar, ku juridiksionin e kanë autoritetet federale, jo zyrtarët e qytetit.

"Ne kemi qenë të shqetësuar për fatin e qendrës në Floyd Bennett Field që nga dalja e rezultatit të zgjedhjeve. Ajo është e vetmja qendër strehimi për emigrantët në tokë federale dhe ne mendojmë se mund të jetë në rrezik nga administrata e re", thotë Kathryn Kliff nga organizata Shoqëria e Ndihmës Juridike.

Në intervistat e fundit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka sinjalizuar se ai do t'i japë përparësi forcimit të kontrolleve në kufi për të frenuar hyrjen e emigrantëve pa dokumente dhe dëbimin e tyre. Udhëheqësit demokratë po bëjnë përpjekje për mbrojtjen e emigrantëve pa dokumente përpara se ai të marrë detyrën. Ndërkohë, emigrantët pa dokumente kanë shprehur shqetësim nga thirrjet për dëbimin e tyre nga administrate e re.

"E shoh që ai është një njeri që e bën atë që thotë dhe e mban fjalën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë."

José, një emigrant pa status ligjor thotë se beson se veprimet e disa individëve po dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e të gjithë emigrantëve.

"Ka shumë emigrantë, si bashkatdhetarët e mi, që vijnë për të kryer krime dhe për të vjedhur. Kështu që ndonjëherë për veprimet e një personi paguajnë çmimin gjithë të tjerët."

José është pjesë e një prej dy valëve më të mëdha të emigrantëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Gjatë administratës së Presidentit Biden, rreth 8 milionë emigrantë hynë në vend. Një valë e ngjashme me të ka ndodhur në vitet 1850, sipas një analize të të dhënave qeveritare të të gazetës New York Times.

“Mendoj se shifrat që kemi parë në dy vitet e fundit janë historike, kemi patur numrin më të madh të emigrantëve në histori, por ndoshta jo për nga përqindja e tyre”, thotë Erin Corcoran nga Universiteti Notre Dame.

Përballë këtyre shifrave të larta, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams po ndjek një qasje më bashkëpunuese. Së fundmi, ai u takua me zyrtarin e administratës së ardhshme për çështjen e kufirit për të diskutuar mbi çështjen e emigrantëve.

"Biseda ishte e përqendruar në çështjen e kapjes së individëve që po kryejnë krime në qytetin tonë. Atyre që janë këtu, u bëjmë thirrje që të zbatojnë ligjin, të vazhdojnë të përdorin shërbimet që ata kanë të drejtë t’i përdorin, si arsimimi i fëmijëve, kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja publike, por ne nuk do të jemi një strehë e sigurt për ata që kryejnë akte të dhunshme”, tha ai.

Veprimet e fundit të kryebashkiakut Adams mund të jenë lëvizje strategjike për të ruajtur një pjesë të kompetencave lokale, sugjeron ekspertja Erin Corcoran.

"Ai ndoshta është duke e kuptuar se mund të mos jetë në gjendje të frenojë të gjitha operacionet për dëbime masive në qytetin e Nju Jorkut, por nëse ai shihet si bashkëpunues, ai mund të marrë një rol më të madh në përcaktimin e përparësive apo në diskutimet se cilat komunitete mund të mbrohen", thotë ajo.

Ndërsa udhëheqësit e shteteve të kontrolluara nga demokratët përqendrohen në mbrojtjen e emigrantëve, mbetet për t'u parë se sa efektive do të jenë përpjekjet e tyre./VOA

shba emigrante

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet