LIVE UPDATES
Bota

"Shtohet kërkesa për surrogaci!" The Economist: Nga rritja e infertilitetit te numrit të beqarëve, ja faktorët që kanë ndikuar! Nuk mungojnë kritikat

Ndërsa birësimet po ulen, kërkesa për surrogaci po rritet në botë. Megjithatë, praktika është sulmuar nga konservatorët fetarë dhe disa feministë, shkruan The Economist.

26 Prill 2025, 08:42 Nga M.B
"Shtohet kërkesa për surrogaci!" The Economist: Nga rritja e
Foto ilustruese

SHBA- Kur Shakir Muhamed dhe partneri i tij donin të krijonin një familje në Londër, ata kërkuan të adoptonin një fëmijë. Por, për shkak të procesit të mundimshëm dhe kohës së gjatë të pritjes, ata vendosën të ndiqnin rrugën e surrogacisë. Vitin e kaluar, lindi djali i tyre Nico nga një grua në Amerikë, e cila pranoi të lindte fëmijën e tyre për një tarifë, dhe e cila ende qëndron në kontakt me ta. Vepra të tilla mirësie duhet të festohen, sepse u japin fëmijë familjeve që, për arsye të ndryshme, nuk mund ta bëjnë këtë vetë. Në mbarë botën, ndodhin rreth 30,000 lindje surrogate në vit.

Megjithatë, në vend që të festohet botërisht, surrogacia po kundërshtohet gjithnjë e më tepër nga konservatorët fetarë, të cilët e shohin atë si një shkelje të rendit natyror, po ashtu edhe nga disa feministë, të cilët shqetësohen se ajo shfrytëzon gratë, veçanërisht kur ato paguhen për të qenë nëna surrogate. Në tetor, Italia, e cila e ka ndaluar surrogacinë që nga viti 2004, vendosi kufizimet më të ashpra në botë për këtë praktikë, duke e shpallur atë një “krim të përbotshëm”. Ky term “e vendos surrogacinë në një nivel me gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit”, vuri në dukje Dafni Lima nga shkolla juridike e Universitetit Durham. Ligji nuk lejon që italianët të kenë foshnja surrogate jashtë shtetit, madje edhe në vendet ku surrogacia është e ligjshme.

Shkelja dënohet me deri në dy vjet burg dhe një gjobë deri në 1 milion euro (1.04 milion dollarë). Në dhjetor, Gjykata e Lartë në Spanjë, e cila gjithashtu e ndalon surrogacinë, vendosi të mos e lejonte praktikën jashtë vendit, duke argumentuar se ajo “shkel integritetin moral të gruas shtatzënë dhe fëmijës”. Kjo ka sjellë një ngatërresë të ndërlikuar ligjesh kombëtare, ku prindërit e ardhshëm rrezikojnë të përndiqen penalisht dhe foshnjat të mbeten pa prindër dhe pa shtetësi. Kufizime të tilla po shtyjnë edhe që surrogacia të praktikohet në mënyrë të fshehtë, ose në vende ku nuk ka fare ligje rregullatore, apo të bjerë në duart e kriminelëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore, ku ka shumë më tepër gjasa që nënat surrogate të shfrytëzohen dhe të abuzohen.

Megjithëse surrogacia daton të paktën që në kohërat biblike (libri i Zanafillës tregon historinë e Abrahamit që la shtatzënë shërbëtoren e gruas së tij, Hagarin, që kjo të lindte një fëmijë për çiftin), vetëm në mesin e viteve 1980, metoda IVF lejoi surrogacinë “gjestacionale”, ku një grua mund të ishte shtatzënë me një fëmijë që nuk kishte lidhje gjenetike me të. Përpara kësaj, çiftet pa fëmijë që dëshironin familje, në përgjithësi nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kërkonin birësim. Megjithatë, kërkesa ka tejkaluar prej kohësh ofertën.

Sipas një studimi të botuar në vitin 2006, kishte rreth 1 milion prindër në Amerikë që donin të birësonin një fëmijë, por vetëm 51,000 fëmijë u besoheshin agjencive çdo vit për birësim. Për shumë veta, përgjigjja ishte të kërkonin jashtë vendit. Në vitin 2004, birësimet ndërkombëtare arritën në 45,000, kryesisht nga vende të varfra ose të shkatërruara nga lufta.

Megjithatë, një sërë skandalesh me trafikimin e fëmijëve, rrëmbimin dhe rritjen e foshnjave nxitën rregullore më të rrepta dhe/ose ndalime të plota, si ai që u vendos nga Kina vitin e kaluar. Për rrjedhojë, birësimet ndërkufitare janë fundosur. Në vitin 2022, kishte vetëm 3700 të tilla në mbarë botën, duke lënë me qindra mijë fëmijë në jetimore (shih grafikun). Kjo është një rënie që nuk do të ndryshojë, thotë Peter Selman, profesor në Universitetin Newcastle dhe ekspert në këtë fushë.

Birësimet kanë rënë gjatë dekadave të fundit në disa shtete të pasura, pjesërisht për shkak të vendosjes së rregullave tepër të rrepta për prindërit. Për shembull, në disa pjesë të Britanisë, autoritetet lokale këmbëngulin se çdo fëmijë duhet të ketë dhomën e vet të gjumit. Për më tepër, koha që kalojnë fëmijët në përkujdesje përpara se të dërgohen në një familje, ka shkuar nga muaj në vite, duke i lënë shumë fëmijë të traumatizuar. Muhamedi dhe partneri i tij shqetësoheshin nëse mund t’u jepnin mbështetjen e duhur fëmijëve të tillë.

Dëshira për fëmijë

Megjithëse adoptimi në vendet e pasura ka rënë, kërkesa për surrogaci është rritur. Ajo është nxitur edhe nga rritja e infertilitetit, rritja e numrit të beqarëve dhe çifteve homoseksuale që zgjedhin të kenë fëmijë dhe përhapja e informacionit në internet. Në Britani, numri i lindjeve surrogate të njohura nga gjykatat u rrit pothuajse katërfish gjatë një dekade, duke arritur në 449 në vitin 2022, nga 117 në vitin 2011. Surrogacia po bëhet gjithnjë e më e përhapur në glob.

Në Amerikë, ku disa shtete lejojnë që gratë të paguhen për të mbajtur një fëmijë (e njohur si surrogaci komerciale), pothuajse një e treta e shtatzënive të tilla janë për prindër të huaj. Shumë prej tyre vijnë nga vende si Kina apo Franca, ku ndalohen të gjitha format e surrogacisë. Të tjerë vijnë nga vende si Britania, ku lejohet vetëm surrogacia “altruiste”, pra nënat mund të paguhen jo më shumë se shpenzimet e tyre të arsyeshme shtesë.

Ashtu si në rastin e Nico-s, rreth gjysma e lindjeve surrogate për prindër britanikë ka ndodhur jashtë shtetit në vitet e fundit. Nuk ka statistika të besueshme për mbarë botën. Sam Everingham, i cili themeloi organizatën jofitimprurëse Growing Families në Australi, që i ndihmon njerëzit me procedurat e surrogacisë në botë, vlerëson se rreth 30,000 foshnja në vit lindin nga surrogacia ndërkombëtare. Vlerësime të tjera janë më të larta. Firma e të dhënave Global Market Insights llogarit se ky treg kishte një vlerë më shumë se 14 miliardë dollarësh në vitin 2022 dhe parashikon se vlera e tij do të rritet në 129 miliardë dollarë në vitin 2032.

Kjo rritje e shpejtë po nxjerr në pah probleme ligjore dhe morale që janë të ngjashme me ato që rrënuan, dhe më pas shkatërruan adoptimin ndërkombëtar: potencialin për abuzim kur kërkesa e lartë në vendet e pasura takon ofertën në vendet më të varfra dhe pa ligje rregullatore. Po lindin pyetje nëse është etike të paguash për fëmijë dhe se si surrogacia, qoftë komerciale apo altruiste, ndikon në autonominë e trupave të grave dhe identitetin dhe mirëqenien e fëmijëve që ato lindin.

Disa politikanë, si kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e kundërshtojnë prerazi idenë që një grua të mbartë një fëmijë për dikë tjetër, në çdo rrethanë. “Jeta e njeriut është e paçmuar dhe nuk është një mall”, shkroi ajo në Twitter pasi Italia e shpalli surrogacinë një krim të përbotshëm. Kritikët gjithashtu argumentojnë se surrogacia dëmton nënat dhe fëmijët. Një studim zbuloi se nënat surrogate kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndërlikime të shtatzënisë sesa nënat që përdorin procedurën IVF ose që mbesin shtatzënë në mënyrë natyrale.

Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa të lindin para kohe. “Ne nuk mund të shkelim mbi të drejtat e fëmijëve dhe grave… për dëshirat e disa çifteve për të pasur fëmijë”, thotë Olivia Maurel, e cila ka lindur në Amerikë përmes një nëne surrogate, por tani bën fushatë kundër saj. Megjithatë, një grup më i gjerë kërkimor, duke përfshirë një shqyrtim sistematik të 47 studimeve në 12 shtete, nuk e mbështet pretendimin se surrogacia ka një efekt negativ te gratë, sipas një punimi të botuar në vitin 2024 në revistën kërkimore mjekësore britanike BMJ.

Në fakt, provat tregojnë se shumica e nënave surrogate në shtete si Amerika, ku kjo praktikë është e rregulluar mirë, patën një përvojë shpërblyese. Për më tepër, ndalimet e përgjithshme zakonisht thjesht e shtyjnë surrogacinë në vende ku nuk ka rregullore dhe kështu që lind një potencial më i madh për abuzim. “Është e kotë të shpresosh që kjo praktikë do të largohet”, thotë avokatja britanike Natalie Gamble.

Një pyetje është nëse është joetike apo shfrytëzuese të paguash nëna surrogate. Një numër shtetesh të tjera përveç Britanisë, lejojnë vetëm surrogacinë altruiste. Këto përfshijnë Kanadanë, Danimarkën dhe Zelandën e Re. Marrëveshje të tilla sfidojnë idenë se të gjitha nënat surrogate janë gra të varfra dhe të paarsimuara, të shfrytëzuara për para, thotë Sarah Jones, shefe e organizatës jofitimprurëse Surrogacy UK. Zonja Jones vetë ka qenë pesë herë një nënë surrogate.

Por pak gra janë aq altruiste sa ajo, dhe kjo është një arsye pse gjysma e foshnjave surrogate për prindër britanikë, lindin jashtë shtetit. Amerika, Meksika, Kolumbia dhe Gjeorgjia janë ndër vendet ku po lulëzon industria komerciale e surrogacisë. Në Amerikë, ku rregullat vendosen nga çdo shtet, ky është një biznes shumë profesional që mbron nënat dhe prindërit. Kalifornia, një shtet liberal shumë miqësor ndaj surrogacisë, i cakton prindërit e ardhshëm si prindër ligjorë që përpara lindjes së fëmijës.

Kjo e ka bërë Kaliforninë një vend popullor, por edhe të shtrenjtë, me kosto deri në 200,000 dollarë. Është rritur kërkesa për vende që mundësojnë çmime më të lira, dhe që shpesh nuk kanë shumë ligje rregullatore, si Meksika dhe Kolumbia, me kosto përkatësisht rreth 90,000 dhe 65,000 dollarë. Sidoqoftë, kjo mund të çojë drejt tregjeve më të parregulluara dhe të fshehta.

“Kur një vend ‘i ri’ bëhet popullor, ai shpesh mund të mbingarkohet nga kërkesa, duke çuar në kohë më të gjata pritjeje dhe duke rritur kostot, që do të thotë se më pas do të dalë një tjetër vend popullor për surrogacinë”, vëren Kirsty Horsey, profesoreshë në Universitetin Kent.

Alejandra Vera, avokate dhe drejtore e një OJQ-je për të drejtat e grave në Cúcuta, Kolumbi, thotë se nënat surrogate ndonjëherë janë gra të pambrojtura që trafikohen përtej kufirit nga Venezuela. Atje, surrogacia kushton rreth 65,000 dollarë, por vetëm një pjesë e kësaj i paguhet nënës surrogate. Pjesa tjetër shkon për agjencitë, avokatët dhe ndërmjetësit. Kontratat mund ta detyrojnë gruan të heqë dorë nga e drejta për t’i dhënë fund shtatzënisë. Klinikat e maternitetit shpërndajnë fletushka që reklamojnë shërbimin. “Ato e dinë se do t’i vijnë gra të dëshpëruara”, thotë ajo.

Shtetet afrikane si Nigeria, Uganda dhe Kenia po bëhen gjithashtu qendra të njohura surrogate, duke qenë se nuk kanë asnjë rregullore, popullsia e re është e varfër dhe klinikat e fertilitetit ndodhen gjithandej. Olaronke Thaddeus, themeluesja e Meet Surrogate Mothers, një klinikë në Lagos, Nigeri, thotë se kur u hap në vitin 2013, aty vinte nga një çift në vit. Tani, klinika mirëpret 200-300 çifte në vit që dëshirojnë të bëhen prindër, shumica e të cilëve vijnë nga Amerika, Britania, Kanadaja dhe Europa kontinentale. Ajo nuk pranon të tregojë se sa tarifon për shërbimin ose sa i paguan nënat surrogate, duke këmbëngulur se shërbimi i saj është “i paçmuar”. Klinika e ruan rreptësisht surrogacinë, në mënyrë që prindërit e ardhshëm të mos e takojnë kurrë nënën surrogate, madje as në lindje.

Disa argumentojnë se mënyra e vetme për të parandaluar abuzimet është përmes një traktati ndërkombëtar, sipas Konventës së Hagës të vitit 1993, e cila rregullonte birësimet ndërkombëtare. Bërja e surrogacisë të ligjshme, të sigurt dhe me pagesë, mund të rrisë përfitimet që ajo sjell dhe të ulë rrezikun për të shkaktuar dëm. Kjo duket një ide e shkëlqyer. Përpilimi i një konvente për këtë çështje nga një grup ndërqeveritar, ka ngecur: vendet janë ende shumë të ndara në lidhje me pyetjen nëse surrogacia duhet të bëhet e ligjshme apo të shpallet e jashtëligjshme./ The Economist

surrogacia

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë