Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendimi u ndërmor dy muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e veteranëve dhe invalidëve, ndryshime të cilat u japin të drejtë familjeve të viktimave civile të luftës për kompensim ose ndihmë sociale.
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi do të paguajë 1.6 milionë euro si kompensim për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90. Me këtë vendim, Mali i Zi “korrigjon një padrejtësi shumëvjeçare”, deklaroi kryeministri malazias, Millojko Spajiç, pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 25 prill. Vendimi u ndërmor dy muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e veteranëve dhe invalidëve, ndryshime të cilat u japin të drejtë familjeve të viktimave civile të luftës për kompensim ose ndihmë sociale.
Ligji iu referohet shtetasve të Malit të Zi të cilët – si civilë – kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në hapësirat e ish-Jugosllavisë që nga gushti i vitit 1990. Me vendimin e Qeverisë të Malit të Zi, do të kompensohen 16 familje me nga 100 mijë euro secila. Rastet që përfshihen në kompensim janë dëbimi i refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1992, rrëmbimi i boshnjakëve nga treni Beograd-Bar në Shtërpci në vitin 1993 dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999.
Policia e Malit të ZI në vitin 1992 ia dorëzoi dhjetëra refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina ushtrisë së Republikës Sërpska të Radovan Karaxhiqit, prej të cilëve shumica u vranë menjëherë. Në këtë rast, kompensimi i takon familjes të Osma Bajroviqit. Pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Sërpska, një vit më vonë, në vitin 1993, vranë 20 persona që udhëtonin me trenin në linjën Beograd-Bar. Në mesin e tyre ishin edhe tetë qytetarë nga Mali i Zi.
Rasti i fundit ka të bëjë me viktimat e bombardimeve të NATO-s më 1999 ndaj Jugosllavisë së atëhershme, të cilat nisën pas dështimit të negociatave në Rambuje për dhënien fund të luftës në Kosovë. Në Mal të Zi, atëbotë u vranë shtatë civilë. Nga Qeveria e Malit të Zi theksuan më 25 prill se kompensimi për familjet përfaqëson një hap drejt ballafaqimit me të kaluarën dhe ka rëndësi të madhe simbolike dhe praktike për rindërtimin e besimit në institucionet shtetërore dhe për ndërtimin e solidaritetit ndërnjerëzor./ REL
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se një pezullim i ri 90-ditor i tarifave të tij të rritura "hakmarrëse" nuk ka gjas...
Papa Françesku ITALI- Bota po i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve n&...
Foto ilustruese GREQI- Momente terrori u shpalosën pasditen e së enjtes në spitalin “Aleksandra”, gjatë operacionit&nb...
Foto ilustruese ARABIA SAUDITE- “Princi i fjetur” siç njihet në të gjithë botën arabe, Al-Waleed bin Khaled bin...
Foto ilustruese SHBA- Video loja e dhunshme "Pa mëshirë" në të cilën lojtarët kanë mundësinë të...
George Santos SHBA- Një gjykatë federale në Nju Jork dënoi të premten ish-kongresmenin republikan George Santos me ...
Foto ilustruese RUSIA- Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshj...
TURQI- Sizmologët turq janë të ndarë në lidhje me sjelljen e vazhdueshme sizmike të rajoneve të Stambollit dhe Detit Marmar...
Foto ilustruese RUSI- Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, u mbajt në nj&...
Foto ilustruese FRANCË- Një pelegrin mysliman u godit me thikë për vdekje nga një burrë tjetër mysliman në xhamin&e...