LIVE UPDATES
Bota

Shtyhet gjyqi ndaj ish-presidentit Trump për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi anulimin e gjyqit të caktuar për në 4 mars, për padinë e paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith, por nuk përmendi caktimin e një date të re.

3 Shkurt 2024, 07:42 Nga r.ll
Shtyhet gjyqi ndaj ish-presidentit Trump për përpjekjen për
donald trump

UASHINGTON – Një gjykatëse federale shtyu zyrtarisht gjyqin që do të mbahej në mars ndaj ish-presidentit Donald Trump, me akuzat se u përpoq të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ndërkohë që një apelim i rëndësishëm i tij vazhdon të mbetet pa përgjigje në një gjykatë apeli.

Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi anulimin e gjyqit të caktuar për në 4 mars, për padinë e paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith, por nuk përmendi caktimin e një date të re.

Kjo shtyrje çel tashmë mundësinë që të vazhdojë punimet një tjetër gjyq në Nju Jork, me akuzat për pagesat e bëra për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë. Ky është gjyqi që është perceptuar si me rrezikshmërinë më të vogël ligjore, nga katër çështjet gjyqësore me të cilat përballet zoti Trump, ku ndër të tjera akuzohet për mbajtjen dhe përdorimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, apo komplotin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Kjo shtyrje në Uashington u njoftua ndërsa një gjykatë federale e apelit ende nuk ka vendosur për kërkesën e zotit Trump ku shprehet se ai gëzon imunitet nga hetimi për veprimet që ndërmori kur ishte president. Nuk është e qartë se kur mund të marrë vendim trupa gjyqësore e përbëre nga tre gjykatës, por nëse vendimi është në favor të vazhdimit të hetimeve të prokurorisë, atëherë pritet një tjetër apelim nga ekipi ligjor i zotit Trump, duke sjellë kështu shtyrje të mëtejshme.

Për të dyja palët, momenti kohor është shumë i rëndësishëm. Ish-presidenti Trump, i cili përballet me katër procese gjyqësore dhe 91 akuza penale, kërkon t’i shtyjë çështjet gjyqësore ndërkohë që gëzon statusin e kandidatit kryesor për president në garën brenda Partisë Republikane. Ndërkaq ekipi i prokurorit Smith shpreson në realizimin e një procesi përpara zgjedhjeve të nëntorit. Nëse zoti Trump rizgjidhet ndërkohë që çështja gjyqësore vazhdon, ai teorikisht mund të udhërojë Departamentin e Drejtësisë të tërheqë akuzat dhe mund të falë veten.

Çështja gjyqësore në Uashington pritej të shtjellohej e para, por u shty me javë të tëra për shkak të apelimit nga zoti Trump bazuar tek pretendimi se ka imunitet nga hetimet, ide që kundërshtohet me forcë nga ekipi i prokurorit Smith. Gjykata e apelit dëgjoi argumentat më 9 janar dhe u duk se priti me skepticizëm pozicionin e marrë nga avokati i zotit Trump. Sidoqoftë, gjykata nuk ka marrë vendim, megjithëse u shpreh se do të punonte me shpejtësi.

Gjykatësi në çështjen e Nju Jorkut, e para nga katër aktakuzat e ngritura kundër zotit Trump vitin e kaluar, i ka rezistuar prej kohësh kërkesave të mbrojtjes që ta shtyjë datën e fillimit të gjyqit, 25 marsin, për shkak të konfliktit me datën e gjyqit në Uashington, duke menduar se kalendari ligjor i ish-presidentit mund të ndryshojë me afrimin e datës së gjykimit.

Zoti Trump do të rikthehet në gjykatë në Manhattan më 15 shkurt për një seancë paraprake ku pritet të qartësohen detajet përfundimtare. Të gjitha shenjat tregojnë se çështja e Nju Jorkut do të fillojë në kohë. Avokatët dhe prokurorët kanë diskutuar procedurat e përzgjedhjes së jurisë me gjyqtarin dhe disa dëshmitarë kanë thënë se u është kërkuar të jenë gati të dëshmojnë.

Çështja e Nju Jorkut përfshin hapat që pretendohet se zoti Trump ka marrë për të fshehur pagesat që janë bërë në emër të tij për të shmangur historitë e dëmshme ndaj tij përpara fitores në zgjedhjet e vitit 2016 përballë demokrates Hillary Clinton, pra për regjistrimin e tyre si shpenzime ligjore. Një vendim fajësie do t'i jepte zotit Trump një emërtim tjetër historik si ish-presidenti i parë i dënuar për një vepër penale, duke komplikuar ndoshta edhe fushatën e tij për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi sidoqoftë nuk do ta bënte të sigurtë një dënim me burg.

Kritikët e zotit Trump dhe zyrtarët e fushatave zgjedhore të kandidatëve rivalë kanë kritikuar prej kohësh faktin që padia e prokurorit të Qarkut Manhattan, Alvin Bragg, ishte e para, duke besuar se ajo ndihmoi në zbutjen e pasojave politike të akuzave më serioze që pasuan, pasi votuesit humbën interesimin ose u hutuan nga rastet e panumërta.

Prokurori Bragg e ka shmangur emërtimin si çështje "të parave për të blerë heshtjen", duke preferuar javët e fundit ta përshkruajë atë si një rast tjetër "ndërhyrjeje në zgjedhje" të zotit Trump - megjithëse, ky rast përfshin manovra në prapaskenë gjatë fushatës së parë të zotit Trump për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.

Ndërkohë, ish-presidenti Trump përballet me dhjetëra akuza për vepra penale në Florida për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago. Kjo çështje është caktuar për gjykim më 20 maj, por sërish mund të shtyhet. Një padi tjetër në Xhorxhia, e paraqitur nga prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, e akuzon atë për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në atë shtet në vitin 2020. Nuk është caktuar ende data e gjykimit për këtë çështje./VOA

donald trump shba

Sondazh

Poll
Bota 2 Shkurt 2024, 22:13 h.k

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Erdogan TURQI-Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të int...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj